Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi gjatë paradites mes tij dhe mjekut Preza. Pas ndeshjes Besa-Tirana 1-2, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, kreu i klubit bardheblu ka akuzuar palën tjetër se kishte plan për të denigruar figurën e tij dhe se gjithçka kish qenë e organizuar.
“Nuk është mirë t’i ngatërrojmë futbollin me biznesit. Ajo është diçka e pastër, e dokumentuar, pasi ka edhe një konflikt gjyqësor. Kanë kërkuar që të bëjnë ekzekutimin. Por ka afate edhe në këtë drejtim dhe është 10-ditor, ndaj unë kam hapur një proces gjyqësor.
E pashë që ishin të mirëorganizuar, që të denigronin sa më shumë figurën time. Për më shumë flet dokumenti i policisë, që është zyrtar. Dhe aty mund të vërtetohet, se nuk ka asgjë nga ajo që ka shkruar në media. Gjithkush mund të shkojë në polici dhe të informohet”, deklaroi presidenti i Tiranës për “Panorama Sport”, pas ndeshjes së sotme në Kavajë.
Halili u raportua se e ka goditur me grusht mjekun Krenar Preza, pas një konflikti pronësor.
Shko o Refik Halili falu tek Erjon Brace se Fanatic-sit e Tiranes te kane bere mutin mu ne koke nje here e pergjithmone, ty mashtrues pa din e pa iman. E more ne qafe ekipin me te mire te kryeqytetit e Shqiperise ti sharlatan dhe hajdut gjoja biznesmen.