VIDEO/ Pamjet apokaliptike nga “Irma”: Përmbyten rrugët dhe aeroporti i Majamit

11 Shtator 2017, 09:30Bota TEMA

Uragani Irma goditi Floridën duke shkaktuar dëme të mëdha në Majami.

Rrugët u përmbytën, ndërkaq dëme të mëdha për shkak të vërshimit të ujit ka pësuar edhe aeroporti.
Drejtori i aeroportit ka njoftuar se ai do të jetë i mbyllur të hënën dhe shpreson se dëmet do të rregulllohen deri të martën.

Megjithëse intensiteti i stuhisë është dobësuar, ajo ka lënë pas vetes dëme të mëdha. Banorët u paralajmëruan për përmbytje dhe stuhi të rrezikshme.

Siç raporton CNN, në shumë vende ende nuk mund të vlerësohen dëmet, sepse ende është natë dhe askush nuk e di se si do të duken qytetet si Napoli dhe Tampe në mëngjes.

Ndërkohë, në internet janë postuar video të ndryshme të vërshimit të ujit në rrugët e Miamit, siç mund të shihni më poshtë.

Uragani “Irma” besohet se ka marrë të paktën 24 jetë dhe ka lënë më shumë se 4 milion njerëz pa energji, ndërkohë që vazhdon të shkaktojë shkatërrime në të gjithë Floridën.

Më shumë se gjashtë milionë njerëz në Florida dhe Gjeorgji janë kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi Qendra Kombëtare e Uraganit (NHC) paralajmëroi se stuhia do të sillte erëra me shpejtësi 180 km/h, shi rrëmbyes dhe rritje të stuhive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje