Interi i rrit klauzolën në 200 milionë euro Icardit

12 Shtator 2017, 16:53Sport TEMA

Interi mund t’i ofrojë një kontratë të re Mauro Icardit, duke e rritur klauzolën e tij të largimit që është 110 milionë euro.

Sulmuesi ka nënshkruar kontratën e re në tetor.

Me çmimet e reja që ndodhën në këtë afat kalimtar, ku Paris Saint-Germain pagoi 222 milionë euro për Neymarin dhe për Kylian Mbappen, 180 milionë euro.

Ousmane Dembele u bashkua po ashtu me Barcelonën për 105 milionë euro me bonos prej 40 milionë euro.

Këto kanë bërë që Nerazzurrët të ngrijnë klauzolën e Icardit.

Sipas Premium Sport, klubi i ka ofruar një kontratë të re dhe gruaja dhe agjentja e tij Ëanda, ka filluar kontaktet.

Zikaltërit do ta rrisin klauzolën në 200 milionë euro dhe pagën e tij aktuale që është 4.5 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje