Neymar: Tek PSG-ja për të shkruar historinë

11 Shtator 2017, 15:29Sport TEMA

Neymar i është rikthyer edhe njëherë temës së largimit të tij nga skuadra e Barcelonës për tu transferuar në kampionatin francez tek PSG.

Sulmuesi Brazilian i cili është transferimi më i shtrenjtë në historinë  e futbollit, tha se ka kaluar tek PSG-ja për të bërë historinë më këtë skuadër.

“Arsyeja më e madhe që i jam bashkuar klubit është se dua ta ndihmoj PSG-në të shkruajë histori. Liga e Kampionëve nuk është trofeu i vetëm që duam ta fitojmë, por është trofe i rëndësishëm. Synimi është që të triumfojmë dhe besoj se kemi skuadër për të fituar tituj”, u shpreh Neymar.

Neymar theu rekord historik sa i përket transferimeve, duke kaluar nga Barcelona te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro, ku përfiton 30 milionë euro në sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje