Vendoset stadiumi se ku do të luhet ndeshja Flamurtari-Lushnja

13 Shtator 2017, 14:49Sport TEMA

Ishte në diskutim fusha, ku do të luhet ndeshja e javës së dytë të kampionatit mes Flamurtarit dhe Lushnjës. Stadiumi i Vlorës, ose më saktë fusha e këtij stadiumi, nuk është gati, kështu që vlonjatët kanë gjetur një fushë tjetër.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, në orën 16:00. Vendimi tashmë është marrë. Klubi vlonjat shpresonte që ta bënte gati fushën, por nuk ia ka dalë.

Alternativë ishte edhe Elbasani, por në fund është zgjedhur Ballshi, që është më afër Vlorës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje