Si e kanë treguar skenën e vrasjes së Azemit, katër dëshmitarët e parë për gazeten TemA

12 Shtator 2017, 18:38Politika TEMA
Si e kanë treguar skenën e vrasjes së Azemit, katër

I sapodalë nga zyra e Sali Berishes, Azem Hajdari, pas një sorollatjeje në korridor dhe një telefonate, kishte zbritur poshtë, duke u nisur për te vendi fatal.

Astrit Patozi është kryqëzuar me të shkallëve duke u ngjitur për tek zyra e Berishës, ndërsa Genc Pollo e ka përcjell i fundit nga koridori i kattit të dytë.

Në katë të parë Sali Luzha ia dal përballë dhe e ka pyetur ku po shkon.

-Futu brenda merr një automatik dhe eja, i ka thënë Azemi dhe ka vazhduar drejt vendit fatal.

B. Daja një militant i PD, i ka telefonuar në zyrë Azemit për ti treguar për ata që janë para PD. Ai nuk ka qenë vet atje, por motra e tij, një mike e afërt e Liri Berishës e ka informuar me sa duket. Dhe ai ka telefonuar në zyrën e Azemit. Kjo ka ndodhur në intervalin e daljes së Azemit nga zyra e Berishës në zyrën e tij. Dikush u kudjes që Azemitë merrte atë teefonatë sapo mbriti në zyrën e tij 3 metra katrorë, pak më e vogël s enjë qeli, ku më parë linin mjetet e pastrimit pastrueset e PD. Ai ishte respekti real i Berishës dhe PD për të.

Breshëria e automatikut disa metra larg dritares së zyrës së Sali Berishës, pasi Azemi zbriti poshtë e gjeti Berishën të përgatitur për ngarjen. Nuk pati as fuqi dhe as krujozitet të ngrihej për të parë tek dritarja.

Shqiptoi vetëm emrin e Azemit, sapo dëgjoi krismat. Tjetri, Patozi, që kishte mbritur në zyrë, u ngrit te dritarja dhe shquajti kufomën e përgjakur të tij të shtrirë te cepi i rrugës dhe zallamahinë e njerëzve që vraponin drejt tij. Vrasësit ishin zhdukur.

Ishte një natë, ku Sali Berisha vetëm dëgjonte ose më mirë të themi, një natë ku ai nuk fliste. Doli para kamerave para mesnatës dhe dukej se nuk qëndronte dot pa u mbështetur. Ata që dëgjonin, ishin militantë që kishin mbajtur frymën aty dhe disa reporterë të trembur.

– Azemin e vranë, – shqiptoi para gazetarëve në një sallë, që ngjante e rrjepur nga gëlqerja, në katin e dytë të PD.

Dëshmitari “A”: Isha katër metra larg vrasësve

Ishte ora rreth 20 e 30 minuta, kur Azemi përcolli gruan dhe fëmijët për në shtëpi, pasi iu kishte dhënë kafe para selisë së Partisë Demokratike. Atë ditë ai kthehej nga Fieri, nga një miting i Partisë Demokratike dhe ishte shumë i gëzuar. Sikur të kishte një parandjenjë, ai puthi Fatmirën (gruan) dhe fëmijët para se t’i hipte në makinë. Më përqafoi dhe mua dhe më tha se do të ngjitej lart te zyra për të parë kasetën e mitingut të Fierit, që sapo ia kishte bërë gati një operator.

Unë me vajzën dhe djalin e kunatit do të iknim në shtëpi. I hipa të dy në një furgon dhe vetë thashë të rrija edhe pak, pasi kisha për të takuar dikë.

Më bëri përshtypje se klubi i Guximit (klubi ku kryqëzohet sheshi i PD me rrugën ku u vra Azemi), ishte i mbyllur dhe para selisë së Partisë Demokratike ishte shkretë. Ishte kohë e vrenjtur dhe dukej se po afrohej shiu. Nuk mbaj mend, nëse ishte hapur ose jo klubi i Xhelës, (para selisë së PD), por aty nuk kishte njeri.

Unë po shëtisja te rruga nga sheshi i Partisë Demokratike deri te kryqëzimi, afër të cilit u qëllua Azemi. Më bëri përshtypje një makinë me sirenë të policisë me targa të Vlorës. U çudita, se ajo lëvizte nga selia e Partisë së Unitetit Kombëtar që është ngjitur me Partinë De- mokratike deri te vendi ku u vra më pas Azemi.

Ndërkohë, te kryqëzimi i sheshit të PD me rrugën ku u vra Aze- mi, pra te trotuari i lokalit të Guximit, u ndal një makinë, fuoristradë, ngjyrë blu me targa të huaja. Duke qëndruar aty, hodha sytë dhe pashë një fytyrë që m’u duk se ishte e një zyrtari të lartë të policisë shqip- tare, (1). Ishte (1). E pashë dhe njëherë dhe u binda se ishte ai. Pas tij ishte një djalë i ri, por nuk njihej nga jashtë. Po më bënte përshtypje ky grumbullim policësh, por nuk isha shumë e vëmendshme më tej. Vazhdova të shëtisja te trotuari përballë vendit ku u vra Azemi dhe në kthim u hodha nga ai krah. Para selisë së PD ishte shkretë. (2) hynte dhe dilte te bilardoja, ndërsa një vëlla i tij, me “Benz” të bardhë, ishte aty afër.

Kisha mbërritur sërish te kryqëzimi i rrugës ku u vra Azemi me sheshin e PD (te lokali i Guximit, që më vonë u hodh në erë), kur pashë që nga dera e selisë së Partisë Demokratike doli Azemi. Mbante celularin në dorë dhe dukej se sapo kishte mbaruar një bisedë telefonike. Rojet e tij e rrethuan menjëherë dhe ai tregoi me gisht nga rruga ku isha unë. Fillova të shqetësohem dhe të shikoj me dyshim makinat. Azemi dukej i shqetësuar. Më përshëndeti dhe ashtu me nxi- tim shkoi drejt e te makina që kishte sipër sirenë të policisë me targa të Vlorës dhe që ishte te vendi ku u vra Azemi. Iu afrua makinës dhe vuri këmbën te bordura e trotuarit, ku kishte ndaluar makina. Dera e makinës u hap me rrëmbim dhe prej andej doli një djalë trupshkurtër, i mbushur, (3). Dukej që ishte nervoz, pasi u përplasën trup me trup me Azemin duke u shtyrë. Në këtë moment, nga makina fuoristradë, që rrinte te cepi i lokalit të Guximit, aty ku isha dhe unë (tri- katër metra larg), u hap zjarr mbi rojen e Azemit, Besim Çerën, i cili u përpoq të mbronte Azemin nga personi që doli prej makinës me targa të policisë. Ai, Besimi, u qëllua në shpatullën që shikonte nga tortuari ynë dhe në ije. U rrëzua menjëherë në tokë. Ndërkohë, nga “Benz”-i u hap zjarr me furi mbi Azemin dhe më pas Zenelin (Nezën). Ngriva e tëra dhe u përpoqa të afrohesha te lokali për të qenë më në errësirë. Nga makina fuoristradë doli një djalë i ri që u mat të qëllonte, por ra në shesh, pasi e zuri gjaku. Pasi u rrëzua, nga makina doli (1), që e mori menjëherë dhe e hipi në makinë. Kishte veshur kostum gri. E futi në makinë, hapi zjarr kot sa për panik dhe e nisi makinën fuoristrada në drejtim të rrugës për nga “Ushtari i Panjohur”, ndërsa “Benz”-i që e qëlloi Azemin u nis menjëherë me derë të hapur në drejtim të hotel “Drinit”. Brenda makinës fuoristradë ishte dhe një person, (4), shoqërues i një zyrtari të lartë.

Për mua mbetet enigmë se kush i telefonoi i fundit Azemit. Një nëpunës i PD mori përsipër që i ka telefonuar dhe e ka paralajmëruar për makinat atje para selisë, por, sërish dyshoj se ai mund të dilte me një fjalë të tij.

Nuk di, kush dinte tjetër numrin e celularit të Azemit, pasi as Fatmira (gruaja) nuk e dinte të fundit. Nuk di për emrat e atyre që qëlluan, pasi unë jam nga Tirana dhe nuk i njoh ata që përfliten. Unë njoha vetëm (1) dhe mbaj mend pozicionet e makinave.

Dëshmitari “B”: Njoha ata që qëlluan

Unë isha duke hyrë në selinë e Partisë Demokratike, kur pashë Azemin që po zbriste. Celularin e kishte në dorë. Më tha se donte të verifikonte diçka dhe unë duhet ta ndiqja pas.

I thashë të më priste vetëm një minutë, sa të lija një porosi në kat të dytë. I dhashë dorën ashtu në ecje dhe u ngjita me rrëmbim lart. Mbarova punë menjëherë dhe zbrita pas tij. Kur unë dola para selisë së Partisë Demokratike, dëgjova një krismë të thatë dhe pastaj në sekondë filluan breshëritë. U afrova si nëpër tym deri te mesi i sheshit të PD. Pashë dikë që e zuri gjaku dhe e hipën menjëherë në makinë. Ishte (4). Me aq sa pashë unë, ishte një makinë e ulët, e re dhe një fuoristradë që ikën në drejtime të ndryshme. E njoha dhe (5) e (6) në makinë.

Dëshmitari “C”: Vrasësit ishin në veturë

Isha te bilardoja, kur dëgjova krismat e para dhe dola menjëherë. Nga këndi ku isha, vura re se zjarr hapej nga makina- veturë, te vendi ku është vrarë Azemi. Pashë Azemin të binte në tokë, ndërsa ro-jet nuk i pashë askund. Vetura iku nga “Drini” në drejtim të Ministrisë së Brendshme, kurse fuoristrada nga “Ushtari i Panjohur”.

Dëshmitari “D”: Pashë policë dhjetë minuta para vrasjes

Unë isha me makinën time para sheshit të PD, pasi shefi im ishte ngjitur në zyrat e PD. Pashë një makinë fuoristradë përballë vendit ku u vra Azemi. Brenda ishin njerëz që unë e di që punojnë në polici. Një prej tyre është ende në detyrë. Kur u qëllua Azemi, nuk isha aty.

17 komente në “Si e kanë treguar skenën e vrasjes së Azemit, katër dëshmitarët e parë për gazeten TemA”

  1. Martin says:

    Kjo ngjarje ka ndodhur ne 1998en. Pse tani i tregon A.Patozi keto, pse i dhimbset shume Azemi? Sigurisht, qe jo.

  2. taraboshi says:

    Mbeta pa mend nga fjala e Azemit kur i thot shokut :Merr automatikun dhe ec vrap pas meje .Lind pyetja:Zyrat e P.D se a ishin repart ushtarak apor zyra P.D je ? Pergjigjen e nxjerr vet populli .

    1. Grigor says:

      @ taraboshi,
      Shume bukur e ke kapur kete moment. Eshte e vertete qe selia e PD-se ka qene depo armatimesh qe perdoreshin nga cubat e Vicidolit dhe Mamurrasit. Edhe tritoli qe u vihej shtyllave te tensionit te larte ka dale nga ajo cerdhe krimi qe mbart emrin PeDe.

    2. Taraboshi says:

      Kur zyrat e PD u transferuan tek SHQUP, aty ku jane edhe sot, ne krah te nderteses se PD, ngjitur me ndertesen e xhamte te kompjuterave, jane gjetur 2 arka derrase te mbshuara me amonit (lende shperthyese malore ne forme cilindrash). Dukeshin te vjetra, kush e di se qe kur ishin harruar aty….. Erdhen xhenieret e policise dhe i hoqen…nuk u mbajt asnje procesverbal..

    3. Taraboshi says:

      Eshte tregues edhe nje episod tjeter….Azemi shikohet te dale nga ndertesa e PD duke montuar nje silenciator ne pistoleten Zastava…..

  3. ATDHEU says:

    Na cate tr….in me vrasjen e malokut.

  4. Genci1 says:

    Tema eshte koha qe ti shkruani emrat dhe jo 1,2,3,4,5 apo 6 tashme eshte folur kaq shume per kete ceshtje dhe akoma keni frike te thoni emrat….
    Sigurisht qe dhuna dhe vrasja duhet te denohet dhe sigurisht qe Azemi ka nje kontribut ne PD, por krijimi i nje Miti Fiktiv eshte e frikshme dhe shume e demshme per Historine shqiptare dhe shqiptaret… A eshte vrare Azemi per shkak te kontributit te tij ne demokraci apo per shkak te detyres…. kjo nuk eshte vertetuar…. atehere….

    1. spartaku says:

      Genci! Ta them une.Azemi nuk u vra as ne krye te detyres,as per kontribut.Ai eshte vrare se kishte bere vrasje bashke me Sali Berishen fisin e Halkajve ne Tropoje.Gjithashtu,Azemi kishte krijuar armiqesi me sjelljen e tij brutale,prej nje rrugaçi te rralle.Si dhe per vjedhjet e shumeta te bankave,e shume e shume te tjera,qe nuk llogariten.PRANDAJ AZEM HAJDARI NUK ESHTE AS HERO E AS DESHMOR I KOMBIT.TE BARAZOSH AZEMIN ME NJE DESHMOR TE KOMBIT QE KA DHENE JETEN PER ATDHEUN,ESHTE TURP,DHE NJE INJORIM I HERONJEVE TANE.SALI BERISHA ESHTE PROTAGONISTI QE NXORI AZEMIN NE PRITE.

  5. Luli i vocer says:

    Dava banditesh dhe kriminelesh ordiner , pastaj na thone partia demokratike cfare pd , kamora , lufte klanesh , “me prishe pune ne qellimet e mia , te hoqa qafe ” kaq e thjeshte , jo po krijuam partine demokratike per ti sjelle popullit shqiptar demokracine e shume kerkuar , pordhe me rigon , kjo per pd-ne , sa per Azemin …….. nje zagar me pak , njeri i dhunshem , karierist i semure , pervetesoj per fitime personale , gjithe nisjen dhe levizjen e studentave se bashku me Sali Berishen , varu teneqen do ti nxjere si jashteqitje historia , ajo vendos cdo njeri atje ku i takon disa ne piedistal dhedisa ne hale te gomereve ………

  6. Dan says:

    Pune malokesh ordinere qe po lanin hesapet me njeri0tjetrin varju bolet…..

  7. Fjala shqipe says:

    Po, xyrat e e PD, simas Azemit, ishon te mbushura me arme luftarake
    Pra PD nuk ishte parti politike, por repart ushtarak, dhe ushtaraku edhe mund te vras ose te vritet

  8. shqip says:

    Kur pardesyte e bardha dolen ne skene , pati zera serioze Brenda , Por sidomos jashte , qe r cilsuan pd-ne nje bande me rrugaçer . Tani me lind e drejta te krahasim qeverine e E. Hoxhes , me keta shpellaret . Qeveria 44-90 i bente takimet ne zyrat e shtetit . Shikoni cubat , gangot, me kallashe , me pistoleta , me prita . Dhe nuk ka dyshim , qe ghitgshka eshte gatuar aty . Qe nga Saliu , e deri ke klubi , bilardo , kati i pare , i dyte . Njerez te 1001 veseve . Te atentatit , te tritolit , te pritave , te baltes , e gjithfare felliqesirash .

  9. agolli says:

    Partia Demokratike e tregon edhe sote fytyren e saj famkeqe Ajo nuk ishte parti Demokratike dhe nuk dote jete kure,pamvaresisht nga emri qe i dha vetes
    Ata jane nje grupe hajdutash ,maskarenjesh,te pa fe ,jo athetare,vrases e cfare nuk kane .
    Cdo gje ata e bejen per parate dhe per postet drejtuese te felliqura

  10. arben says:

    Ne tere kuptimin e fjales PD ka qene dhe eshte nje tufe banditesh te veshur me pushtet qe kur vjen momenti qe cenojne interesat e njeri tjetrit nuk ja pertojne te perdorin kallashnikovet dhe tritolet.Perca e sundo ka qene tere jeten ideali i shpellarit te Vicidolit.Mjere shqiptaret se kujt i kane besuar ne keto 27 vjet.

  11. Maloku i fundit says:

    Nje kryehajdut i zellshem per servilizem dhe i etur per fame e pushtet si Berisha gjeti mbedhtetje nga jashte dhe mblodhi horrat, kriminelet, kafshe te pagdhendura rreth vetes per te rrezuar komunizmin. Nje komunist i penduar ? Apo nje demokrat gjakesor? Vrau nje nga nje te gjithe konkurrentet qe nuk i bindeshin dhe “instaloi” demokracine. Beni nje pyetesor dhe shperndajeni ne gjithe Shqiperine dhe shikoni se cfare mendojne per klanin mafioz malesor te Sali Berishes.
    Ligji duhet te denoje kryekriminelin qe udheheq drejt gremines anetare te PD-se.
    Nje Parti kryesore ku drejtuesit kane neper zyra arme te renda, nuk mund te beje vecse krime, dhune, gjak, kaos.

  12. bobi says:

    Azem trimi doli me pistolet me selenjcatore ne dore. Gence pollo thote kure po ngjitesha larte te shkallet e pd po zbriste azemi duke montuare selenjcatorin pistoletes. E kuptoni se ca deshmori i leshit eshte ky azemi. Deshmite jane pak a shume te verteta po ai qe thone e zuri gjaku nuk eshte e vertete se u qedhua nga shoket e tije dhe ngeli i vrare. Nuk e di deshmine e badigardit qe eshte gjalle ca ka thene si fillime.

  13. Altin says:

    O milet kokeloqe qe komentoni duke permendur se pd ishte depo armatimi. Po ne ate kohe gjithe shqiperia ishte depo armatimi. E dyta Azemit i ishin bere shume atentate dhe ata qe e vrane ishin shefat e policise socialiste. E treta, kush thote se azemi doli me pistolete me silenciator?? Ata qe e vrane thone keshtu per te dal te pafajshem sikur nuk ishin aty per te vrare Azemin. Ikini pini raki dhe hani gjize o popull injorant dhe idiot dhe ashtu mbase iu vijne trute

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje