Shpella e akullit Demänovská gjendet në Luginën Demänovská në Sllovaki dhe është një prej shpellave më të vjetra në Evropë.
Për herë të parë kjo shpellë përmendet në shkrimet e vitit 1299, ndërsa zyrtarisht është eksploruar në mes të viteve 1714– 1724.
Në muret e shpellës gjenden shumë mbishkrime, që datojnë që nga viti 1714, ndërsa studimet e shumta për këtë shpellë janë bërë në shekullin 18 kur një numër shkencëtarësh janë marrë me eksplorimin e saj.
Kjo shpellë është hapur për publikun në vitin 1924.
Gjatësia e brendshme e shpellës është 1.975 metra, ndërsa vizitorët e shumtë mund të vizitojnë atë deri në 850 metra thellësi.