Ylli i Kosovës zgjidhet lojtari më i mirë i javës në kampionatin Holandez

12 Shtator 2017, 13:03Sport TEMA

Arbër Zeneli është shpallur lojtari më i mirë i kampionatit holandez për javën e katërt.

Ylli i skuadrës së Herenveen,  ka shkëlqyer në fitoren e kësaj jave me rezultatin e pastër 2-0 kundër ekipit të PSV.

Ai arriti që të shënojë një gol të jashtëzakonshëm duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Kjo ka bërë që Zeneli të përzgjidhet si lojtari më i mirë i javës në Eredivisie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje