Marcelo ka rinovuar kontratën me Real Madridin deri në qershor të vitit 2022.
Klubi i madrilen ka njoftuar se mbrojtësi brazilian, ka rinovuar kontratën që do ta mbajë atë tek “Los Blancos” deri në vitin 2022.
Marcelo do të nënshkruajë nesër kontratën e re, ndërsa më pas do të paraqitet përpara mediave.
Marcelo është pjesë e Realit që nga viti 2006 ku ka bërë 414 paraqitje në gjitha garat, duke shënuar 28 gola.