Lazio e ka shkatërruar Milanin në “Olimpico”, duke e mposhtur me rezultatin 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javen e tretë në Serie A.
Në sfidën që duhej të zhvillohej në oren 15:00 dhe u shty për ne oren 16:00 për shkak të reshjeve të shiut, shkëlqeu sulmuesi, Ciro Immobile.
Bomberi bardhkalter realizoi het-trik ne minutat 38’, 42’ dhe 48′, ndersa golin tjetër për Lazion e shënoi Luis Alberto ne minuten e 50′.
Golin e vetëm dhe të nderit për Milanin e shënoi Riccardo Montolivo në minutën e 56’të.
Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Starakosha, bëri paraqitje fantastike për Lazion në këtë ndeshje, duke pranuar vetëm atë gol nga Montolivo pas një rremuje të krijuar në zonë.
Pas kësaj fitore Lazio gjendet në vendi e tretë me shtatë pikë, kurse Milani mbetet në vendin e gjashtë me gjashtë pikë.