Diego Costa drejt rikthimit tek Atletico Madrid

12 Shtator 2017, 13:44Sport TEMA

Diego Costa i afrohet akoma më shumë Atletico Madrid. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ‘Marca’ sipas së cilës, sulmuesi i përfaqësueses spanjolle ndodhet në Brazil dhe refuzon të kthehet në Londër për t’u bashkuar me skuadrën,  diçka që ka ndikuar edhe në zbutjen e qëndrimit të Chelseat.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmëje, tashmë “Blutë” e Londrës po mendojnë të mbyllin përfundimisht çështjen e transferimit të tij tek ‘Los Colchoneros’  gjatë kësaj jave për një shifër prej 60 milionë eurosh.

Gjatë muajve të verës, Diego Costa, familja e të cilit u tranferua në kryeqytetin spanjoll, refuzoi kalimin te skuadra të tilla si Milan e Fenerbahçe me objektivin për t’u kthyer nën urdhrat e Diego Pablo Simeones duke nisur që nga muaji janar kur Atletico Madrid do të shlyejë dënimin e tij dhe do të ndërhyjë sërish në merkaton e transferimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje