INTERVISTA/ Çani: Jam gati për të luajtur. Ekuban? Tani radha ime

11 Shtator 2017, 20:57Sport TEMA

Humbja në ndeshjen e parë të kampionatit për Partizanin me Laçin ka qenë si një rrufe në qiell të hapur, nisur nga pritshmëritë që kanë të gjithë për skuadrën e kuqe këtë sezon.

Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte mungesa e një sulmuesi kryesor.

E megjithate edhe ky problem për Partizanin do të zgjidhet shpejt, Edgar Çani, sulmuesi dhe lojtari më i bujshëm i merkatos verore është pranë debutimit, ndoshta të mërkurën ndaj Naftëtarit në kupë, ose në fundjavë ndaj Kukësit.

Ne nje interviste te dhene per “Top Channel”, bomberi shqiptar u shpreh se e ka kaluar demtimin dhe do te jete gati per tu aktivizuar.

Çani thekson se do te jap maksimumin tek Partizani per tu bere dhe pjese e kombetares shqiptare

Është gati Çani për të luajtur që në ndeshjen e Kupës të mërkurën ?

Çani: Pothuajse kam kaluar problemet që kam patur së fundmi dhe po stërvitem normalisht me grupin.
Të shohim do të diskutojmë me stafin dhe trajnerin nëse do të luaj , por ajo që është më e rëndësishme unë ndjehem shumë mirë.

Ardhja juaj në kampionatin shqiptar ka bërë mjaft bujë , dhe konsideroheni si zëvendësuesi i Ekuban te Partizani.

Çani: Ekubani ka bërë mirë të Partizani, por unë dua të bëj punën time sa më mirë për skuadrën dhe të shënoj shumë gola.

Përshtypja e juaj për kampionatin shqiptar ?

Çani: Kam ndjekur ndeshjen me Laçin , por kam parë edhe takime të tjera . Mendoj se Kategoria Superiore është e fortë, nuk është aspak një kampionat i lehtë, ndaj duhet të jemi gjithmonë 100% të përqendruar për ti përballuar sa më mirë ndeshjet .

Si ju duket skuadra?

Çani: Skuadra më pëlqen shumë , është e vendosur mjaft mirë në fushë , duhet vetëm të përmirësojmë disa gjëra të vogla pasi është vetëm fillimi i kampionatit dhe duhet të punojmë shumë , por ekipi ka gjithë cilësitë e duhura për të bërë shumë mirë.

Mendoni se Partizani mund të jetë një trampolinë për tu rikthyer në kombëtare? 

Çani: Sigurisht, për momentin mendoj të jem në fushë dhe të luaj sa më mirë , më pas nëse do të më vij një ftesë nga kombëtarja do të ishte kënaqësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje