Gazetari i djathtë, letër publike Berishës: E vërteta për Sokolin dhe Lulin që ti meriton

14 Shtator 2017, 11:18Politika TEMA

Nga Elvi Fundo

Zgjodha një mënyrë publike për t’ju drejtuar një letër me argumenta dhe fakte konkrete, pas një interviste që dhatë dje tek kolegu Çim Peka.

Një interviste që krijoi menjëhere reagim dhe qëndrime, ashtu siç vijnë kur flet Sali Berisha, ish kryeministri dhe lideri historik i PD. Disa ju vlerësojnë dhe ju shohin në gojë kur flisni, ka nga ata si unë që tashmë ju lexojnë politikisht dhe nuk nguten për ti besuar asaj që thoni, por për të kuptuar çfarë qëndron nga pas, ka edhe të tjerë që nuk ju besojnë dhe nuk ju degjojnë aspak.

Qëndrime të përsëritura, asgjë për t’ju dhënë shpresë demokratëve, ishin qëndrimet e djeshme. Thjesht konstatime dhe sulme ndaj Ramës, njësoj sistematik, vetëm disa fjali po tërheqin vëmendjen.

“Lulzim Basha bëri një liste të gabuar dhe ka njerëz që nuk duhet të jenë aty”, u shprehët në studio. Por e kujt është përgjegjësia pse nuk mbahet? Kur doli ajo listë dhe PD humbi zgjedhjet, nuk reaguat fort por u mjaftuat me një status në rrjetet sociale që ishte as mish e as peshk, kur mijëra demokratë prisnin një qëndrim tuajin? Asgjë më shumë ishtë një shpullë e lehtë publike për Lulin, por menjëherë e mbrojtët dhe e morët sërish nën sqetull.

Llogari s’ju kërkoj dot por më poshtë do t’ju argumentoj se përgjegjësia për atë listë është edhe e juaja.

Në fakt, ata që keni në krah, sinqerisht që pas seancës të parë i meritoni, dhe këtë po e sqaroj me detaje më poshte pse. Vërtet e meritoni që ta shikoni sesi Lulzim Basha zgjodhi të përfaqësohet me servile e gastorë, me ata që i blenë mandatet apo ata që morën mandatet duke u neveritur publikisht me idiotësit e urdhëruara prej Bashës, si rasti i fundit i mbledhjes së grupit.

Por le të kthehem tek thelbi!

Gjatë emisionit theksuat për herë të parë se i ndjeri Sokol Olldashi ju kishte çuditur dhe kishte një qëndrim të gabuar kur thoshte se kishte strukturat nga pas, ndërsa Basha kishte antarësinë.

Në fakt, i nderuar zoti Berisha, Statuti i PD (nuk besoj se ke nevojë për kopje dhe citim), në atë kohë e kishte të përcaktuar se statutiKryetari zgjidhej nga Kuvendi Kombëtar, i cili përbëhej nga Këshilli Kombëtar, delegatët, deputetët, LDG, FRPD, Kryesia etj. Pra Sokol Olldashi do ishte kryetari i PD, po të respektohej statuti dhe të bëhej garë sipas rregullave. Ajo garë nuk u bë kurrë, por u zhvillua fatkeqësisht një farsë zgjedhore e urdhëruar, drejtuar dhe vendosur prej jush.

Në kundërshtim me statutin nuk u bënë zgjedhjet me Kuvend, qëllimisht, sepse ju e dinit mjaft mirë që Sokol Olldashi, fitonte, por ju kishit vendosur të zgjidhnit Lulzim Bashën.

E për ta bërë këtë vendosët një anëtar një votë, zgjedhje që statuti i PD nuk e njihte, nuk e kishte në asnjë rrjesht. Për të ndryshuar statutin e PD duhej thirrur Kuvendi Kombëtar, që ju nuk e thirrët, por nxituat të shpallnit një garë ku fituesi ishte paravendosur prej jush. Pse? Këtë sdi ta them, por ata qesharakët që po ju turpërojnë në Parlament dhe ajo listë që po kritikoni, janë produkt i atij vendimi dhe pretendojnë se e dinë nga kanë dalë, disa janë të bindur që i ke zgjedhur ti Sali Berisha.

Shkelët statutin për të vendosur Bashën kryetar dhe këtë e bët ju zoti Berisha. Duhet të jeni i sinqertë deri në fund sepse askush nuk ju beson kur thoni se ishit asnjanës. Ju qëndruat jashtë garës, aq sa qëndroi vetë Luli. Sokol Olldashi fatkeqësisht garoi me Berishën e jo me Lulin.

Antarësia që ju theksuat nuk ishte me Lulzim Bashën, por kundër tij. Ishit ju personalisht me ndërhyrjet tuaja në çdo cep të sokol olldashiShqipërisë që përmbysët atë rezultat. Mund t’ju sjell në vëmendje fletët e votimit me numër serie, këshilltarët tuaj në krah të Bashës, telefonantat tuaja më kryetarë degësh, mbështetje e familjarëve të tu për Bashën, deri kërcënime dhe orientim se Saliu do Lulin. Telefonata me kryetarë degësh, ndërhyrje e egër në Durrës, Fier Korçë etj. Pa bërë publike skandale të tipit qërrojeni atë se është me Olldashin, apo telefonata të tensionuara me bashkëpunëtoret tuaj të afërt, ku akuzonit Olldashin për garën, kur ndërkohë ishit ju që po e manipulonit dhe dirigjonit atë teatër të shëmtuar.

Pra në asnjë rast Lulzim Basha, nuk kishte mbështetje, atë ja jepnit ju që dolët hapur pro tij dy javët e fundit. Zgjedhjet me statut e rregulla i fitonte Olldashi, në bazë po ai fitonte, por ju i kontrolloni mjaft mirë turmën e militantëve, janë ata që dje prisnin një ndjesë publike për gabimin që bëtë katër vite të shkuara. Gabim ky që u përsërit sërish me miratimin tuaj në 22 korrik 2017. PD-në ja falët Lulzimit dhe këtë e kishit paravendosur doktor, këtë fakt e dimë të gjithë. Vendimi juaj u pranua në masë, pra antarësia pranoi zgjedhjen e Saliut, manipulimet e ushtarëve të tuaj, nuk zgjodhi Lulin.

Lulzim Basha ishte i përzgjedhuri juaj, ndërtoi një staf qesharak nga frika e Olldashit, se mos ai i merte partinë, disa nga ata tutkunët ja çuat ju, por kjo ska më rëndësi. Më pas po ta them publikisht: Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime me Sokolin ku i kërkonte ndihmë që të  hante kokën ty. Por edhe atëherë Sokoli qëndroi tek parimet, jo tek pazaret e Lulit, që sot besoj i dini, i keni parë dhe kuptuar, i ka parë dhe i dinë të gjithë shqiptarët.

Zgjodha këtë pikë të intervistës tuaj për tju thënë se ju duhet të keni të paktën një brejtje ndërgjegjeje, jo se Luli  hoqi Jozefinën, Ridvanin, Majlindën apo Astritin (që pa miratimin tuaj vështirë të mendohet), por sepse ata që ju rrethojnë këtyre nuk ju shkojnë dot as tek gishti i vogël i këmbës e jo më ti krahasosh. Ata qesharakët e Parlamentit janë edhe produkt i Saliut që vendosi Lulin në krye të PD.

Lulzimi që ti zgjodhe të ka rrethuar me gaztorë qesharakë që as nuk i ndal dot, tashmë kanë imunitet, janë deputetët e Lulit. lulzim basha sali berishaE di që të vjen turp prej tyre por populli thotë çtë mbjellësh do korrësh. Mbolle Lulin, ky është prodhimi i tij. Bereqet i madh për emisionet satirike. Ti i meriton, demokratët kurrë, sepse ata të ndoqën dhe të besuan ty, ti ju jep Lulin.

E dini pse janë aq qesharakë, sepse e kanë të mbushur mendjen se janë politikanë e vlejnë sa ju, disa nga ata megjithse me nivel të ulët intelektual, për nga inteligjenca ja kalojnë Lulit, sidomos ai cuni i atij mikut tënd që në vitin ‘94 për pak e fute në burg. Tjetrin besoj e lexove dhe kuptove  mirë në mbledhjen e grupit, besoj sju ka çuditur, ai është më i miri i asaj tufe mediokre dhe sharlatanësh, ku përjashtim bëjnë ndoshta 10% e grupit. Por prit se kemi për të parë shumë, Luli është i habitshëm për nga cilësia e produkteve të tij.

Ai grup parlamentar është pasoja e një shkaku. Shkaku ishte zgjedhja jote për të vënë në krye të PD Lulzim Bashën, tani nuk  mund ta hedhësh poshtë, ose ndoshta ske më fuqi, por të vërtetën e di çdo demokrat nga i pari tek i fundit. Lulzim Basha nuk është i riu shpëtimtar i PD por një ish ministër i joti që kudo ku shkoi vetëm të hapi probleme që ja mbyllje ti, tani të ka bërë dhuratë edhe atë buqetën e grupit.

Duro Doktor, shiko dhe vuaj shpirtërisht si mijëra e  mijëra demokratë. Shiko si Edi Rama dhe banda e Rilindjes me mbështetjen e Lulzim Bashës po bën Sultanat në Shqipëri. Shiko si Luli të sulmon me profile fallco dhe të vendos kalamaj qesharakë përballë.

Besoj e di që PD ka një kryetar që nuk e besojnë as në shtëpinë e tij dhe nuk e lënë të dalë nga dera pa përsëritur 5 herë urdhrin e rradhës. Por ky është problem i Lulit, ti ke një problem me demokratët dhe të vërtetën, ti mund ta durosh sepse e vendose vetë, por demokratët e thjesht nuk e durojnë dot Lulzimin dhe pasojat e tij. Fyerjen, talljen dhe sharlatanizmin e lulzim-basha-memecLulzim Bashës dhe listës se tij, nuk ta kanë borxh. Për më tepër borxhliu është ai ndaj tyre, por në fakt Luli sdo t’ja dijë për ta, ashtu siç ka filluar të mos t’ja dijë as edhe për ty. Sa për këshilltarët e tij të këqinj po të them se janë gjynah nuk kanë faj ata, por paaftësia epike e Lulzim Bashës që e tërheq për hunde familja.

Në fund miqësisht mos u mërzit nga kjo letër dhe e vërteta e saj, mos u kthe në krye të PD, ndoshta se  ndal dot Lulin në marrëzinë e tij. Por të paktën nuk ke pse i qëndron nga pas dhe i del për zot, kur atij zoti i ka dhënë një ves të pandreqshëm Gënjeshtrën.

Doktor kishe përballë dy zgjedhje, fatkeqësisht zgjodhe pacientin e sëmurë, atë që do ta kurosh me paracetamolë dhe aspirina, por ai e ka ves doktor, nuk i ikën as me transfuzion gjaku, pale gjumin dhe paaftësinë epike nuk ja korrigjon dot as me elektroshok. Ai pacient që zgjodhe në politikë është i pashërueshëm. Zgjodhe gabim, mos ki turp edhe mjekët gabojnë. Agonia do zgjasë shumë mesa u kuptua nga intervista e mbremshme.

E pra i nderuar doktor, Sokol Olldashi nuk ishte gënjeshtar dhe hipokrit si Luli, ti zgjodhe këtë të fundit. Po po ti, fatkeqësisht edhe tani, pavarësisht disa kritikave e mbron, kur minimalisht duhet ti kërkoje dorëheqjen për bëmat dhe gjëmat e tij.

Ndoshta vlen më shumë ta shohësh dhe jetosh edhe më tej, sesi i emëruari Lulzim ka vendosur ta trajtojë partinë që ti i bëre dhuratë, atë parti ku drejtove me dorë të hekurt për 20 vite. Shiko dhe jeto marrëzinë e Lulit tënd doktor

28 komente në “Gazetari i djathtë, letër publike Berishës: E vërteta për Sokolin dhe Lulin që ti meriton”

  1. AMY says:

    eshte fiks fare sic thote gazetari, Lul basha eshte nje genjeshtar i semure, e ka nature te genjej, i duket qe i thote gjerat ne rregull, kur nderkohe ka thene genjeshtren me te madhe, ai eshte njri i semure dhe berisha e mban ne lrye te PD-se, por kjo e ka nje arsye dhe arsye te forte: e para, ata te dy kane vjedhur dhe vrare, e dyta, berisha e ka si djale apo dhender lulin, nuk e heq dot se e do familja e tij, ja japin ata urdherat, e treta, e drejta vonon por nuk harron, po ashtu zoti te denon nje dite, dhe perse? per tere ato te keqia qe berisha i ka bere ne 20 vite ketij vendo dhe ketij populli, zoti tani po e denon duke shkaterruar PD-ne, do rri dhe kete 4 vjecar deputet do bej zullume sa te duash, por askush njeri me mend nuk e besoj me, as berishen dhe as bashen, le te lehin, puna do eci perpara, Eshte pak fat per shqipetarer sot qe berisha dhe basha, dhe meta bashke me ta nuk do mund te fusin hundet ne punet e shtetit.

    1. Mergimtari says:

      E (i) nderuar Amy
      Ka Oxhak ka dhe Buxhak thote populli.
      Gazetari i qe i shkruan vjen nga Oxhaku e jo nga Buxhaku.
      Elvi Fundo eshte nga Fundot e Korçes nje familje e shquar e arsimuar jashte shtetit e me kulture.
      Me hollesisht Elvi eshte i nipi i Zai (Llazar) Fundos, te cilin Enver Hoxha e konsideronte si Armikun nr. 1 dhe per te cilin mobilizoi reparte te tera partizanesh qe e kapen dhe e pushkatuan pa gjyq pas nje urdhri personal te vete Enverit i cili kerkoi me emer arrestimin dhe pushkatimin e tij.
      (ky urdher apo direktive gjendet fare lehte ne internet)
      Pershendetje.

      1. Edkari says:

        Mos na e permendeni Sokol Olldashin mbasi nder mend na vijne kujtime
        per nje njeri sa imoral aq dhe pijanec ordiner por dhe nje kumarxhi
        qe ngordhi se e zuri mallkimi i mijra familjareve
        qe ky kriminel i nxori nga shtepite ne mes te dimrit.
        Qente le te dhjesin mbi varrin e tij.

        1. Ed says:

          Po paske qene kar e shkuar karit ti ! Si nuk te vjen turp nga vetja qe flet me kete gjuhe per nje te vdekur ne moshen me te mire lene jetim femije … Turp ti nuk je njeri !!! Turp dhe per gazeten qe lejon komente te tilla skandaloze …

    2. Kujtimi says:

      Berisha si Basha eshte nje llapaqen Adoleshent qe nuk ka shok
      Te dy jan super mashtrus genjeshtar HAJDUT

  2. une says:

    Ne shqiperi vetem 10-20% e popullsise i vuajne shpirterisht pasojat e injorances dhe maskaritetit politik dhe kriminal te kastes drejtuese, pjesa tjeter jane ose injorante miope, ose te veteperceptuar partner imagjinar te kastes. Quo vadis Shqiperi!

  3. Bastardi me valixhe druri says:

    Zoti Fundo! keto qe shkruani ju per doktorin e famshem te te ashtuquajtures parti demokratike,e cile ne esence nuk ka asgje te perbashket me demokracine,thjesht ka huazuar fjalen “demokratike” per tu dukur e tille, qendrojne dhe eshte ne nderin tuaj qe publikisht i deklaroni ato qe me te drejte i adresoni qoftelargut tuaj dhe tonit,te cilin e keni ju si te djathte “peshqesh”,por dhe ne te tjeret,pra gjithe shqiperia.”Doktori’ i famshem nuk ha pyka as majtas dhe as djathtas,thuaji cfare te duash,si publikisht si personalisht,si me goje,si me shkrim.Ai ishte dhe eshte zgjedhja e gabuar historike e atyre qe e “zgjodhen” por kryesisht e amerikaneve,por kjo eshte nje histori tjeter.Esenca eshte kjo: Nje njeri,i cili “u zgjodh”,sipas ish bodigardit te tij Izet Haxhia me kercenime armesh,me pranine e njerezve te armatosur ne mbledhjen ne fjale,duke permbysur zgjedhjen e mepareshme te Aleksander Meksit,qe ishte dhe e ligjeshmja,sepse ishte i etur dhe i fiksuar te behej me domosdo kryetar i asaj krijese te re partiake,muk njeh menyre tjeter te menduari dhe te vepruari,vec imponimit dhe detyrimit te te tjereve te bejne ate qe Ai thote e urdheron.Gjithe historia e mevoneshme e tij dhe e parti-leshit te tij e ka vertetuar kete.Dhe po te jete e vertete qe eshte dhe spiun i serbise,me dosje e pseudonim etj etj merre me mend se kush e ka drejtuar e “udhehequr” shqiperine keto vite.E keqja e tij eshte ne genin e tij,ashtu ka lindur,eshte rritur e formuar dhe ashtu do vdese.Te vret naten(ah Olldash i varfer,pa Azemi e kishte hak se i ngjante shume) dhe te qan diten.E persekutoi Farudin Hoxhen dhe tani qe vdiq kerkon ta ngushelloje…!?E shkaterroi shqiperine duke e cuar ne nivelin zero me cfaredo mjet qe kishte ne dore dhe ka sy e surrat e del ne televizor(qe te vjen ta thyesh kur del kjo monster e flet) dhe gjoja kritikon e u jep tru te tjereve…Pika qe nuk i bie,por sic thote populli “nuk bie rrufeja ne hale”.Do ta kemi peshqesh deri sa ta pickoje Vetingu qe po vjen ose po i shpetoi dhe atij,deri sa te zhduket biologjikisht.Mjere ne me kete fare te keqe qe na ka mbire ne dere! fundi zoti Fundo: Nje njeri qe arrin dhe s’i dridhet qerpiku te vrase (kujtojme ketu kater te vraret me urdher te tij ne 21 janar) apo te urdheroje te zhduke njerez (kujtojme Remzi Hoxhen) te tjerat qe ben i ka si akulloret qe hame.Eshte aq i poshter qe ka kapur gjithe organet e pavarura,gjykatat ,prokurorine etj etj dhe nuk ka guxuar,te pakten deri tani ta therrase te deshmoje, pa le ta gjykoje,per gjithe nenet e kodit penal qe e kapin,per ato qe ka bere.Kurajo,se kemi akoma per te pare e degjuar nga djalli i shnderruar ne njeri,,qoftelargu,plaku Mere. Seriali i al kapones shqiptar nuk eshte mbyllur ende,vazhdon…

  4. Jimi says:

    Mos u ankoni more demokrate te flakte! Per kete “demokraci “keni 20 e kusur vjete qe luftoni ju . Kjo eshte demokracia juaj e kulluar te cilen pretendoni se ja sollet popullit shqiptar? Keshtu e konceptuat dhe keshtu e praktikuat ju demokracine Ku kryetari i partise kthehet ne sulltan, i cili pa pyetur fare oborrtaret e vete me “jataganin” e tij te mprete shkurton kokat e qafireve dhe me nje imza te vendosur ne fet fa-n e tij emerton sadrazem e pashallallare sipas mides. Keshtu beri sulltani juaj, ne vend te kalit lidhi hajvanin dhe pa pyetur hic fare per asnje nga juve ” mizat e dheut” Tani rrini e ngrohuni nga rrezet e ngrohta qe rrezaton sulltani i juaj dhe i beni dua’ atij. O sulltan te qofshim fale!

  5. thumbi says:

    Berisha ishte dhe eshte agjent i serbit ( ky shkrim e verteton) se PRISHI nje parti qe lindi si shprese e shqiptare per ne Evrope. Dhe ja ku jemi.
    Ky tjetri eshte pjelle e vazhdimesie se tij.
    Mbajeni o vellezer te mi p.d iste. kur une u thoja se Luli ska parime ju thoshi JO se ai eshte i Saliut dhe ky i di mire gjerat. Me kete e kemi fitoren te sigurte.
    Me vjen turp

  6. Dyrrahu says:

    Fajtori kryesor eshte Sali Berisha, per te gjitha ato qe i ndodhen PD-se.
    Me imponimin qe Berisha i beri PD-se kur vendosi Bashen ne krye te partie filloi degradimi dhe shkaterrimi i saj.
    Kundershtaret e Bashes nuk dilnin hapur sepse frikoheshin nga Berisha, ky i fundit kalonte neper pakenaqesite e tyre sepse mendonte se asnjeri nga ata nuk do ta shkelin vijen e kuqe qe kishte vendosur Saliu. Keshtu kaluan kater vjet. Gjate ketyre kater viteve kundeshtaret e Bashes rralle ishin te pakenaqur, por e pritnin epilogun e zgjedhjeve te 25 qershorit per ta identifikuar dhe shpallur publikisht fajtorin e humbjes. Pra Berisha dhe Basha, por edhe kundershtaret ne PD ishin te bindur qe do te humbnin. Doren ne zemer as optimistet socialiste nuk e kan peritur fitoren aq te thelle. Humbjen e PD-se e kishte ditur vetem populli dhe me menquri e pritnin diten e sovranit dhe te arbitrit.
    Kur kundershtaret e Bashes mbeten jashta listes se kandidateve per deputete filluan te flisnin e kundershtonin, por cdo gje ishte vone sepse edhe Berisha u pajtua me largimin e “rebeleve” te PD-se. Tani eshte shume vone te thuhet se lista e Bashes ishte e mbushur me injorante.
    Berisha, Basha, Malltezi, Noka, Paloka, Bumci, Kosova, Halimi jane e keqja e PD, sa te jene keta faktore ne PD nuk do te rrezikohet kurre PS-ja.

  7. spartaku says:

    Bravo,bravo,Elvin Fundo.Ke bere nje shkrim te shkelqyer,qe ke ngushelluar shume zemra te derrmuara te demokrateve por dhe jo demokrateve,per bemet e Sali Berishes.Ke thene te vertetetn dhe vetem te verteten.Do ishte mire qe Basha paska biseduar me Olldashin per t’i ngrene koken Berishes.Ka qene plan i mire per ta qeruar kete hale Berisha,se fajet i ka te gjitha ky qen,qe pd-ke sot po lengon nga paaftesia e Bashes.Te lumt.

  8. Asus says:

    Asgje nuk ndodh kot. Kaq dime e kaq bejme. Jemi larg perendimit. Ne nuk zgjedhin po caktojme, si me qene mbreteri. Mentalitet lindor dhe klane fisnore.

  9. Koba says:

    Berisha me veprimet e tij shkaterroi Demokracine,per te ruajtur oxhakun e Tij ,te ndertuar me grabitje ,vjedhje,percudnime,,me te gjitha te keqiat.Vetem borxhet e CEZ-it te shikoni ,si u kullufiten miliona Euro nga Zen Sypeshkaqeni ,me kungimin e bastardit me Valixhe Druni..Shikoni te dy pale zgjedhjet per krun e PD -Pa pike Demokracie ,po vetem me Imponimin e tij ,per te dale Lul-Sumkapuci Kryetar.Ai ka te ngjare e zhduku fizikisht Olldashin se e ndjeu ,qe po ikthente kundra gjysmen e PD.Ai nuk ndahet nga e keqja.Marrte Denimin e merituar nga Vetingu.,bashke me Like Floririn ,krye hajdutin e LSI.

  10. ANONIM says:

    ne kete bote jetoje dy kategori njerzish;ENGJELLI DHE PERFAQSUESIT E TIJ.dhe DJALLI me bijet e tij.shikoni si veprojne ne jete dhe gjejini kush jane.Mos prisni nga femijet e DJALLIT tu bejne te mira. Ato kombe e shtete qe jane drejtuar nga perfaqsuesit e ENGJELLIT kane bere perparime.Kombi SHQIPETAR KA” PATUR FATIN” TA DREJTOJNE BIJTE E DJALLIT.

  11. pelivan says:

    ‘… Kush me s’e njeh
    ket’ biçim hajduti
    Ky qe ne PD.
    nje dite pune s’e futi!…

  12. emigranti says:

    kote justifikohet sepse eshte nje mafioz i ndyre qe cdo here flet sipas interesave te veta per te shpetuar koken dhe familjen.

  13. PLAKU says:

    Nje argument qe nuk lidhet me asnje lloj fakti te permendur ne “letren e hapur” eshte 21 Janari qe i lidh si dy kriminele siameze te pa ndashem Kete e harrojne gazetare e analiste por jo populli dhe vete kriminelet qe e shnderruan edhe PD ne nje bande.Cdo zullum duhet lare ne kete jarane….

  14. lato says:

    Fundo i pare ishte nje kapacitet i formuar ne Europe,nje personalitet i Kominternit,nje antifashist europian i njohur,kur enver hoxhen e njihte vetem Gjirokastra si Bashtua i Gjylos.Ti Elvi nuk behesh dot i ngjashem me te duke kapercyer kangjellat e portave ose duke levrire pas by..se Ridvan Bodes.Ate Olldashin qe na permend si alternative te PD,e njohu gjithe vendi per ligesine,cinizmin,banditizmin dhe po te them se nje cope rrugac ordiner nuk mund te jete alternative>PO te fitonte Olldashi kreun e PD,do te behej si Laki Luciano me 7 familjet Njujorkeze.Kjo ishte puna qe dinte te bente me mire Olldashi.Une nuk ju jap hak jo ty(ty as te njihte)por atyre Mesilave,Majlindave,qe qajne si Maria Magdalenat ne varrin e Krishtit.

  15. lili says:

    ma ne fund pak qytetari e pak guxim ne mediat shqiptare!

  16. Genci1 says:

    Berisha eshte nje dhelper e vjeter, dhe se ku synon ai me kete sjellje koha do ta tregoje… Procesi i vetting-ut eshte thelbi i te gjithave dhe ky mamuth prehistorik sa here qe ndjen nje rrezik qe i afrohet del dhe ben ndonje gjullurdi koti…
    Bravo per artikullin shume mire i shkruar…

  17. Nje nga Populli says:

    Sa gjynaaaaafffffff qe jane keta te bandes se saliut . . . jane semure, keq fare . . . .

  18. Besa bese. says:

    1- Salhi Berisha( emri i vertet me’h’) eshte rracisti me i madh kundra jugorve.
    2-Mjafonte qe lulushi ishte verior.
    3- Olldashin e vrau berisha…por cudi eshte bashkepunimi me tahirin.
    4- Fundot na qenkan familje paterjotesh…nga ata paterjot qe mbeshtesin shitjen e detit dhe furrnizimin e serbise me nafte?!?!?!
    5- Pa plasi kari se cpo ndodh ne nje parti antishqiptare.

  19. Popull says:

    Te gjithe ata qe kane mbetur ne PD jane funderrinat dhe nuk ia vlen te merresh me ta. Cfare qene intelektuale atje ose iken nga politika ose kane vdekur. Tani PD nuk i duhet me klases. Nen emerin e saj moren pushtetin per te vjedhur. tani qe e realizuan duan ta shkaterrojne si krimineli armen e krimit.
    Akoma mendoni se ka PD?

  20. Elba says:

    Berishes st vjen aspak keq,se po shkermoqet PD.Saliu si Neroni.Po I ve flaken PD se.Me ndergjegje.

  21. Arber Iliri says:

    Ore Fundo duket se e mban Berishen per lider te madh, edhe ti gabon.Berisha nuk ka qene kurre lider por nje medioker qe vec ka rejt, ka vra ka intrigu, u ka sherby interesave antishqiptare dhe interesave te veta.

  22. Lola says:

    Cdo sektor i politikes ne Shqiperi eshte krijuar nga agjenturat e huaja ne bashkepunim me ish sigurimin. Per fat te keq te tyre agjenti Lul Basha doli fycke,por s’kane si tia bejne deri sa te gjejne tjetrin,keshtu qe agjenti Sali Berisha duhet ta mbaje me penicilina,per te shtyre.Agjentura nuk po lejon te krijohet as PD-ja paralele me ato plehrat qe mbeten jashte parlamentit sepse e kupton se nje fraksionim i ri do ta conte pergjithmone per lesh opoziten.kjo nuk i intereson sepse i del nga kontrolli pozita,ashtu sic i doli berisha ne 96-ten.Me Lulin gabuan “miqte” e Shqiperise. Rama nuk i ndihmon dot.

  23. Niko Shpiragu says:

    Duhet ta pranojme se ju z. Fundo keni pak kurajo qe po i beni disa kritika z. Berisha kur te tjeret s’ kane as me te voglen kurajo. Por kritikat tuaja jane te diskutueshme sepse nuk jemi aspak te sigurte se ai vagabondi me emrin Olldash do ta conte stafeten e Berishes me lart dhe PD do te ishte ne pozita te tjera krahasuar me sot. Olldashi pa dyshimin me te vogel ishte “Azemi nr. 2” dhe ky do ta katranoste me keq situaten. Une mendoj se ne se Berisha ka pasur dore ne eleminimin e Azemit 1 dhe te Azemit 2 ose Olldashit tend, kjo duhet te quhet merita me e madhe e tij pa dyshimin me te vogel dhe per kete duhet ti jemi mirenjohes te tere, te djathte e te majte se ka shpetuar vendin nga hitlerucet e Shqiperise. Pra, ne se Berisha ka punuar kunder zgjedhjes se Olldashit ai ka bere me te miren qe duhesh bere atehere. Gabimi i Berishes qendron ne faktin se ai nuk duhet te favorizonte Lulin qe eshte ginjeshtar dhe i pa formuar mire si intelektual, por te diskutonte bashke me forumet perkatese per ndonje kandidature me te mire. Une e vleresoj disi kurajon tuaj por kritika juaj eshte e gabuar, se ju kerkonit nga Berisha te sillte ne krye te Partise njeriun me negativ te saj, Olldashin qe do te ishte vdekjeprurese. Kritikat tuaja per Lulin dhe favoret qe i ka bere Berisha jane te drejta, por analiza e problemeve te PD nga ju eshte shume diletante. Ju tregoni se PD ka ber nje pune te shkelqyer kur ishte Berisha dhe tani qe ai vuri Lulin po shkaterrohet. KJo s’eshte aspak e vertete se vet Berisha eshte njeqind here me negativ se Luli. Ai vet eshte shkaterrimtari i PD dhe i gjithe Shqiperise, por ti ke frike tia thuash keto se je servil. Me kritiken tende ti i thur hymne sundimit te tij dhe thua qe pse s’gjete nje tjeter si vetja jote, po na prure kete merumin. Per te mos folur per te gjitha te keqiat qe ka bere ky lider kaq madheshtor qe ne fund na paska bere nje gabim te vogel kur la peshqesh nje pasardhes te paafte, le te kujtojme jo shme larg por 4 vjet me pare: perse nuk i fitoi zgjedhjet ne 2013 ky zotnia kur i kishte ne listen per deputet ata martiret e medhenj qe i hoqi Luli nga lista ne 2017. Ky lider i madherishem, i pagabueshem dhe trim se bashku me ata trimat qe i deboi Luli i humbi zgjedhjet edhe pse ishin ne pushtet ne 2013, ndersa Luli nuk ishte ne pushtet ne 2017. Perse behet kaq fajtor Luli dhe harrohet te flitet per ustan e madh. Sepse ti dhe shoket e tu jeni frikacak dhe servila. Pa dyshimin me te vogel, Luli eshte i paafte, por edhe pa dyshimin me te vogel ai eshte me i mire nga Berisha dhe nga te gjithe ata palacot qe e rrethonin ate dhe qe i hoqi Luli nga defteri. Ata palacot e tipit Patozi, Jozefina etc ne nje parti demokratike te vertete, edhe sikur te ishin te shkelqyer ishin perjashtuar vet nga lista e re sepse humben heren e pare dhe do te humbisnin prap, keshtu qe Luli beri ate qe duhet te bente dhe e beri me shume kurajo. Ishin keta palacot qe e shtynin Lulin dhe i vinin prapa per te mos hyre ne zgjedhje dhe te perfshihej vendi ne nje situate teper dramatike. Marreveshja me Ramen ishte shume veprim pozitiv se e shpetoi PD nga shkerrmoqja, por dhe zgjidhi kolapsin e kohes. Luli nuk mund ti vidhte votat se ato i ka ne dore populli dhe keshtu ai nuk mund te behet fajtor se pse s’fitoi zgjedhjet. Mos beni te paditurin se cdo njeri e dinte ne Shqiperi dhe jashte saj se PS do te fitonte dhe nuk mundete Luli te ndryshonte rezultatin e votimeve. Ju levdoni Berishen se ai i vidhte ose manipulonte votat, ndersa Luli edhe pse ka shume gjynahe te tjera, nuk eshte ne te njejten kategori me Berishen si fajtor. Shkaterrusi i PD eshte Berisha me klanin e tij qe llomotit sot kunder Bashes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje