FOTOT/ Mos u çudisni, fotografi fiton gjyqin ndaj majmunit më të famshëm në botë

12 Shtator 2017, 10:55Lifestyle TEMA
FOTOT/ Mos u çudisni, fotografi fiton gjyqin ndaj majmunit më

Në vitin 2011, fotografi David Slater ndodhej në një pjesë të xhunglës indoneziane, kur krejt papritur një majmun makaku i mori aparatin nga dora dhe shkrepi një “selfie”.

Pasi rimori nën kontroll aparatin, Slater u mahnit nga imazhi që kishte shkrepur majmuni dhe nxitoi ta publikojë atë, pa menduar se kjo do t’i kushtonte një betejë dyvjeçare ligjore.

Në 2015, PETA, organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve në Shtetet e Bashkuara “mori përsipër” që të përfaqësojë majmunin në foto për t’i kërkuar fotografit Slater të drejtat e imazhit dhe që të gjitha të ardhurat e gjeneruara nga këto shkrepje të ndaheshin përgjysmë me majmunin.

Në fund, një gjykatës amerikan vendosi t’i japë të drejtë fotografit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje