Rummenigge kritikon Lewandowskin: Nëse mendon se paraja sjell sukses në futboll, turp të ketë

11 Shtator 2017, 16:04Sport TEMA

Karl Heinz Rummenigge reagon ashpër ndaj fjalëve të thëna nga Robert Lewandowski në intervistën e pak ditëve, kur sulmuesi i Bayern Munchen deklaroi se bavarezët, për të fituar duhet të blejnë lojtarë të shtrenjtë në merkato.

Çdokush që flet keq për Bayern-in, lojtarët, trajnerin apo stafin, ka probleme të mëdha me mua personalisht. Jam në favor të demokracisë dhe lirisë së fjalës, por në këtë rast lojtarët tanë duhet të luajnë më shumë dhe të flasin më pak. Unë gjithashtu nuk gjej shpjegim për ankesat e Müller. Duhet të luftojë për vendin e titullarit dhe jo të kritikojë trajnerin. Asnjë lojtar nuk e ka vendin të garantuar në ekip.

Lewandowski duhet të jetë i mërzitur nga shpenzimet që ka bërë PSG-ja në merkato. Le të shohim nëse skuadra franceze mund të fitojë diçka këtë sezon. Askush nuk duhet të shqetësohet për merkaton. Ne kemi një ekip të mirë dhe filozofia jonë ka pasur sukses në Gjermani dhe jashtë saj. Nëse Robert mendon se paraja është çelësi i suksesit në futboll dhe se besnikëria nuk është e domosdoshme, atëherë është turp. Besnikëria është ADN-ja jonë dhe ky është prioriteti i klubit, por edhe i tifozëve”, tha Rummenigge për “BILD”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje