Skuadra e Partizanit ka zbritur sot në ambjentet e “Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz , për të vijuar përgatitjet për përballjen e radhës ndaj Naftëtarit e vlefshme për Turin e pare të Kupës së Shqipërisë, në program ditën e mërkurë.
Në orën 11:00 grupi i lojtarëve është vënë nën urdhrat e tranerit Iuliano dhe ka zhvilluar seancën e radhës.
Trajneri Iuliano ka aplikuar një program të specifikuar për lojtarët që u aktivizuan në takimin ndaj Laçit, ndërsa pjesa tjetër i është nënshtruar normalisht programit stërvitor.
Përgatitjet do të vijojnë të martën në orën 11:00 me seancën e fundit në prag të ballafaqimit të parë ndaj Naftëtarit, takim i cili do të luhet në Kuçovë.