Starton Champions League, ja super sfidat e mbrëmjes së sotme

12 Shtator 2017, 10:52Sport TEMA

Champions League do të ngrejë siparin sot në mbrëmje për sezonin 2017-2018.

Tetë ndeshje do të zhvillohen sot duke nisur nga ora 20:45 në katër grupet e para, A, B, C dhe D.

Barcelona-Juventus do të jetë përballja më intriguese dhe interesante e mbrëmjes.

Ndërkohë që Besin Hasi, trajneri i Olympiacos do ta nisë aventurën në Champions League me takimin kundër Sporting Lisbona-s në Greqi.

Taulant Xhaka me Basel-in e tij do të udhëtojë drejt Anglisë ku do tër përballet me Manchester United.

Ansi Agolli do të humbë sfidën kundër Chelsea, teksa Qarabag do të duhet të bëjë pa kapitenin kuqezi ndaj “bluve” të Londrës.

Grupi A

Manchester United-Basel

Benfica-CSKA Moscoë

Grupi B

Bayern Munchen-Anderlecht

Celtic-PSG

Grupi C

Roma-Atletico Madrid

Chelsea-Qarabag

Grupi D

Olympiacos-Sportin L.

Barcelona-Juventus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje