Partizani i ri i, Mark lulianos, e ka nisur me humbje sezonin e ri futbollisitik duke u mundur në takimin e parë kundër skuadrës së Laçit në stadiumin “Selman Stermasi” me rezultatin 2-0.
Një humbje që “djeg” në këtë fillim të kampionatit ku të gjithë prisinin që të kuqtë të siguronin tre pikët e para për ta nisur mbarë edicionin e ri, të cilët janë dhe pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion.
Në këtë merkato vere presidenca e kuqe ka qenë një nga më aktivet gjatë merkatos se verës, duke afruar shumë lojtarë cilësore nga jashtë që dje debutuan për herë të parë me fanellën e 15-herë kampionëve të vendit.
Tekniku Mark luliano aktivizoi që në minutën e parë dje dy mesfushorët që u afruan gjatë kësaj merkatoje, Kristjan Adrojan dhe La Camera.
Performanca e tyre në takimin e mbrëmshëm ishte një nga lajmet më pozitive në ambjentin e kuq dhe tek tifozët të cilët nuk ngurruan që të thurnin menjëherë elozhet e para për të dy mesfushorët.
Adorjan dhe La Camera treguan një përgatitje mjaft të mirë, si dhe qarkuallimi dhe hapja e topave ishte në mënyrë të admirueshme.
La Camera u aktivizua në takimin e djeshëm në rolin e mesfushorit të qëndrës duke zëvëndësuar Idriz Bathën, që kishte për detyrë marrjen e topave nga mbrojtja dhe për ta shpërndarë në fazën sulmuese.
Ndërsa, Adorjan u vendos në krahun e majtë ku kishte si detyrë sulmet në këtë krah si dhe pasin e fundit për sulmuesit.
Ish lojtari i Liverpoolit pati dhe një rast të artë në minutat e fundit të pjesës së dytë për të barazuar rezultatin, por topi i goditur prej tij përfundoi mbi tranversë.
Megjithatë, ata arritën që në tregonin cilësi mjaft të mira duke fituar dhe duartrokijet e para të sportdashësve të kuq./Përgatiti Fatjon Baze/