Historia tronditëse e familjes Papaj, pionerët e teknologjisë moderne në Durrës, që për 50 vjet u burgosën, internuan dhe persekutuan nga komunistët

12 Shtator 2017, 09:16Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Familja e Papajve, njihet në Durrës edhe si “pionierja” e teknologjisë së futur në vitet ’30-40 në qytetin bregdetar dhe më gjerë. Pasardhësi i Papajve, Vasillaq Papaj, tregon se “ historia e familjes tone mbetet e veçantë , pasi atyre u janë sekuestruar shtëpitë në qendër të Sarandës, ato qenë banesa mjaft të kompletuara dhe funksionale për kohën.Njëra prej tyre gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore shërbeu si spital ushtarak dhe pas çlirimit u përdor si ndërtesë e Degës së Punëve të Brendshme, deri në vitin 1977, kur u dogj…”. Vaso thotë se “ Në Durrës u sekuestruan 2 shtëpi, ofiçina e makinerisë, magazinat që përdoreshin Një ndër familjet durrsake që renditet ndër më të fuqishmet e periudhës së fillimit të shekullit të kaluar dhe që u godit e u persekutua ashpërsisht nga pushteti i diktaturës së proletariatit, është edhe familja Papaj”.

Atyre, sipas kujtimeve të pinjollit të asaj familje Vaso Papaj “iu sekuestruan të gjitha pasuritë dhe iu morën monedha floriri të shumta, saqë pasardhësit e drejpërdrejtë të Papajve e dinë se kanë qenë shumë, por nuk kanë arritur që të kenë një evidencë të saktë.Ata i futën burgjeve, i nxorën nga shtëpitë e veta dhe i lanë të jetonin bodrumeve”.

Në një listë të ruejtur mrekullisht nga Vaso Papaj, i cili ka të renditura rreth 100 familje durrsake të pasura, ai ka shënuar sipas një rendi familjen Dovana, Shijaku, Ekonomi, Haveriku, Papaj, Kosova, Myshketa, Anastasiadhi etj. Kjo listë është nxjerrë sipas listës së tatimeve të jashtëzakonshme që Vasillaq Papaj, nipi, e ka lexuar në gazetat e kohës së pasçlirimit të vendit.I pyetur mbi rrënjët e fisit të tij. Vaso thotë se ata e kanë origjinën nga Dhërmiu. “Gjyshi im, kishte 2 vëllezër e 2 motra dhe tradita jonë familjare ka qenë detaria.Vëllezërit e tjerë janë marrë me detari, jo me peshkim, por me tregti të cilën e kanë zhvilluar në të gjithë bregdetin e Adriatikut dhe Jonit. Veçojmë Italinë, Kroacinë, Triesten, Venecian, Korfuzin etj. Të parët kishin rreth 4 anije tregtare me të cilat bënin transportin e mallrave, si dhe zhvillonin vetë aktivitet tregtar”.

Pasuri edhe në Argjentinë

Vaso Papaj tregon se “gjyshi im, emrin e të cilit e kam trashëguar unë, ka emigruar në fillim të vitit 1900 në Amerikën e Jugut, në Argjentinë. Arsyet nuk i di mirë, por mbase ai ka kërkuar të gjejë “Tokën e premtuar”. I ri dhe ambicioz për t’u pasuruar shpejt, ai me sa duket nuk u kënaq me ritmet e fitimeve që i siguronte emigracioni.Por nëse atje nuk ka bërë para, ai ka parë shumë dhe ka mësuar shumë nga industrializimi në atë periudhe i kontinentit amerikan, që edhe pse në jug nuk kishte ritmet e veriut, sërish ndihej reflektimi.Gjyshi im, – thotë Vaso,- ndenji vetëm 2-3 vjet në emigracion e pastaj u kthye.

Ai ishte njeri që e kërkonte shpejt suksesin në jetë dhe nuk mundi të qëndronte më tepër atje. Kur u kthye, u martua dhe u vendos në Sarandë.Ai u shkëput nga pjesa tjeter e familjes duke ua lënë pasurite e atjeshme motrave dhe vëllezërve. Gjyshja ime, me të cilën u martua pas kthimit nga mërgimi, është nga fisi Ekonomi po nga Dhërmiu, një familje e fisme e arsimuar, burrat e së cilës vazhdimisht kishin përfaqësuar Dhërmiun si kryepleq fshati.Vaso kishte 2 motra: Amalinë dhe Lolën, si dhe 2 vëllezër: Leonidhën dhe një tjeter që ia kishte vënë emrin djalit të vet Fanol, me sa duket për ndonjë miqësi ose simpati me Fan Nolin. Me të shkuar në Sarandë gjyshi, pati një hov të madh pasurimi.

Ai grumbulloi mjaft para duke u marrë fillimisht me tregti të ndryshmne dhe pasi filloi Lufta e Parë Botërore, me gjithë fëmijët nisi të merrej me transportin e mjeteve”.

Papajt, pionerët e teknologjisë moderne të kohës në Durrës

Vasil Papaj ( i vjetri) kishte 5 fëmijë të vegjël, të cilët përvetësuan zanate të domosdoshme. Djali i madh, si shofer, Irakliu mekanik mbas specialistëve italianë. Pasi fitimit të këtyre profesioneve, ata filluan të merren me transport udhëtarësh duke hapur të parën agjenci transporti.Djemtë u morën me transportin e pasagjerëve dhe të mallrave. Linjat e para qenë, sipas kujtimeve të Vasos, linjat Sarandë – Durrës dhe Sarandë – Korçë. Krahas këtyre linjave ata hapën edhe ofiçinë riparimi për automjetet që kishin në përdorim.

Në fillim këtë veprimtari e zhvilluan në Sarandë dhe pas vitit 1922 e transferuan aktivitetin e tyre në Durrës ku ngritën ofiçinën e riparimit të automjeteve, si dhe magazinën e tregtimit të pjesëve të këmbimit.”Ndërkohë, – vijon rrëfimin e tij Vaso, – djali i madh, Kozmai, merrej kyesisht me transportin, Herakliu me riparimin e mjeteve dhe babai im, Spiro, merrej me administrimin e ofiçinës, pasi ai kishte studiuar në politeknikum pranë “Fiati”-t në Torino për llogaritar. Në këtë qytet ai kishte studiuar rreth viteve 1926 – 1933.Pas ngritjes së bërthamës së parë mekanike, Papajt avancuan në projekte. Në vitin 1937 filloi ndërtimi i shtëpisë dhe i ofiçinës moderne që u furnizua me pajisje nga më modernet për atë periudhë.

Makineritë e mjetet e tjera qenë të gjitha të teknologjive më të përparuara italiane, amerikane, franceze, gjermane etj.Llojet e makinerive ishin nga më të shumtat, si torno të ndryshme, freza, retifika, retifika cilindrash, trapano, makineri të cilat kanë shërbyer në ndërmarrjet e reja që u krijuan më vonë deri në vitet ’90 si në UMB – Durrës, në kantierin detar, si dhe në uzinën “Enver” Tiranë. “Mbaj mend, – thotë Vaso, – se vetëm makineri metalprerëse të mëdha mund të kenë qenë rreth 30”. Ai sjell ndërmend një artikull të gazetës “Bashkimi” të vitit 1946, ku shkruhej për Papajt me nota të larta si njerëz që kanë arritur të ngrenë një nga ofiçinat më të mëdha në Ballkan. Në artikull, sipas Vasos, shkruhej mes të tjerash se ata, në ndryshim nga pronarët e tjerë të Durrësit, të gjitha paratë e fituara i kishin investuar për ngritjen e një industrie mekanike moderne.

Vaso thotë se ajo vlerësonte vecanërisht kontributin që jepte ofiçina në ato vite për mirëmbajtjen dhe riparimet e makinerive të asaj periudhe. “Sikur të mos ishte kjo ofiçinë, – shkruhej në gazetën “Bashkimi”, – të gjitha mjetet e mekanizuara, të mbetura pas luftës, do të ishin kthyer në grumbull hekurishtesh”. Kjo deklaratë u bë vetëm një vit para se të fillonte sekuestrimi i tyre.”Për të ngritur këtë ofiçinë, – thotë Vaso, – u ble një sipërfaqe toke nga familja Toptani, ku u ndërtua edhe një shtëpi 5-katëshe. Në vitet 1938 ofiçina u transferua në ndërtesën që njihet sot në Durrës si ish-ndërtesa e Ndërmarrjes së Gomës së Vjetër.Gjatë luftës kjo ndërtesë ka shërbyer si vendkomandë italiane e pushtimit dhe pati po të njëjtin funksion kur erdhën si pushtues gjermanët. Pas çlirimit të vendit në të u vendos misioni anglo – amerikan dhe pas largimit të tyre kjo ndërtesë pasi u shtetëzua, shërbeu si ndërtesa e Drejtorisë së N. Goma Durrës. Po pas çlirimit familja Papaj iu nënshtrua sekuestrimeve sipas kritereve të luftës së klasave.

Sekuestrimet nga komunistët pas 1945

Sekuestrimet nga komunistët pas vitit 1945 kanë qenë të shumta, atyre u janë sekuestruar shtëpitë në qendër të Sarandës. Ato kanë qenë banesa mjaft të kompletuara dhe funksionale për kohën. Njëra prej tyre gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore ka shërbyer si spital ushtarak dhe pas çlirimit është përdorur si ndërtesë e Degës së Punëve të Brendshme, deri në vitin 1977, kur u dogj… Në Durrës u sekuestruan 2 shtëpi, ofiçina e makinerisë, magazinat që përdoreshin.

“Nuk mund të thuhet saktësisht sa mijëra copë florinj janë marrë, – thekson Vasillaqi, – por mund të thuhet se na janë sekuestruar deri tek pajat e nënave tona. Ndër to mbaj mend edhe gërshërët e grave. Mbaj mend se na janë sekuestruar edhe 10 copë radio, dhe ne mbetëm pa radio. Rreth vitit 1947 u arrestua im gjysh, i cili ishte në moshën 71-vjeçare dhe u dënua me 10 vjet burg politik me një mal akuzash.

Ai vdiq në burg pas një viti. Themeluesi i një pasurie te pafund vdiq në mjerim pas hekurave të burgut, – thekson nipi i tij, që tashmë i mban edhe emrin.Vaso thekson se pas çlirimit të vendit ata pësuan kufizimet dhe persekutimet e familjeve të pasura të vëndit. Në vitin 1947 u larguan nga banesat vetëm me rrobat e trupit dhe u dërguan të banonin nëpër bodrume. Baballarët u arrestuan të gjithë dhe u kërkohej me këmbëngulje floriri i fshehur.

Ata nuk u dënuan por pas 6 muajsh burg në pyjet e Bedenit dhe punës së detyruar, u liruan… pasi u kishin marrë edhe monedhat e fundit që u kishin mbetur…”Duke qenë natyra punëtore dhe shumë të aftë në profesionet që zotëruan deri në monopolizimin e tyre, në fillim të viteve ’50 të shekullit të kaluar ata u sistemuan në punë të ndryshme të profilit mekanik. Kështu xhaxha Irakliu, – thotë Vaso, – u sistemua në UMB si mekanik, Spiro në NISh Tulla, ku e mbyllën edhe aktivitetin e tyre deri sa dolën në pension.Ata mbahen mend në Durrës si instruktorët që përgatiten brezat e parë të specializuar të mekanikëve të profileve të ndryshme, si: mekanikë, xhenerikë, motoristë, tornitorë, ratifikatorë.

Nëpërmjet kurseve të kualifikimit ata kanë nxjerrë brezin e parë të mekanikëve profesionistë në Durrës. Ata kishin pasion pë shkollat, por edhe kishin përvojën e prespektivave që të hapte ajo. në fund të viteve ’40 deri në fillim të viteve ’60, mbaruan shkollat e mesme shumica e fëmijëve të Papajve, por për arsye të luftës së klasave asnjërit prej tyre nuk i doli e drejta e studimit dhe shumica arritën që ta mbarojnë shkollën e lartë me shumë vështirësi, pas shumë vitesh, pa shkëputje nga puna”. Vaso thotë se ai ishte pothuajse i fundit që, duke qenë se mbaroi gjimnazin në vitin 1963, periudhë kur lufta e klasave pati njëfarë uljeje, nisur dhe nga fakti që kishte kërkesa për mësues matematike, arriti të studionte në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në degën e matematikës, megjithëse pëlqente arkitekturën dhe letërsinë.

“Me ashpërsimin e luftës së klasave, pas vitit 1967, mua dhe shumë studentëve të tjerë, pas përfundimit të studimeve, nuk na çuan në zbore, sipas ligjit, por na dërguan nga 2 vite ushtarë. Pas ushtrisë m’u hoq e drejta e profesionit dhe gjatë sistemit të kaluar kam punuar gjithë kohën si punëtor”, vijon rrëfimin e tij Vasillaq Papaj.

Papaj, sponsorizuesi i diskut të parë me këngë polifonike të Himarës

Vaso thotë se i ati i adhuronte këngët, veçanërisht këngët e bregut. Për të mos i lënë të humbnin ai organizoi edhe prodhimin e diskut të parë me këto këngë. Ka qenë mesi i viteve ’30, sipas Vasos, kur ndërkohë që merrej me tregti, ai sponsorizoi prodhimin e diskut të parë të gramafonit me këngë polifonike himariote.Disku u incizua në një shtëpi diskografike të Parisit.

Për këtë u dërgua grupi i këngëtareve në Paris (rreth 4 vetë) dhe u incizuan këngët “Vajza e valëve”, “Erdhi prilli, shkriu bora” etj. “Pas shumë vitesh, në kohën e monizmit, një gazetar i asaj periudhe e prek këtë temë se si u prodhua disku i parë, -thotë Vaso, – por ai e deformonte qëllimisht të vërtetën, pasi e akuzonte tim atë se këtë e kishte bërë për tregti, duke e përdorur këngën e bregut si biznes.Halla ime, Arianthi Mano, e cila vdiq para pak kohësh, u shkri së qeshuri kur e lexoi atë artikull e duke u shprehur se as që mund të flitej për biznes në një kohë kur gramafonët mund të numëroheshin me gisht.Ne e dinim mirë se ai këtë gjë e bëri për pasionin që kishte për këngët dhe veçanerisht për këngët himariote, për të cilat kërkonte që të mbeteshin trashëgim ndër breza”. Kështu e përfundon bisedën rreth kësaj teme Vaso.

Djali i xhaxhait, dhëndër i Panajot Plakut , por krushqi edhe me Panajot Plakun

Vaso tregon se “lufta e klasave ka qenë e ashpër dhe ka ndikuar egërsisht në fatin e brezave të familjes së tij, në vitin 1967 i është arrestuar djali i xhaxhait, Koço Papaj, i akuzuar si grup armiqësor dhe për veprimtari spiunazhi në favor të agjenturës polake.Gjyqi i tij është bërë me altoparlantë në Tiranë dhe u dënua me pushkatim. Më pas, atij i falet jeta duke i kaluar në dënim me 23 vjet burgim. Ai i kaloi vitet e tij më të mira në burgun e Burrelit, Ballshit, Spaçit, Qafë-Barit.Në Spaç u ridënua me 10 vite të tjera si organizator i revoltës së madhe të Spaçit. U lirua në shtator të vitit 1990 dhe më pas u martua me vajzën e Panajot Plakut. Nga kjo martese lindi një djalë. Pas 9 vitesh jete në liri, Koço Papaj vdiq.”Xhaxhai i madh imi, Kozmai, rrëfen Vaso, u martua në vitin 1923 me motrën e madhe të skulptorit Odise Paskali. Ajo quhej Anxhela. Është një grua që kujtohet për jetëgjatësinë e saj rreth 100-vjeçare. Vdiq në Durrës në vitin 2000, në shtëpinë e saj.

Nga martesa e tyre lindën një djalë edhe tri vajza.Djali inxhinier ndërtimi, Aristoteli, arrestohet në Tiranë dhe bën 8 vjet burg, të cilat i kalon në Spaç dhe në Ballsh”. Vaso hesht, pasi kur lufta e klasave përfshiu edhe nipin e skulptorit te madh Odise Paskali, çdo koment tjetër do të ishte i padobishëm.Vasillaq Papaj ka punuar në prodhim për vite të tëra pavarësisht se kishte diplomë të lartë si mësues matematike. Pas viteve ’90 ka qenë një ndër personat me aktivë në ndryshimet demokratike të sistemeve.Për kontributin e dhënë, si dhe nisur nga aftësite organizative dhe të komunikimit, ai zgjidhet Kryetar i Këshillit të Qarkut të Durrësit. Këtë detyrë ai e ka ushtruar në vitet 1992 – 1996. Pas kësaj periudhe ai është emëruar Prefekt në qarkun e Dibrës. Në këtë detyrë ai qëndruar deri ne muajin gusht të vitit 1997. Pas kësaj periudhe, sipas tij, ai ka ushtruar aktivitet privat të biznesit të vogël. Këtë veprimtari e ka zhvilluar në dyqanin e babait të vet. Në vitin 2005 emërohet Drejtor i Arsimit Rajonal të Qarkut të Durrësit.Para disa muajsh ai ka dalë në pension. Ka botuar disa libra, dhe pasioni i tij ende mbetet publicistika.

27 komente në “Historia tronditëse e familjes Papaj, pionerët e teknologjisë moderne në Durrës, që për 50 vjet u burgosën, internuan dhe persekutuan nga komunistët”

  1. bedriu says:

    JEPINI SHPEJT nje flet lavderimi ktyre per heroizmin qe kon bo e te shkojn ne pun te vet , se zullumet qe kon bo ne at koh sot si tregon njeri , te ter elviha dalin.

    1. I Riu komunist says:

      Ehhh ketij i thone PUSHTET I POPULLIT! Ato “meritat e parase” e dime te gjithe se si behen, si atehere si sot e kesaj dite. Me thoni, sa nga ju nuk jane qe sot e ne kete cast te vendoset PUSHTETI I POPULLIT dhe te konfiskohen pasurite “e ndershme” te kapitalisteve tane “te ndershem”!? Jam i sigurte se 99% e shqiptareve jane rishtaz qe kapitali (pasuria ne cdo kuptim) ti takoje popullit dhe jo 5% te popullit ?
      Sipas statistikave 90% e pasurise boterore jane ne duar te vetem 5% te popullsise se botes!!!
      REVOLUCION, TANI DHE KETU ?

      1. 1821 says:

        O Vaso po gabimi fatal qe bene te paret e tu ishte se menduan se mund te behej nje vend normal turkoshqiperia me turkoshqiptare. Oficinat dhe bizneset ti kishin shitur te iknin atje ku nuk pellet hoxha 5 here ne dite. Hajde giasou.

        1. u dhim tu qesh says:

          Shiko burdellon andej nga Gerqia, si mund te behej nje vend normal grekoshqiperia me grekoshqiptare! Qe nga 1821 jetojne me borxhe qe si kane lare sot e kesaj dite ?

    2. .. says:

      Ja kontributi i minoritetit Grek ne Shqiperi (i njerit prej qindra te tjerve) pune investime, sakrifica dhe ne fund Burg, internim, masakrim dhe perbuzje.
      Komuniteti me paqe dashes dhe me puntor ne Shqiperi me gjith provokimet qe i jane bere nder shekuj.

      1. kuc he dreq says:

        Ku e pe “minoritetin” mor idiot Pisoglendi!? Dhermiu dhe gjithe Bregu jane shqiptare 100 karat ?
        (apo nuk e lexove se ky personi kishte sponsorizuar diskun me kenge himariote “vajza e valeve” e te tjera me rradhe, te patriotit te shquar shqiptar himariot Neco Muko ? ? ? )

  2. katerina madhe says:

    Vaso kompensoi dicka kur ishte Drejtori i Arsimit. Pelivan ishte…..
    Kerkonte duke bere poezi qerratai…
    Ndersa kur ishte Prefekt apo Kryetar Qarku. nuk e di , pse te flas kot

  3. AC/DC says:

    Sa per dijeni e kane Pappa dhej jo Papaj se Jane nga Dhermiu dhe jo nga laberia

    1. Tanguli says:

      Bregu eshte pjese e Laberise!
      Te fala sat’eme ?

  4. papaqi says:

    kushurinjt e kristo papas qe lufton per vorjo epirin. jan heronj i kan ra ne qaf kot duket.

    1. .. says:

      Po ore Papi, kushrinjt e Kristo Papes investonin te gjitha parate per te bere ne Shqiperi Oficinen me te madhe ne Ballkan, paguanin ne Paris per ruajtjen e kengeve Polifonike,
      kurse ti si kushuri i Hoxhave, i Imamve, i Dervishave …. benit Hamamet dhe Xhamit me te medha ne Ballkan.
      Ky eshte ndryshimi thelbesor i mentalitetit tend te ulet dhe te Atyre.

      1. u dhim tu qesh says:

        Pisoglendi, ti sikur ishe “grek”, c’mutin do ti me kenget shqipe te Himares!? Apo tund bythen se kerkon qejfin ?

  5. Lalai says:

    O Ac Dc….
    Mbiemri i tyre eshte me “i” as me 23 PP sic thote dikush e as me “j”.
    Kane qene vertet te pasur si fis.
    Po komunistet ose me sakte zorretharet qe erdhen dhe jane ne pushtet moren gjithcka dhe jo vetem atyre.

  6. lali zorr qulli. says:

    KY esht lali me zorret qull.se te thata i kishin komunistet apo jo rrushi.

  7. Vesi says:

    Inat I madh mes atyre qe kane e atyre qe s’kane, mes punetorit e dembelit.

    1. Goni says:

      Dembel te duket puntori qe punon gjithe dien per 30.000 te reja? S’po imagjinoj se sa paguheshin puntoret ne kohen e Papajve. Problemi i sojit tend eshte se do kapitalizem alla shqiptarce dmth puntori te vdesi ne pune dhe te paguhet skandal, kurse pronari te pasurohet. Familja e zotnise ne interviste iku me status refugjati politik ne Itali qe ne ’89. Mileti u rropat anijeve dhe gomoneve per te kaluar ne Itali. Edhe pse me stermundime ja dolen te krijonin nje jete te begate. Kurse familja Papaj parazitonte ne Rome, aq sa i debuan vete autoritetet italiane. Cudi kush doli te ishte me dembel ne kete histori…. por fajin si gjithmone e ka komunizmi.

  8. capi dhia says:

    Eshte nje shkrim i perseritur. Eshte botuar disa vite me pare diku ne nje gazeta tjeter, dhe nuk ka patur jehone sepse Papajt nuk kane lidhje me Durresin. Ata vetem kane jetuar ne Durres. Nuk jane durresake. Kane ardhur nga halli, dhe durrsaket i kane mirepritur. Po nuk mund te thuhet as edhe nje grime se Papajt kane ndihmesuar ne jeten politike te Durresit, deri ne 28 nentor 1944, sepse nuk kane asnje perfaqesues ne administraten e mbreterise, para mbreterise, dhe as ne Luften ANClirimtare. Nuk mund te thuhet se Papajt kane ndihmesuar ne jeten publike te Durresit, sepse nuk ka shenja te pranise se tyre aktive ne shtypin e kohes, deri nentor 1944. Nuk ka shenja as ne fushen e kultures, artit, sportit, etj. Nuk ka shenja te Papajve as ne floten detare te peshkimit, as ne Skelen dhe me pas as ne Portin e Durresit. Nuk po zgjetem, dhe po e mbyll me dy llafe: Papajt vetem e kane shijuar Durresin. I kane mare Durresit mishin, qumeshtin, lekuren, dhe leshin. Me kete te fundit, leshin, nje Papa thurrte corape – nuk dilte nga shtepia. Sportin e thurrjes e sollen ne Durres, Papajt. Deri atehere ne Durres nuk kishte durrsak qe te shkruante ne Qeveri kunder durrsakut. Kjo ishte aresyeja kryesore qe durrsaket nuk preferoheshin dje nga mbreti, diktatura, po, edhe sot nga Demokracia !!!. Jabanxhinjte, vecanerisht skraparllinjte dhe papallinjte, jane kontribuesit kryesore ne procesin e ndotjes te portretit moral te lashtesise durrsake, dhe, perfituesit kryesore ne procesin ne fjale. Papajt ose Prifterinjte, sikurse e tregon mbiemri i tyre, i sherbyen Kishes Ortodkse – por jo Autoqefalise Shqiptare te Kishes Ortodokse.
    Doni te dini per Durresin, dje dhe sot, nga nje durrsak i lare me gjak? Lexoni sa vijon. Modestia durrsake dhe dashuria per Durresin nga: XHod Beja.
    Këndvështrim / Porti detar i Durrësit. Transporti dhe tregtia

    Profesori Ramazan Beja, pinjoll i fisit të madh të Bejave të qytetit të Durrësit, që nxënësit e tij e thërrisnin me emrin Xhodë, dhe kështu vazhdojnë ta thërrasin miqtë dhe ish nxënësit e vet edhe sot, shkruan se:
    Durrësi dhe porti i tij, janë të vendosur në qendër të Ultësirës Perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Porti i Durrësit ka shërbyer dhe shërben për të pritur e përcjellë qindra anije e tragete; pret e përcjell mijëra vetura, kamiona e trajlera; pret e përcjell qindra mijëra tregtarë e turistë të cilëve u shërben me kulturë, i strehon, dhe i drejton në destinacionet e tyre në rrugë tokësore e detare.
    Porti i Durrësit ka shërbyer, prej shekujsh, si portë e rëndësishme e rrugëve tregtare që depërtojnë në thellësi të Gadishullit Ballkanik. Këto rrugë shkrihen me njëra tjetrën dhe vazhdojnë deri në thellësitë kontinentale të Europës Qëndrore, Europës Lindore, Lindjes së Mesme, Lindjes së Largët, e deri në Azinë e Madhe. Sot afër nesh ndërthuren korridoret Veri – Jug dhe Jug – Perëndim që po zhvillohen e ndërtohen në kuadrin e proceseve të integrimit europian të vendeve të rajonit si Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Serbia. Në këto rrethana zhvillimi i transportit të brendshëm, dhe ai me botën e jashtme marrin përparësi; bashkë me zhvillimin energjitik, zhvillimin e turizmit, zhvillimin modern të bujqësisë, zhvillimin e nxjerrjes së mineraleve e përpunimin e tyre në vend.
    Në zhvillimin e transportit, Porti detar i Durrësit është hallka kryesore që ndërlidh rrugët tregtare me ato tokësore. Këto rrugë do të shërbejnë kryesisht për pasurimin aq të nevojshëm të popullit dhe shtetit shqiptar. Ky port detar sot ka nevojë të zmadhohet dhjetë herë. Të thellohet 20 metra, në mënyrë që të lejojë anijet 50 mijë e 100 mijë tonëshe të ngarkohen e të shkarkohen në kalatat e tij. Kështu bëhet e mundur ulja e taksave e tarifave shërbimit që përdoren në port. Në mënyrë, etj.., do ta bëjmë Portin e Durrësit të lakmueshëm për çdo transportues e tregtar shqiptar, ballkanik, europian, e më tej.
    Pak histori.
    Sipas kujtimeve të lëna me shkrim, të Ing. Tom Truja, durrsak, denbabaden, del se në vitin 1895, drejtor ose përgjegjës i Skelës Durrsit, ashtu e quanin Portin durrsakët e vjetër, ishte Sergizi Ohanesian, me kombësi ermene, i cili banonte familjarisht në Durrës, dhe ishte vëllai i nënës të ing.Tom Truja.
    Drejtuesit e Portit të Durrësit u emëruan gjithmonë nga qeveritë e kohës. Ata ishin njerëz politikë, e jo ekonomistë të zot. Edhe Partia Demokratike emëroi drejtor në Portin e Durrësit një person nga krahina e Kolonjës, e pastaj një nga Malësia. Në këtë histori drejtorësh i vetmi drejtor durrsak, në vitet 1946 – 1947, ishte Harilla Bakalli, intelektual patriot, i shkolluar në Kolegjin tregtar francez të Selanikut, zotërues i pesë gjuhëve të huaja. Ai kishte punuar si kryetar i financave të Bashkisë Durrës. Harilla ishte një gazetar i shquar, pronar i gazetës “Vullneti”, e bashkëpunëtor i shumë gazetave shqiptare e të huaja. Harilla u shqua si menaxher i zoti i Portit të Durrësit. Ai menazhoi me sukses mijëra ton mallra që pruri me emergjencë “Misioni Ushtarak Aleat”, si medikamente, ushqime, veshmbathje, mjete transporti, me vlerë 32 milion US dollarë. Ai menazhoi ndihmat e mëdha që dhuroi UNRRA, që arrinin në 130.000 ton, me vlerë 26.500.900 US dollarë. Ai menaxhoi me kujdes e komoditet riatdhesimin e shqiptarëve nga Italia, riatdhesimin e italianëve drejt Italisë, riatdhesimin e 170 hebrejve drejt Palestinës me anijet e UNRRA-s. Fundi i Harilla Bakallit ishte i njëllojtë si fati i shumë intelektualëve e tregtarëve durrsakë. Në vitin 1947, Harilla Bakallin e thirrën në Degën e Brendshme Durrës; aty sigurimi i shtetit e mbyti me korent. Në këtë kohë, Harilla ishte anëtar i Këshillit ANÇl të Qarkut Durrës, dhe nipi i tij, Spiro Bakalli, ishte komisar brigade partizane.
    Në vitin 1928, filloi ndërtimi, me projekt shkencor, i Portit detar të Durrësit, nga Shoqëria Italiane Mazzorana e Co. Në këtë vit, popullsia e Shqipërisë arrinte rreth 800.000 banorë. Gjiu i Durrësit kishte një thellësi ujore 7,5 metra. Në këto rrethana, u projektua e u ndërtua një port i vogël me thellësi 8 metra. Hyrja në port bëhej nëpërmjet një kanali të gjatë me thellësi 8,5 metra, i cili duhej të pastrohej çdo katër vjet. Në vitin 1934 ishin ndërtuar: rrethimi dallgëthyes, disa sheshe e katër kalatat. Ndërtimi i kalatave e shesheve vazhdoi gjatë viteve. Po me gjithë punën e mirë që është berë, jemi ende larg përftimit të vlerave reale efektive dhe eficente që na rezervon Porti i Durrësit, kjo pasuri e madhe kombëtare.
    Prandaj, unë do të dëshiroja që të krijohet një lob i fuqishëm, për ta shëndrruar projektidenë, mësipër shënuar, në realitet. Në Durrës ka arkitektë, inxhinierë portualë, ekonomistë, spedicionerë të zot e të suksesshëm, dhe shumë intelektualë që dëshirojnë t’i bashkohen këtij lobi, si profesorë universitetarë, drejtues bankash, politikanë, etj. Detyrat e këtij lobi janë të shumta e të rëndësishme. Shkurt, ja disa prej tyre: -Të paraqitet një projektide e Portit të madh, me dallgëthyeset, kalatat, sheshet, porta e hyrjes në akuarium; akuariumi me thellësi 20 metra. -Të parashikohen mënyra moderne të ndërtimit të Portit detar. -Të parashikohet kohëzgjatja e ndërtimeve. -Të parashikohen resurset që do të fitohen, brenda e jashtë Portit. -Të parashkikohen mënyrat e menaxhimit të mallrave, të pasagjerëve, të automjeteve. -Të bëhet bilanci financiar, mënyrat e financimit, kreditë, koncesione të pjesshme etj. -Projektideja të shoqërohet me një studim të veçantë të rrugëve, urave në funksion të Portit e lidhjeve brenda e jashtë vendit. -Projektideja të shoqërohet me një studim të mirëfilltë tregtar të qarkullimit të mallrave në Ballkan, Europë e më tej. Modernizimi i tregtisë afër Portit detar, të magazinave të mëdha doganore, të kontenierëve, magazinave të stoqeve, si dhe hapësirave për panaire, ankande e të tjera, në mënyrë që metropoli shqiptar Tiranë – Durrës të japë frytet e tij, duke rrezatuar zhvillim e pasurim në të gjithë rrethet e vendit. Besoj se pasurimi i popullit shqiptar, rritja e mirëqënies përgjithshme shoqërore, është mënyra më e mirë për shpejtimin e hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nga, Xhod Beja.

    1. .. says:

      O Ca-pidh, o Cam i pa bese, i ke pire ilacet…
      Durresin o qelbac e shkateruat ju me mentalitetin tuaj Otoman dhe jo Papajt qe kishin bredhur Parisin, Torinon, Venecian dhe Ameriken.
      Kur ata ruanin trashegimin Kulturore duke i paguar me florinj ne Paris, ju atehere luftonit per Sulltanin kunder te Krishtereve, kur nenat e Papa-jve pagezonin femijet Fanol, ju i benit Synet me emra Mehmet, Murat, AQIF, Mehdi….

  9. Vaso Papaj says:

    Nje mik sapo me njoftoi ne telefon se ne kete portal ishte ribotuar pas afro 7 vitesh nje artikull qe kujtonte historite e faliljes time ne tre breza. Nuk e lexova se thuajse e dija c thuhej. me shkuan menjehere syte tek komentet. Do te doja te ishin shume, shume komente ketu, vetem se me emer dhe mbiemer. C kishin te ma thonin ne sy, te mire apo te keq.Do te isha i hapur me secilin, t u tregoja edhe shume me teper, duke pire kafe, si miq, kushdo qofshi. Dikujt edhe s i pelqen e kaluara, dikush nuk e njeh, apo e njeh nga libra dhe deshmi te politizuara, ka dhe nga ata qe kerkojne ta harrojne te kaluaren..I falem zotit qe me ka lene me kujtesen, jo per te akuzuar por per te deshmuar qe ajo kohe mos ardhte kurre.Duke ju falenderuar te gjitheve , do ju pershendesja me nje nga poezite e mia qe pikerisht sot gjendet ne faqen time te fb:
    Këngë dashurie nga sorrat!…

    U lodha, nuk dëgjoj dot më
    Këngë dashurie nga sorrat.
    Mbyll dritaret, shkoj të flë,
    S’kam ç’u bëj, vjelin të korrat.

    Mezi pres të vijë mëngjesi.
    Një mëngjes jo bardh e zi.
    Brez ylber të ketë tek mesi,
    Të më falë pak dashuri.

    Sorrat kurrë pëllumba s’bëhen.
    Kurrë s’këndojn’ për dashurinë.
    Me krra – krra, ato s’dëgjohen.
    Dinë të mbjellin vetëm zinë.

    Kërkoj gjatë motiv të ri
    Perëndi, vallë, ku të t’gjej?
    Të më lësh një porosi,
    Këngën tënde t’ua përkthej.

    1. .. says:

      Bravo Zoti te dhente Jet.
      Jeni krenaria jo vetem e Durresit e Dhrimadhes dhe Sarandes por e gjithe Shqiperise.
      Na “ndicove” kete portal me emtat e lavdishem dhe universal si Vasil, Irakli, Kostandin, Amalia, Ariadhni, Aristoteli,….
      Je prova e pa mohueshme se sa i ka dhene ketij vendi pjellat e Minoritetit Grek.

      1. u dhim tu qesh says:

        Ti PISOGLENDI mos u ekzalto, se Vaso nuk tha asgje interesante per ate qe ti ke nevoje ? ? ?

  10. Vaso Papaj says:

    Cfare ligesie pershfaq ky “cjapi dhe dhia”!!! S do te desha kurre te replikoj me nje anonim, kaq me shume kur paraqitet me emra kafshesh.Vetem do t i thoja qe urrejtjen e paska aq te madhe sa kur permend Kantjerin Detar te pas clirimit, do te bente mire te permendte se atje punuan tornot me moderne te kohes dhe retifikat e cilindrave te motoreve te barkave rrembyer nga ajo oficine” Sa e madhe urrejtja qe i vdes kujtesen, e nese eshte produk i padijes eshte gje tjeter. A e di ai qe pjesa tjerer e makinerive mbushen repartet bosh te UMB deri me 1992? Krijuan Uzinen me emrin e qoftlargut ne Tirane ?Edhe nje here “dhia dhe cjapi” shfaqu me emer e mbiemer jo si guerrilas qe te vret pas shpine.Ti e di se ku e pi kafene une.Shpesh edhe me mikun tin Xhod Bejen.Turp!

    1. ca po thu o Shabono says:

      Ti qenke semure me delirin e madheshtise lale! Me siguri edhe traktorin e pare shqiptar ti e bere ?

  11. katerinamadhe says:

    sa lek per pleqeri bere kur ishte Drejtor Arsimi ?
    e kete zhvilluar nga “Vaso i madh” ndjenjen e tregtise, ai me” incizim kengesh” ti me” shitje vende pune mesuesie”

    1. Vaso Papaj says:

      katerina e madhe une sot dhe tere ditet e tjera rri me mesues te vjeter e te rinj. Dil me emero Katerine, dil dhe do te shohesh se do ikesh me turp.A mund te mirren per baze fjalet e tua? Nga se ke frike? Une s kam sot as pushtet as banda pas shpine.Urrejtjen mbaje per vete.Nere nuk e ke numrin e telefonit ja ku po ta jap 0692153093.Me merr dhe eja te pime kafe te Collaku, ne cdo ore te dites, pa frike dhe per trego vetem nje, nje vetem, nje emer nga 4500 vendime punesimi qe kam firmosur. Te pres katerine, te pres.Nese ke guxim te perballosh te verteta.Nese jo, thuam se vije une ne cilen shkolle te jeshe(S besoj kurre qe ti je nje mesuese, mesueset jane drite jo erresire.Dhe kur te vije do te shikosh sesi do me presin.Nese ndryshe, do te te gjej nje dite dhe prokuroria te pret bashke me ligesine dhe urrejtjen tende.

  12. Vaso Papaj says:

    Aha, Katerine e madhe.Me telefonuan.Tashme te gjeta kush je.Nje person me shume emra e mbiemra.Me kete pune mirresh, ke kaq vite.U shpejtova qe te dhashe numrin e celulari, sepse ti ma di prej kohesh, madje dhe te shtepise.Katerine e madhe, me ty s mirret njeri. Ti je unikale ne sojin tend.S di ku ke koken tende , s di c ke per rreth, sdi ku ke veten tende.Gjithsesi para pak vjetesh kisha ne nje nga librat e mi nje poezi me te cilen te pershendes.
    Natë rrugaçe

    Natë rrugaçe kurrë s’do t’mundesh
    T’më rrëmbesh vargje shqiponjash.
    Ato janë muzikë e shpirtit,
    S’bëhen dot gërmadha shkronjash.

    Natë pa hënë, je dosje e shqyer,
    Kthetra terr dhe klithje horrash.
    Benz i dehur nga deliri,
    Që s’përfill dritë semaforash.

    Duhma jote kurrë s’më ngjizi,
    Ndonëse shfaqesh me maskë zonjash.
    S’je as mi, po kërmë gjirizi,
    Nuk më tut me helm mushkonjash.

    Kjo muzikë që m’del nga shpirti
    Ishte aty, mbledhur ndër mote.
    Ti me kthetra do t’ma grisish,
    Ndaj më ngjan sorrë e kësaj bote.

    Je sirenë trenash të ndryshkur,
    Gojë tragetesh e çapëlyer.
    S’di askush, kur do të nisen,
    Ku do të mbërrijnë… Rrugë e pakryer.

    E kam gjetur rrugën time:
    Jam që n’lindje dosje e hapur.
    Natë rrugaçe veshur krime,
    Një mëngjes do t’jesh e kapur.

    Ndaj më mbetet të t’them prerë:
    S’do të kesh hënë, s’do të kesh as yje.
    Do t’dalë dielli, të ta çjerrë
    Shtrat-folenë, gjiriz përlyer.

    1. i cudituri says:

      Shko o matuf shiko jeten tende e mos u merr me llogje Kavaje neper internetra! A mbush mire ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje