Këshilltarët e Bashës në fushatën e 2017-tës sipas Sali Berishës ishin përgjegjësit kryesorë për humbjen e PD-së dhe veprimet e kryetarit të saj.
Me mjeshtëri politike Sali Berisha nuk drejtoi gishtin te Lulzim Basha dhe nuk i kërkoi atij të mbante përgjegjësitë reale të humbjes, por e orientoi qëndrimin te këshilltarët e Lulzim Bashës. Por kush janë këta këshilltarë për të cilët foli Berisha?
Në fakt janë disa shqiptarë personazhe politikë dhe familjarë të Lulzim Bashës, por edhe disa të huaj që kanë qenë pjesë e strategjisë elektorale të PD-së. Por vendimmarrësi si përfundim, i vetmi, ka qenë Lulzim Basha. Ai ka marrë vendimin për strategjinë e fushatës, ai vendosi listat e kandidatëve, marrëveshjen me Ramën dhe në fund ai humbi zgjedhjet.
Lulzim Basha kishte disa disa të huaj që e mbështetën në fushatë, një amerikan hebre i cili kishte ardhur në fushatë nga e njëjta kompani që e këshilloi në zgjedhjet e 2013-tës. Ishte e njëjta lidhje, por jo i njëjti administrator. Ai që është deleguar në Shqipëri, një pensionist që karrierën e menaxhimit të fushatave e kishte filluar rreth 30-40 vite më parë.
Ai rezultoi një dështim pasi nuk e njihte Shqipërinë dhe mentalitetin shqiptar. Në fakt kanë ndikuar dhe të tjera rrethana që do t’i sqarojmë më poshtë:
Një shtetas francez u atashua përgjatë fushatës në selinë e PD-së, edhe ky si këshilltar.
Nga ana tjetër qëndronte Neritan Sejamini i cili prej disa muajsh para fushatës u emërua nga Lulzim Basha si truri i imazhit të PD-së. Ai ndërtonte çdo qëndrim publik që kalonte nëpërmjet zyrës së shtypit të drejtuar nga Edi Lesi.
Atje u atashua edhe një tjetër personazh: Anxhela Çikopano.
Sejamini dhe Çikopano kanë qenë drejtues të fushatës së Gjergj Bojaxhiut te “Ne Tirana”. Por më parë Sejamini ka punuar në kryeministri me Berishën dhe përflitet për lidhje të forta që ai ka patur me biznesmenë të huaj afër Lulzim Bashës.
Këshilltarët e mësipërm ndoshta edhe për shkak të kohës së shkurtër, por edhe të vendimeve që merreshin diku tjetër mundën të ndërtonin atë turbullirë elektorale që askush nuk e di ku fillonte dhe mbaronte qëllimi final. Në këtë strategji u harruan akuzat për drogë dhe korrupsion ndaj Edi Ramës dhe Basha në vend që të garonte për vendin e parë me socialistët, grindej për vendin e dytë me Ilir Metën.
Fushata kishte edhe disa këshilltarë të jashtëm që në fakt ishin vendimmarrësit kryesorë. Ata kanë qenë çdo ditë në çadër, sa herë shkonte Luli. Kanë qenë në çdo miting të Shqipërisë e kanë kaluar në duart e tyre gjithçka kishte të bënte me fushatën dhe imazhin e Lulzim Bashës.
Kompania e drejtuar nga Aurela Isufi Basha( bashkëshortja e kreut të PD-së), njeriu që kujdeset për imazhin e Lulzimit dhe ka një ndikim thelbësor tek ai; aq të thellë sa në qarqet politike përmendet se ajo është kryetarja de facto e PD-së.
Këshilltari i dytë dhe “strategu” tjetër i fushatës është Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës i pranishëm në çdo miting, njeriu që ka menaxhuar çdo çast imazhin e tij. Prapavija ishte në dorë të Isufit dhe vartëses së tij Odeta Male, një ish-aktiviste e Mjaft-it të Erion Veliajt.
Disa nga këshilltarët e tjerë që nga koha e çadrës dhe në vijim të fushatës janë Preç Zogaj, Grida Duma, Alfred Lela,Artan Hoxha, të cilët njihen si njerëz të sponsorizuar politikisht nga Henri Çili dhe familja e Lulzim Bashës.
Po t’i hedhim një vështrim, në thelb këshilltarët e përdorur nga Lulzim Basha janë njerëz me lidhje direkt ose indirekt me dy kanale:
-Familja e Lulit dhe çuditërisht vetë kryeministri Edi Rama. Këta janë këshilltarët që Sali Berisha përmendi 2 ditë më parë por nuk i’u tha emrat.
Lideri historik i PD-së kërkon që faturën e katastrofës elektorale të PD-së ta lerë te disa të huaj që paguhen apo te një kompani private që merret me imazhe dhe reklama.
Emrat më sipër i përmendëm që t’i mësojë opinioni publik se në PD i dinë të gjithë. Por në fakt shkaktari kryesor i katastrofës elektorale nuk janë këshilltarët por është Lulzim Basha me paaftësinë e tij epike.(Citynews)
saliu ben sikur nuk e di qe ai vet eshte faji jo vetem i pd-se por edhe i shqiperise
Po cfare kompanie dhe menaxheri mund ta nxjerre prej kesaj situate pd,ka ikur koha kur keta lloj menaxheresh i llogaritnin votat duke vjedhur vota,tani votat i jep populli dhe nderhyrja ne kuti eshte bere e pamundur,per blerje,vertetoje,denoncoje dhe ndiq rruget ligjore,po ne rradhe te pare rregulloje me ata qe votojne
Shkaktari kryesor i katastrofes elektorale te PD ne zgjedhjet e 25
Qershorit nuk jane keshilltaret por Lulezim Basha me paaftesine
e tij epike. Kjo eshte e verteta ,ndersa pelivanlliqet e Berishe si gji-
themone, jane thjeshte mashtrime dhe hedhjen e fajit keshilltareve.
Kur nuk te pyeti Ty zoti genjeshtar e hileqar i Vicidolit kur Basha per –
piloi listat e kandidateve per deputete,si do te pyeste keshilltaret ky
mendjendrituri yt ! Por Berishes i ka mbetur dopjo gjashta ne dore,
sepse Ai vete e vuri ne kolltukun e kryetarit, Bashen dhe tani qe i doli
nga has ne pras, perpiqet ta justifikoi me cdo menyre makiavelike.
Me thene ate qe eshte e vertete ,Ishte Argita ajo qe e zgjodhi kete
dhe Saliu s’beri gje tjeter vecse e aprovoi deshiren e vajzes se tij.
o basha; krimin e 11-te janarit e beri berisha dhe meta . bashkepuno me ramen dhe i varni te dy, ata kriminele dhe mos ki komlekse fare . te dashur demokrate te vertete ! mbeshteteni bashen, se eshte njeri i qyteteruar . mos u merni me mostra meta berisha….
Sali Berisha,jo vetem e beri hoxh Bashen,por kerkon ti rroje edhe mjekren.Ky Berish mashtruesi,nuk ka ç’i bene gomarit i bje samarit.E gjithe tragjeddia e zgjedhjeve te 25 qershorit eshte e Berishes,pa lene prapa Bashen.Se edhe Basha,koqe kandari eshte.
Per mendimin tim fushaten e Bashes e ka cuar ne humbje Saliu!!!!! Basha ka qene ne nje gjendje te tille qe si i thone: Te pyeste Saliun e digjte zjarri Te mos e pyeste e mbyste lumi!!..Ishte ne nje dileme te tmerrshme! Nga nje ane duhet te krijonte lidershipin e vet,duke mos e pyetur Saliun dhe duke i shmangur Berishistat dhe berishizmin…Nga ana tjeter i qendronin militantet berishian si shpat e Demokleut mbi koke..! I ashtuquajturi “Lideri demokracise”,”Udheheqesi legjendar i demokrateve” e bente lulin nje lider me “l”te vogel..Keshtu qe u be nje fushate e vaket ,me shume dilema dhe pikepyetje,me shume shkopinj ne rrota edhe nga vet militantet e PD,nje fushate qe ata vet deshironin te ishte e deshtuar ,per te rritur vlerat e Berishes!! Kjo eshte e verteta…! Gerdalla Sali eshte kthyer ne “Fantazem” per partine Demokratike dhe per vet Lulin.Fantazmat vertet nuk jane objekte reale ,por ato te trembin!!!…Ashtu do te jete dhe fati i PD deri sa kjo fantazme te cfaqet here pas here me ulerima,tersellima,paralajmerime ogurzeza,dhe me parandjenja si te Kasandres!!!…Deputetet qe vuri ne liste Luli ,nuk jane “dru me pre” jane djem shume te shkolluar dhe te mencur,bile edhe ai Goni qe u be per humor,eshte dikush qe shumekush do te deshironte te ishte sa gjysma e tij….por o burra te tallemi te gjithe me listen e Lulit se nuk eshte lista e Saliut!
Sejamini nuk eshte keshilltar mizerabel por eshte njeri mizerabel. Eshte i pabese dhe ne momentin kur te shtrin doren per ndihme ta ka futur. Karakteristike tjeter e tij eshte se nuk asnje lloj cipe.
Eshte ne ghendje te beje cdo lloj gjeje dhe te beje sikur nuk na ndodhur asgje. Kjo sepse ne thellesi te tij ai ngelet nje fshatar i pandjeshem nga Rehova pavaresisht shtirjeve te tin neper tv si dashnor i se drejtes.