Abrashi kundër “Var”: Është si një m*t i madh, nuk më pëlqen aspak

11 Shtator 2017, 14:54Sport TEMA

Amir Abrashi, mesfushori shqiptar i Frajburgut, është kundër përdorimit të sistemit “Var”, videoanalizës që po përdoret gjatë ndeshjeve edhe në Gjermani, edhe pse ajo është në fazë testuese.

Duke folur për revistën prestigjioze gjermane, “Kicker”, Abrashi përdori një krahasim disi përbuzës për “Var”, duke iu referuar ndërhyrhjes së Yoriç Ravet ndaj Marsel Shmelcerit, që mori kartonin e kuq nga gjyqtari Benjanim Kortus pas u panë pamjet filmike.

“Ky është si një mut i madh, kjo nuk më pëlqen aspak. Gjatë videoanalizës gjithçka zhvillohet e ngadalshme dhe të shikosh çdo faull është akoma më keq. Ravet nuk dëshironte t’ia thyente këmbën, ai është një djalë i mirë, i cili nuk të godet nga kënbët. Kështu, që është videoprova është një mut i madh”,  citohet ai nga Kicker.de.

Abrashi foli edhe për barazimin pa gola kundër gjigantëve të Borusias së Dortmundit. “Të luash me dhjetë lojtarë kundër një top-ekioi është gjithmonë e vështirë, por ne treguam pasion dhe luftuam fort, megjithatë ne morëm një pikë. Kryesore ishte që të mos pësonim gol”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje