Në orët e para të mëngjesi u grabit një kazino pranë Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë.
Lapsi.al ka mundur të sigurojë pamjet filmike kur grabitësi me emrin Drilon Niko, 30-vjeç, ka marrë paratë nga kasa. Ai me jë thikë në dorë ka kërcënuar personelin dhe më pas ka marrë paratë.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Lapsi.al, Niko me një cigare në gojë e thikë në dorë, kontrollon sirtarët duke e shkallmuar njëri prej tyre dhe largohet nga aty me paratë.
Sipas policisë, 30 vjeçari dyshohet se kishte lënë shuma të konsiderueshme në kumar dhe për t’u “hakmarrë” kishte vendosur ta grabiste kazinonë.
Pak pas ngjarjes u bë edhe arrestimi i tij nga policia.
Grabitësi i kazinos by lapsi-al