Milot Rashica ishte futbollisti më i mirë në fushë për Vitese-n në takimin e djeshëm kundër Lazio-s. Takimi i vlefshëm për grupet e Europa League luajtur në Holandë përfundoi 3-2 për skuadrën italiane.
Por, Rashica dha dy asis për golat e Matavz dhe Linssen.
Mediat në Itali e krahasojnë me Callejon të Napoli-t, teksa shkruajnë se klubi napolitan do të provojë ta afrojë në merkaton e verës së vitit të ardhshëm.
Napoli e ndjek prej 1 viti situatën e ish-futbollistit të Shpresave të Shqipërisë, i cili zgjodhi të luante për Kosovën pasi De Biassi e la jashtë listës së ekipit kuqezi në “Euro 2016”.
Vitese ka refuzuar çdo ofertë që erdhi për Rashicën në merkaton e kësaj vere, ndërsa vitin e ardhshëm, Napoli është favorit për ta afruar në ekip.