Ettore Botrini në Festën e Miqësisë Tiranë, ja surprizat që do të gjeni në Sheshin Skënderbej

15 Shtator 2017, 12:00Lifestyle TEMA

Festa e Miqësisë pas një turi të gjatë në qytetet kryesore të vendit ka ndalesën e saj në Tiranë. Sheshi Skënderbej është kthyer tashmë në arenën e dhjetra këngëtarëve të njohur të muzikës live.

Për t’i dhënë larmishmëri festës, për here të pare në Shqipëri, Chef Ettore Botrini me çmimin Michelin Star, do të gatuajë në stilin Street Food bashkë me kryebashkiakun ErionVeliaj, chef Arvin Kita, chef Bledar Kola,kryetari i bashkisë së natës Briken Fejzullai etj!

Ndiqni drejtpërdrejt këtë të dielë në sheshin Skënderbej mrekullitë e kuzhinës në skarë, ku Chef Ettore do të na dhurojë receta Street Food me prodhime nga fshatrat e Tiranës.

“Kjo është një nismë e Festës së Miqësisë që fillon këtë vit me Tiranën, për ta zhvilluar vitin tjetër në të gjithë qytetet e Shqipërisë ku kjo festë shkon.

Duke qenë se Festa bën një tur në 15 qytete të vendit dhe duke pare potencialin që këto qytete kanë në kulinari, menduam të plotësojmë një mozaik me receta autentike shqiptare në stilin e street food.

Arsyeja pse bëjmë një shoë të tillë është që këtë vitti dhurojmë Tiranës disa receta të street food, gjithashtu dhe për të ndryshuar perceptimin e personave që gatuajnë dhe konsumojnë produkte skare. Me këtë object mund të bësh shumë gjëra dhe jo vetëm ushqimet bazik edhe qoftet e famshe që ne njohim.

Jo pa qëllim kemi zgjedhur titullin ‘Voilà…Skara!’,sepse këndvështrimi i Chef Ettores dhe i organizatorëve të Festës së Miqësisë për skarën është një surprise për gjithë pjesëmarrësit në këtë festë”- shprehet përfaqësuesi i kompanisë.

“Për ti vënë flakën natës së të dielës” do të vijojmë me tej me muzikë LIVE të viteve 90 nga Elton Deda, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Altin Goci, EnedaTarifa, Bojken Lako, Kastro Zizo deri në orët e para të mengjesit.

Të presim në ‘Voilà…Skara!’

Këtë të dielë, 17 shtator
Ora 18.00

Sheshi Skënderbej.

 

1 komente në “Ettore Botrini në Festën e Miqësisë Tiranë, ja surprizat që do të gjeni në Sheshin Skënderbej”

  1. eri says:

    Se marr vesh pse cdo feste, cdo organizim e bejme me qofte, salcice dhe birra, me tym dynjaja, me tavolina qe zene gjysmen e sheshit…sikur ka ikur koha e salciceve dhe qofteve,,,kane ngelur vetem brinjet e qingjit pa i nxjerre ne shesh per ti ngrene!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje