Lulzim Basha ka folur për herë të parë pas kritikave të ashpra të Sali Berishës në drejtim të tij.
Por, ai e ka shmangur këtë temë dhe është marrë me Ramën, pas një deklarate për dhurimin e gjakut nga ana e kryeministrit.
“Në qoftë se tallet me gjakun e shqiptarëve, të dijë se pirja e gjakut nuk është metaforë.
‘Rama 1’ u ka marrë shqiptarëve 1.5 miliardë dollarë, para që janë vjedhur. Ta nisë duke u kthyer këtë gjak shqiptarëve.
Mendoj se për shqiptarët çdo ditë që kalon bëhet më e qartë. Gjërat do shkojnë keq e më keq që vendi të qeveriset nga Edi Rama me një kabinet fasadë.
Pas kësaj fasade do vazhdojë vjedhja e shqiptarëve, pirja e gjakut, papunësia. Detyra kryesore e PD është të mobilizojmë të gjithë forcat tona brenda dhe jashtë sallës”, tha Basha.
Po kritikat e ish- kryetarit?
Kjo është sfida e ditës, të tjerat janë çështje që na takojnë ne si PD, i diskutojmë me transparencë. Por në asnjë mënyrë nuk duhet hequr vëmendja nga kjo që po ndodh, nga kjo e keqe e madhe që po vazhdon të thellohet.
Ku asgjë nuk ka ndryshuar. Tema kryesore sot është që ky njeri nuk mund të tallet duke e përdorur pirjen e gjakut si metaforë.
Si do e largoni Ramën kur në seancën e parë rrodhën dy vota?
Ky është mesazhi që kam sot për ju. Kur të organizojmë konferencë do tu përgjigjem. PD nuk ka rrugë pas, por vetëm rrugë përpara. Kjo kalon përmes një debati të hapur dhe transparent, të vërtetë dhe që i shkon përshtat interesave të qytetarëve, jo të miave personale.
Se mendjen e ka vetem tek gjakpirja dhe droga,luli e deshmon me reagimet e qoroditura sa here qe Rama flet,dhe sa here qe luli humb perkrahje dhe merr kritika nga vete partiaket,i sulet Rames si i qmendur,prandaj i dhemb kur Rama thot ;jo vetem tia pijme gjakun,pasi luli jo vetem i piu gjakun shqiptareve por ne shume raste edhe urinoi mbi gjakun e tyre,prandaj mori denimin e popullit dhe i ka mbetur vetem republika e qadress pasi lazaratin ja shkaterroi Rama.