Mirel Josa firmos në Kosovë tek ekipi i Prishtinës

11 Shtator 2017, 20:34Sport TEMA

Prishtina dhe tekniku, Mirel Josa, kane arritur marrveshjen për nje vashkëpunim njëvjeçar me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Trajneri i njohur shqiptar nga sot është emëruar në vendin vakant të drejtorit sportiv.

Normalisht, kur më është bërë propozimi nga kryetari Ejupi për të ardhur për ta ndihmuar situatën në klubin e Prishtinës dhe për të sjellë një situatë më të mirë për klubin, unë tregova i gatshëm dhe jo për faktin se unë isha i lirë, por sepse dua të bëjë një gjë më ndryshe jashtë vendit tim, pavarësisht se brendapërbrenda Shqipërisë jemi.

Do të mundohem që me të gjitha mundësitë e mija të ndihmoj komplet klubin në plotësimin e objektivave që ka. Dhe, objektivet m’i bëri të qarta kryetari dhe uroj që punën time të bazoj në sinqeritetin që kemi ndërmjet palëve që gjithçka të ecë sa më mirë duke futur këtu edhe futbollistët dhe stafin teknik, qoftë edhe stafin drejtues të klubit.

Besoj që çdo gjë do të shkoj mirë dhe më vonë vazhdimësia e gjithsecilit do të shihet në bazë të rezultateve dhe sinqeritetit në mes palëve, unë me klubin. Gjithçka të jetë reciproke, sepse unë kështu jam mësuar të punoj në çdo klub që kam qenë dhe në këtë mënyrë të bëjë punën në vazhdimësi”, u shpreh Josa.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje