Lekomotiva e trenit Tiranë-Durrës ka goditur për vdekje një 53-vjeçar në Sallmone të Durrësit.
Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:10, tek nënkalimi hekurudhor i linjës Durrës-Vorë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se viktimë ka ngelur shtetasi me inicialet F.H.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 13.09.2017, rreth orës 15:10, në Sallmone, në linjën hekurudhore Durrës –Vorë, tek nënkalimi hekurudhor treni ka përplasur shtetasin F.H. 52 vjeç, banues në Sukth.
Fatkeqësisht shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë. Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.