"Lulzim Basha është i vdekur politikisht"

14 Shtator 2017, 11:13Politika TEMA

I ftuar në emisionin Opinion, Tomorr Alizoti, ish-kryetar i departamentit të të përndjekurve politikë dhe ish-anëtar kryesie në PD dha disa deklarata shumë të forta për aktualitetin politik të kësaj force politike dhe kryetarin e saj Lulzim Basha.

Referuar intervistës së Sali Berishës në emisioninn Fakt, Alizoti tha se Basha është i vdekur politikisht.

“Berisha është diplomat. Tha një deklaratë interesante, se dorëheqja është dinjitoze.

Deklarata e tij është kritike. Ka finesë brenda dhe politikë, por është kritike në thelb.

Një pjesë e madhe e figurave nuk janë përfshirë. PD sot është në pjesën më qesharake. Është e turpshme. Politika do një përvojë e madhe. Sot po qeshet me PD-në.

Një nga oratorët më domethënës është Berisha që gjendet në një grup qesharak. Totalisht qesharake. Unë mendoj se këtu është momenti më i vështirë i karrierës së Sali Berishës.  

Për mua Basha është i vdekur politikisht. Jo vetëm referuar deklaratave të Berishës. Por fjalët e tij ishin mesazhe të drejtpërdrejta për Bashën”, tha Alizoti.

2 komente në ““Lulzim Basha është i vdekur politikisht””

  1. dada says:

    Une reagimin e zotit Berisha, nuk e lidhe me PD, por ai sot ndihet i cvlersuar nga Z. Ruci i cili nuk do ti jap mundesi te pllase ne parlamante. dhe si rruge per te dale gjen tek PD duke e kritikuar sot po dije ku ishe?????????!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. Sulo Manalati says:

    Sado qesharak të jenë deputetët e Bashës, asnjëri nuk ja kalon Majkos. Po të kthehesh në retrospektivë dhe të shikosh deklaratat e Majkos në vite, por për më tepër, po ti mbledhësh ato në një botim të veçantë, keni për të parë që ai libër ka për të qënë një bestseller që për vite e vite nuk do të kishte botim tjetër tja kalonte më kopjet e shitura. Ndaj them, kot ankoheni për zgjedhjet e bëra nga Basha. Prisni me durim dhe rrëzoheni po qetë të zotë Bashën kur të vijë koha zoti Alizoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje