Po Lul. Ia dole që familjen më të rëndësishme politike të 25 viteve të fundit ta shndërrosh në një barceletë. Ia dole, që ta shndërrosh në një brigatë brigantësh pa fytyrë pa emër, pa ide e parime, pa moral e pa dije. Pasi, si hileqar i vogël, ndjeve të nevojshme të vjedhësh edhe një gjë të falur, ia dole ta përçash ta thërrmosh e ta shesësh për pjesë. Në fakt e trajtove ashtu siç shumë nga ne prsinim; siç trajton fëmija i llastuar pronën e falur për të cilën nuk ka derdhur asnjë pikë djerse.
Po Lul, pasi e përdore familjen politike për të pasuruar në vjedhje familjen biologjike, ia dole që ta rudhësh duke e ‘udhëhequr’ nga humbja në disfatë. Asnjë ditë të vetme nuk të hëngri meraku për ta rritur e forcuar këtë familje politike. Përkundrazi, dobësimi i saj të pasuroi. Pasi e përçave për ta sunduar, pasi ndërtove oborrin tënd të eunukëve, ia dole ta kthesh në një plaçkë për ta hedhur në pazarin e radhës.
Pa ide, pa mendim politik e pa as më të voglin aksion politik e atrofizove atë parti që forcën e kishte tek fryma që krijonte ndër njerëz më shumë se tek organizimi i vet. Forcën e parë antikomuniste e pro-perëndimore, ti Lul perëndimori, ia dole ta kthesh në një parti në konflikt me perëndimin.
Forcën politike që gjithmonë mbushte sheshet me lëvizjet popullore, ti Lul arrita ta fusje në një çadër qesharake, që në fakt ishte një bunker për pushtetin tënd personal. Ia dole Lul që në vend të betejës politike t’i këputësh (tamam në stilin tënd) një pazar ordiner, okult, jopolitik dhe, me gjasa, kriminal.
Lul, ia dole që partinë e besimit e shpresës së fillim ’90, ta shndërrosh në një mjedis pa shpirt, pa pikë besimi, ndërsa mbështetësit e saj t’i çosh në një dëshpërim ulëritës. Madje së fundmi ia dole që partisë së parë antikomuniste t’i bjerrësh edhe atë kauzë që duhet të ishte në themel të saj.
Por ç’është më e frikshmja; Lul ti ia dole që të jesh garanti i Ramës dhe 17 Majit në PD. Në fakt pas asaj nate Rama ka filluar të të thërrasë ‘kryetar’, ndërkohë që edhe themelues të PD-së nuk po të njohin më si të tillë….
Nuk jam naiv të besoj se ti ia dole i vetëm Lul. Jo jo. Ti ia dole me bekimin dhe mbështetjen e atyre që me të vërtetë kanë në dorë të ndryshojnë gjërat në PD. Rrenimi i PD nuk filloi me ty, ndonëse ti ia dole të thyesh edhe rekorde historike në disfata. Kjo nuk i bën ata më të mirë e më të ndershëm në raport me PD. Por kjo nuk të bën as ty më të pafajshëm.
Ti mund të bësh kompromis me korridoret e PD, por si do ia bësh me mbështetësit e PD-së, me zemërimin e dëshpërimin e tyre. Një ditë, kur edhe atyre t’u soset durimi, do i hedhin zaret e tyre dhe do e kalojnë Rubikonin. Atëherë si do ia bësh?
Po! Jane te verteta.Luli,eshte vene ne krye sa per te shkaterruar pd-ke.Kjo eshte bere qellimisht nga nje dore e fshehet,qe mund te jete Sali Berisha.Mos t’ju duket çudi.
Flamur gabohesh edhe ti. Sa shume te veshtitre e paskeni te pranoni se:
Degjenerimin e PD-se nuk e beri Luli. Luli vetem se e perforcoi. Fara e degjenerimit te PD-se eshte hedhur qe ne themelet e saj. PD-ja nuk u vetekrijua, por e krijuan nga jashte. Nuk ishte PD-ja qe duhet te trashegonte te djathten historike. PD-ja vetem se u krijua per ta varrosur perfundimisht te djathten historike. PD-ja eshte krijese artificiale qe nuk ka te beje fare me emrin qe i atribuuan. Dhe si e tille, si krijese artificiale, do vinte nje dite dhe do te degjenerohej. Kjo ka ndodhur dhe kjo po ndodh Flamur. E keni te veshtire ta kuptoni? Jo. Thjeshte nuk doni ta kuptoni dhe aq me pak ta shprehni. Sepse po e shprehet, duhet te pranoni edhe shkrirjen e kesaj krijese artificiale dhe rikrijimin e te djtahtes reale te vendit. Por kjo eshte baras me humbje pushteti per PD, prandaj i bini anash e anash: jo e ka fajin Luli, jo Muli, jo çadra, jo kasandra. Askush nga ju nuk ka faj. Ju beni detyren sic bene detyren ata qe late jashte. Detyren ndaj mbajtjes me thonj e me dhembe te pushtetit qe i takonte te Djathtes Historike. Kjo eshte e gjitha zoti Kuçi. S ame shpejt ta pranoni kete te vertete themelore, aq me mire per ju dhe per vendin.
Cila eshte e Djathta Historike?
Harrojeni se keni qene nje parti antikomuniste!
Kurre!
Ju keni qene nje bande kriminale antishqiptare,qe e rrenuat Shqiperine aq sa as te gjithe pushtuesit bashke nuk ia arriten dot!
Banden tuaj kriminale nuk e drejtuan antikomunistet,por bijte e komunisteve,te atyre qe e molen per 45 vjet socializmin,pastaj me ndihmen e spiunazhit nderkombetar u vune ne udheheqje te PD-se!
Parti te vetme antikomuniste kane qene Balli dhe Legaliteti,por keto parti per 27 vjet,jo vetem populli nuk i votoi asnjehere,pra nuk besoi ne antikomunizmin e tyre,por as perendimi nuk i mbeshteti!
Tani padronet e PD-se u binden se ajo e kreu misionin e saj antishqiptar dhe per luster ia delegoi sundimin PS-se per disa 4 vjecare!
Te gjithe kreret e partive ne Shqiperi kane dhene prova se e shesin Shqiperine per interesat e tyre!
Kuc,he dreq se na shqeve corapet!
Na nje kocke dhe lepihu neper rruge,se kaq te takon!
Eshte fundi i jne KLIKE qe ka vjedhur dhe vrare shqiptar te pa fajshem!
Kjo puna Lulit eshte si ti besosh virgjerise me proven e dyte!
E keni peshqesh nga familja Berisha. Ta gezoni ju te PD-se dhe te gjithe shqiptaret qe gezohen se nuk ka opozite!
Nga ana tjeter nuk ka asgje te keqe kur Opozita dhe maxhoranca bashkepunojne per vendimarrje strategjike.
Kaq!
Te ka thene mendja ty se luli eshte me dosje?
Te ka thene mendja ty se sala e ka djalin me dosje?
Te ka thene mendja ty se asnjehere nuk ishit forca politike e pare?( kete te pakten duhet ta gelltisesh)
Apo te pengon mendja?
Ja na thuaj dhe nje reforme qe beri pd-ja jote qe eshte per tu mbajtur mend?
Forca” jote” politike na ka bere tere keto te mira…po te rendit disa;
Ilacet akoma dhe sot i ke jashte cdo standarti,kontrolli.( jam i sigurt qe ilacet e femijeve te tu i bken zotrote jashte)
Buken me te keqe ne evrope na e prute.
Prishet lulishte qe do luanin femijet e tu ne radhe te pare,e pastaj qytetaret te thjeshte.
Nuk late bregdet pa ndertuar.
Nuk late vella me vella qe nuk ka hasem per token.
Nuk late shkolle,cerdhe,unversitet pa i shkaterruar.
Nuk late jugor e verior pa i vene perballe njeri tjetrir.
Nuk late Serbine( memen tuaj) pa nafte.
Nuk late Kosovaret te firmosnin ” pavarsine”.
Nuk late tradhetar pa e dekoruar.
Etj,etj,etj…
Si e ke shkruar rreshtin e fundit?” Nje dite do ngrihen sipatizantet”?…Ahhh kur do vi ajo dite qe te ngrihet populli,e tu vere hurin nje nga nje!
Kur ngrihet populli s’ka bire kurve qe e mba!
Lul-holandezi eshte vetem nje pjese integrale e hordhise kusaro-kriminale dhe antishqiptare te perbetuar
PD-iste;qysh prej nisjes.
Nuk te ben mire edhe ty vete Flamur Kuci te shenjestrosh vetem lul-in e t’i bishtnosh te vertetes perveluese ;aq te qarte ne syrin dhe vemendjen e shumices se shqiptareve.
E cfare bere ti si keshilltar ne qeverine e Saliut? U majme me dy lloj punesh.Te gjithe ishit per te shkaterruar dhe “rrjepur”. Prandaj e keni zili kete ekip qeverises, qe per kaq pak kohe po i jep ” fryme” vendit. Keshtu qe edhe ti ne nje kallup futesh, kot sa na plas ” koken” me artikuj te tille.Nqs je pozitiv, jep kontribut ne fushen tende dhe mos u merr tani pas pilafit te kritikosh ata qe te dhane “poste”.
Flamur, ne ato ujra ke qene vazhdimisht dhe ti, ne prehrin e Saliut. Kur e ngrite zerin par cka nuk shkonte? kurre Ke kohe qe tani ben moral. Je i vonuar o Muli. Prandaj si demagog paske qene i zoti.