Qarabag sot luan një ndeshje të madhe në Champions League kundër Chelsea, por fatkeqësisht lojtari ynë i kombëtares, Ansi Agolli, i cili aktivizohet me ekipin nga Azerbajxhani, nuk do të jetë gati, sepse është i dëmtuar.
Ai e ka shpjeguar këtë me një postim në Facebook.
“Pra, fillojmë! Sot, për herë të parë në histori, një skuadër azere do të luajë në Champions League. Edhe pse dua shumë të luaj në këtë ndeshje, për shkak dëmtimi nuk do të jem në gjendje për të marrë pjesë.
Gjithsesi, e di se shokët e skuadrës janë po aq të entuziazmuar sa mua dhe jam i sigurt se do të japin gjithçka për një performancë të madhe në këtë kompeticion magjik. Kësaj here do t’i mbështes nga stadiumi. Gjithmonë Qarabag!” – shkruan Agolli.