Skënderbeu e nis me fitore sezonin e ri të Superligës. Korçarët kanë mposhtur 2-0 Flamurtarin.
Në stadiumin “Skënderbeu”, të besuarit e trajnerit Ilir Daja hyjnë në fushë të etur për të shënuar sa më shpejt dhe një gjë të tillë ia arrijnë me sukses.
Kjo falë një 11-metërshi të fituar nga Soue në mintuën e 2-të dhe të shndërruar në gol 60 sekonda më pas nga Lilaj.
Pjesa e parë përfundoi 1-0, por duhet theksuar se Flamurtari pati disa raste për të barazuar, ashtu sikurse edhe Skënderbeu shpërdoroi disa mundësi për të realizuar golin e dytë.
Në fraksionin e dytë të takimit, Skënderbeu mundohet t’i ulë ritmin Flamurtarit, ndërsa Radas e Shkodra provojnë të shënojnë nga distanca, ndonëse pa sukses.
Trajneri Daja hedh në fushë Muzakën në minutën e 62-të, duke nxjerrë nga loja Shkodrën. Një lëvizje që rezulton e suksesshme, pasi ishte pikërisht Muzaka që dyfishoi në minutën e 63-të pas një pasimi të saktë të Soue në drejtim të tij.
Në minutat e fundit pati kohë edhe për Nespor, sulmuesin e afruar nga Skënderbeu në orët e fundit të merkatos.
Si përfundim, Skënderbeu-Flamurtari 2-0, por duhet theksuar se vlonjatët lëshuan sinjale se janë një skuadër e rrezikshme, ndërsa sot ndoshta i mungoi fati dhe pak përqendrimi në episode të caktuara të ndeshjes.
Një gol me penallti i realizuar nga kapiteni Nijas Lena (48’) i dhe një tjetër nga Shehaj (86’) i mjaftuan Teutës për të mposhtur 2-1 Luftëtarin dhe marrë tri pikët e para në sezonin e ri futbollistik. Për gjirokastritët shënoi Abazaj (88’). Pas fërshëllimës finale të gjyqtarit Hamiti, lojtarët e të dyja skuadrave u përfshinë në një sherr që zgjati disa minuta.
E po keshtu e kane keto pune, po pse Erjon Bracja pret vetem topat e Demit ne porte.Nuk ka skuadra te tjera Shqiperia?!