Në takimin e sotëm mes Manchester City-t dhe Liverpool, lojtari Sadio Mane është ndëshkuar me kartonin e kuq për një ndërhyrje mjaft të rëndë ndaj portierit të City-t Ederson.
Sulmuesi i “The Reds” ndërhyri në minutën e 37-të të takimit duke e goditur portierin Edereson me taka në fytyrë pas largimi të këtij të fundit të topit me kokë.
Për gjyqtarin nuk kishte asnjë dyshim dhe karton i kuq i menjëhershëm.
Ndërkohë, portieri Edereson nuk arriti dot që të rikthehej në fushën e lojës duke u zëvëndësuar nga Bravo.
Manchester City arriti që të fitojë kunder Liverpoolit me rezultatin e thellë 5-0.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=25&v=pE0LdadfPJU