Dita e Partizanit, zgjedhjet e Iulianos e spektakli i tifozëve, çfarë pritet në mbrëmje…

10 Shtator 2017, 12:18Sport TEMA

Ekipi më popullor në vend, Partizani, tashmë më i fuqizuar se kurrë më parë në këto vitet e fundit, zbret në fushë në orën 19:00. Pritshmëritë janë të mëdha, duke parë merkaton dhe ndryshimet në stafin teknik.

Trajneri Mark Iuliano e ka përgatitur skuadrën në Kasha të Italisë dhe tani e ka të qartë se cilët do të jenë titullarët.

Në ndeshjen e sotme me Laçin nuk do të jetë i gatshëm sulmuesi Edgar Çani, një nga blerjet e mëdha të verës, por në fushë nga minuta e parë do të jenë lojtarë të tjerë të rinj si La Kamera, Adorjan, Progni e Kotobelli.

Trajneri Iuliano preferon patriotin e tij La Kamera dhe në stol ulet një nga “senatorët” e kuq, Batha. Në majë të sulmit do të jetë Sukaj, që do të mbështetet nga Progni, Adorjan e Trashi.

I sigurt është fakti se në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi” do të ketë spektakël nga tifozët e kuq. Të gjithë mendojnë se ka ardhur sezoni i titullit dhe tani presin që skuadra në fushë dhe tifozët në stadium të ecin bashkë për triumfin e shumëpritur.

Të kuqtë pritet të dalin sot në fushë me këtë formacion: Hoxha, Fejzullahu, Ibrahimi, Atanda, Kotobelli, La Kamera, Vila, Adorjan, Trashi, Progni dhe Sukaj.

Nga ana tjetër, Laçi i trajnerit Stavri Nica ka disa probleme me mungesat dhe mendohet që në fushë të zbresë me këtë 11-sh: Selmani, Sefgjini, Ademir, Gjoni, Fangaj, Lushkja, Jonuzi, Nika, Uzuni, Eskuerda dhe Vatnikaj./VipSport.al/

1 komente në “Dita e Partizanit, zgjedhjet e Iulianos e spektakli i tifozëve, çfarë pritet në mbrëmje…”

  1. Mikrofoni says:

    Ca thua ti more, po Erjon Brace iku per lesh bubi sot megjithe Partizanin dhe Demin se u mund vence ne Tirane nga Laci ne ndeshjen e pare te kampionatit. Kishte gjithe veren qe gazeta TemA e propogandonte Partizanin per merkato e mrekulli qe lodhem ti permend- a thua se ky Partizani juaj qenka Reali i Madrileneve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje