Gazetari serb i përgjigjet Mustafa Nanos: Serbia zemrën e ka në Lindje, xhepin në Perëndim

18 Shtator 2017, 13:23Rajoni TEMA

Nga Zoran Panoviq

I dashur Mustafa!

As unë nuk jam hamendur shumë a ta pranoj ftesën e OSBE-së nga Beogradi dhe përmes korrespondencës me ty të marr pjesë në atë që ti e quan ‘aventurë pioniere’. Qëndrimi yt që serbët dhe shqiptarët nuk kanë lindur për të qenë armiq, në Serbi tërhoqi vëmendjen, sepse me siguri supozon që shumica edhe këtu mendojnë që konflikti është i përjetshëm dhe që shpëtimi është vetëm në ‘ndarjen e kufirit’ për “jetë të jetëve’, siç thoshin pleqtë tanë. Madje më telefonuan edhe lexuesit, të cilët u interesuan për librin tënd “Sandwich” dhe më pyetën a është përkthyer në serbisht? Epo, kjo domethënë diçka në këtë moment të parë. Ti përmendje reagimet agresive në Shqipëri lidhur me tekstin se e ëma e Skënderbeut ishte me ‘origjinë sllave’ (serbe), por më duhet të të them që shumica e njerëzve të zakonshëm në Serbi nuk kanë kurrfarë njohurish për këtë, dhe pikërisht ata të cilët ‘pagabueshëm’ në kafene e dinë se cilët nga kroatët, boshnjakët, maqedonasit ose malazeztë e ka ‘origjinën serbe’. Ti mbron tezën se armiqësia (ajo e vërteta) e serbëve dhe e shqiptarëve fillon që në shekullin XIX. Pati edhe deri atëherë grindje dhe mosmarrëveshje, por jo edhe ‘armiqësi të vërteta’. Para pak kohe dikush në Kroaci tha se për kroatët do të ishte më mirë vetëm nëse serbët do të bëheshin bullgarë. A ka krahasime të ngjashme për serbët dhe shqiptarët, e që të mos ngjajë politikisht jokorrekte, ose simpati si ndaj bullgarëve? Nëse nuk mund të bëheni për ne grekë, a mundeni së paku të bëheni maqedonas? Po ju pyes pa kurrfarë cinizmi. Në këtë fazë kur marrëdhëniet e Vuçiqit dhe të Ramës nuk janë ende aq të mira siç kanë qenë marrëdhëniet e Kiro Gligorovit dhe të Sllobodan Milosheviqit, por megjithatë duket se janë shumë më të mira se sa marrëdhëniet e Vuçiqit dhe të Zoran Zaevit.

Para pak kohe lexova në revistën kroate ‘Globus’ se profesori i atjeshëm Ivo Biqaniq, e përkufizon ‘formulën kroate të dështimit’ si 3K2D (Korrupsioni + Klientelizmi + Kronizmi + Dilentatizmi + Destruktivizmi). Kjo më rikujtoi shakanë time të zakonshme për katër fantazmat serbe (kalorëset e apokalipsit), të cilat të çojnë në mossukses: Jokompetenca, korrupsioni, paranoja dhe hipokrizia. Mund të të them se edhe ky artikulli yt është bërë pjesë e paranojës serbe. Ja sesi: “Presidenti Vuçiq ka paralajmëruar dialogun e brendshëm për Kosovën, ndërsa letërkëmbimi ynë duhet të shërbejë për të ‘relaksuar gjërat’. Ja, edhe kësi budallallëqesh dëgjoj nëpër çarshi (lagje)”. Ja edhe një shembull hipokrizie. “Kosova është ‘gjë e shenjtë’ dhe nuk jepet për asgjë”, thonë këtej nga ne. Por nëse pyesni a do “ta jepnit” Kosovën, nëse Republika Serbe e Bosnjë-Hercegovinës do t’i bashkohej Serbisë, atëherë disave fillon e u lëshon goja lëng. Po a kanë gjërat e shenjta kompensim? Do të dëgjosh këtu edhe se ju nga Shqipëria ‘megjithatë jeni më ndryshe’ se shqiptarët e Kosovës. Që të mos ketë keqkuptime, ky është kompliment për ju. Madje mendoj që në konkurrencën midis Krimesë dhe Durrësit, disa vendës të mi, më parë do të parapëlqenin që të veronin në bregdetin tuaj. Është vështirë t’i bindësh njerëzit se motivi për korrespondencën tonë megjithatë në brendi është motiv i gazetarisë, një lloj kërshërie dhe përurimi i dialogut, pa ambicie – me siguri je dakord – që pikërisht ne po e paragjykojmë ‘Big Deal’-in e dy popujve pas urrejtjes së fuqishme dhe krimit. Në gjuhën serbe fjala “motiv” si edhe “skenar”, e kanë humbur neutralitetin e vlerave – motivi është përherë komplotues, njëlloj sikurse nuk ekziston skenar i cili të mos jetë antiserb dhe antivuçiqian. Provo ta kuptosh se në çfarë “matriksi” politiko-mental jetohet në Serbi. Pasi gjykatat franceze refuzuan kërkesën që t’ia dorëzojnë Serbisë liderin e dikurshëm të UÇK-së, Ramush Haradinajn (për të cilin pohohet se ekzistojnë fakte të pakundërshtueshme se është kriminel lufte), Vuçiqi i porositi zyrtarët e lartë të Serbisë që për tre muaj të mos udhëtojnë në Francë, ndërsa sot për kreun shtetëror të Serbisë është normale që Lista serbe në Kosovë (levë e Beogradit zyrtar) mbështet qeverinë që udhëheq Haradinaj. Por shih këtu edhe këtë: Gjykatat kroate kanë vendosur që Serbisë t’ia dorëzojnë Ismail Morinën, atë tipin që “u bë i famshëm” atëherë kur me një dron lëshoi mbi fushën e futbollit në Beograd, ku po zhvillohej ndeshja Serbi-Shqipëri, flamurin e Shqipërisë së madhe. Ministrja serbe e drejtësisë pohon se Morina do të ketë një gjykim të ndershëm dhe të drejtë, por edhe këtu paranoja gjen mënyrë për t’u shprehur, sepse sipas këtij interpretimi Kroacia do “të na e fusë me këtë rastin Morina”, në mënyrë që të na bëjë të grindemi me shqiptarët dhe në këtë mënyrë të përkeqësojë “dialogun tonë të brendshëm”. Më ke pyetur a ekziston në gjuhën serbe shprehja ‘po më hanë brirët’? Nuk më kujtohet ta kem dëgjuar. Por, a ekziston në gjuhën shqipe shprehja ‘vetëvrasje nga pusia’? E Mustafa, kjo është taktikë e shpeshtë në historinë e teorisë dhe praktikës së politike serbe, e cila ka të bëjë me metaforën politike të kohës së shkuar në të ardhmen – Po të kapa do të ta lëroj nënën (lost in translation?) Paranoja në Serbi ka arritur në atë shkallë saqë tani shprehet në terma kontradiktorë të errët: Kancelarja jonë Ana Bërnabiq para disa ditësh në Bledë, Slloveni, në tubimin rajonal tha që Serbia është e vendosur të shkojë në drejtim të BE-së (këtë e thotë edhe Vuçiqi), kurse në mediat e regjimit është atmosfera e zakonshme ksenofobe ndaj Perëndimit. Vuçiqi vazhdimisht na bën vërejtje që të mos jemi dembelë egalitarë, që të bëhemi siç janë sipërmarrësit protestantë (Maks Veberi është sociologu, të cilin Vuçiqi e bëri të njohur në Serbi), por shumë përkrahës të Vuçiqit edhe më tutje mendojnë se çdo gjë është ‘truk’, dhe që ai thellësisht në vetvete mban anën e rusëve (të Putinit) dhe se këtë do ta shfaqë kur të piqen kushtet, dhe se integrimi europian është vetëm një mjegullim pragmatik. A ekziston në gjuhën shqipe shprehja ‘me mbushë ujë me shoshë’? Sa u përket integrimeve serbe në BE këtu del se ata nuk e kanë ndërmend të na pranojnë shpejt, por as ne nuk po nxitojmë që të hyjmë shpejt. Ky do të ishte ‘gallop i kërmijve’, po e përdor titullin e librit të njërit prej shkrimtarëve dhe poetëve më të rëndësishëm bashkëkohorë serb, Ljubomir Simoviqit. Edhe dy fjalë, dy sfida përkthimi, e tregojnë fatin europian të serbëve – gjallimi dhe robëtimi. Ne, i dashur Mustafa, askund nuk po nxitojmë. Unë me siguri jo. Unë qëmoti jam bërë euroskeptik. Më duket se ju në Shqipëri jeni më shumë të entuziazmuar. E përmenda ‘gallopimin e kërmijve’. Një nga stereotipet e këtuhit është se malazeztë janë përtacë. Ekziston një barsoletë e vjetër: Një malazez niset më këmbë për në Podgoricë, dhe përnjëherë kthehet dhe i thotë kërmillit i cili shkon pas tij: Pse më vjen pas që nga Cetinja (kryeqendër)? Në Serbi shumë njerëz ende nuk janë të vetëdijshëm se Mali i Zi qëmoti e ka ndryshuar shpejtësinë, se ka hyrë në NATO dhe që në integrimet në BE është më e shpejtë se sa Serbia. Po marr pjesë në hulumtimet e opinionit publik në Qendrën Hulmtuese ‘Demostat’. Para disa ditësh i paraqitëm rezultatet, të cilat tregojnë një hipokrizi të madhe në shoqërinë serbe. Shihe tani këtë zhbalancim: 41 për qind e të anketuarve konsiderojnë se Rusia është miku më i madh i Serbisë, por megjithatë 52 për qind e serbëve më me dëshirë do të jetonin në Perëndim. Zgjedhja e parë është Gjermania. Këtu më së shumti do të donin që t’u jetonin fëmijët – 16 : 3 është raporti i Gjermanisë me Rusinë për këtë çështje. Edhe pse, më duhet ta pranoj që pushteti i Vuçiqit dukshëm i ka përparuar marrëdhëniet me Gjermaninë dhe me Austrinë. Opozita serbe konsideron se kjo është vetëm për shkak të kooperativitetit rreth Kosovës dhe migrantëve, që Angela Merkeli e mbështet Vuçiqin në mënyrë jokritike dhe që po i mbyll sytë përballë përforcimit të pushtetit personal dhe deficitit demokratik të tij. Liderët e një pjese të opozitës e cila e llaston veten se është ‘e vërtetë’ e të cilën e udhëheq ish-avokati i popullit Sasha Jankoviq dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiq, e bojkotuan takimin me ‘të dërguarin evropian’ për Serbinë, David McAllister-in, përndryshe pjesëtar i CDU-së së Angela Merkelit, gjë që në opinionin opozitar u pranua në mënyrë të dyfishtë – njëra palë e konsideron se kjo është kotësi fshatarake, kurse pala tjetër bojkotimin madje e lavdëroi si akt patriotik. Partia ‘Përparimtare’ e Vuçiqit (PPS) natyrisht në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani është me CDU-në dhe zonjën Merkel.

Në Serbi ekziston një mit urban se Boris Tadiqi pati rënë simbolikisht nga pushteti pikërisht atëherë kur Merkeli i dha duart për shkak të politikës kosovare, ku Tadiqi, ndoshta edhe në mënyrë të papritur ishte pak a shumë i ngurtë. Por sikur të bënte atë që po bën sot Vuçiqi, opozitari i atëhershëm Vuçiq me siguri që do ta kishte akuzuar për tradhti. Serbia është hapërdarë në hipokrizinë e saj: zemrën e ka në Lindje, ndërsa xhepin e ka në Perëndim, sikurse thotë sociologu i dëgjuar serb Sreçko Mihajlloviq i “Demostatit”, ndërsa “specialisti” i Trump-it për Ballkanin Perëndimor, Hoyt Brian Yee në mbledhjen e lartpërmendur në Bledë porositi që Serbia duhet të jetë 100% për BE-së.

Dhe kjo tamam kur Vuçiqi me sa duket i ka bindur qytetarët e Serbisë se neutraliteti ushtarak është i mundshëm, sepse 53% e të anketuarve të Demostatit mendon se Serbisë nuk i duhen bazat ushtarake por, nëse na duhen, atëherë zgjedhim që natyrisht të jenë ruse. Nuk është e gjitha hipokrizi e tulatur, sepse qytetarët e Serbisë me vështirësi e vërejnë lidhjen shkak-pasojë se cilësia e jetës varet nga politika që bëhet. Gjithashtu Mustafa, a thua ju në Shqipëri u frikësoheni rusëve së paku gjysmën e asaj që ne i duam?

Titulli i shkrimit është vendosur nga redaksia, ndërkohë që titulli i autorit është “Raporti midis gjallimit dhe robëtimit”

Korrespondenca MAPO-DANAS

Ky tekst është pjesë e programit të këmbimit të vëzhgimeve midis gazetës Danas nga Beogradi dhe MAPO nga Tirana, me qëllim të përparimit të komunikimit dhe mirëkuptimit më të mirë të ndërsjellë në Shqipëri dhe në Serbi. Projektin e mbështesin Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi dhe Misioni i Shqipërisë në Serbi. Qëndrimet, mendimet, përfundimet, supozimet dhe informatat e tjera të autorit (korrespondencën e zhvillojnë Zoran Panoviq e Mustafa Nano) të shprehura në këtë artikull, nuk e përfaqësojnë domosdoshmërisht edhe qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë ose Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE).

24 komente në “Gazetari serb i përgjigjet Mustafa Nanos: Serbia zemrën e ka në Lindje, xhepin në Perëndim”

  1. NDora says:

    Me dhimbset ky gjynafi qe ka shkruar kete pergjigjen. Duhet te jete shume e trishte kur je i vene para pergjegjesise qe te thuash dicka, por s’ke guxim ti thuash ashtu sic jane.

    Eshte perpjekur pa mase te zhdervjelloj mendimet, e te flas me ‘objektivet’ por s’ka arritur dot, te permend te pakten njehere te vetme, krimet monstruoze qe kane bere serbet ndaj shqiptareve ne Kosove. Per faktin qe filluan te gjithe Luftrat ne Ballkan e sot jetojne me nje ndjenje te madhe viktimizimi. Viktimizim prej kasapi ne rastin e tyre, qe eshte paradoksal.

    Askush ne Serbi nuk flet per cfare kane bere serbet ne vende te Ballkanit. Perkundrazi “ende qahen” per “padrejtesine e madhe qe i solli bota”. Nderkohe q flasin per Haradinaj (i cili ka dal disa here i pafajshem), nuk ka nxjerr asnje nga paramiliaret qe ka kryer krime ne Kosove, Bosnje apo makar dhe ne Kroaci. Shyqyr lane duart nga krimet duke ja veshur te gjitha fajet Milloshevicit i cili vdiq nga kanceri dhe s’u denuar kurre zyrtarisht. As ky gazetari anti-Vucic, opozitar e barazlarguar qe i pergjigjet Muqit tone, s’guxon te flas per to. Pra dhe ai bie pre e vesit qe tenton ti zbuloj nga serbet ” HIPOKRIZINE’. Te gjithe heshtin, a thua se po ta zene ne goje me ze te larte, atyre do i avitet zgjebja.

    Ja te shohim Muqin tone qe rrezik do dal e thote i kemi bere ne ato krime, se si gjithmone ne shqiptaret jemi kokat qe serviren ne pjata te sulltaneve rajonal.

    1. Edkari says:

      Si qeveria Rama 1 e 2.
      zemren e kane nga sllavet e leket i duan nga perendimi.
      (po s’do e kete te gjate e prej hundesh do ja nxjerrim)

  2. KOSOVARI says:

    Gazetari Serbe Zoran SHKURAN ME NJE GJUHE SHUME TE “HOLLE” qe ja DHJETE FYTYRES , Mustafa Turkoshakut…
    1-Serbi Zorane shkruan SE NE SERBEI SHUME PAKE JANE TE INTERESUAR SE NGA ISHTE NENE E SKENDERBEUT,pra nese do ti shkojme Problemit me Thelle:AI NA THOTE:JENI JU SHQIPETARET ATA QE PO NA I DHURONI SKENDERBENE ME GJENEZE SERBE..Ne Serbet nuk e dime..pra Falemnderit..
    2-Turkoshaku Mustafa Nano po Perpiqet te “Lepihet” pas Serbeve per te shitur “VEPREN E TIJE MADHORE SANDWITCH”…pra eshte Mucua jone i “Ndrituri” dhe “Historiani” qe po KERKON TE HELMOJ BREZAT E RINJE NE SHQIPERI, me Shkrime Antikombetare…
    3-Gazetari Serbe Zoran…pa e Njofur, vetem po te shikojme Shkrimin eshte nje Njohes i Mire i Gjeo-Politikes Ballkanike…thjeshte Respekt….

    1. .. says:

      Shqipetaret kane nje Komplesitet problemesh.
      1- nuk e kuptojne qe demokracia Shqipetare eshte “vite drite” large asaj Serbe pa le Greke dhe Europiane.
      Nje provokim te till qe beri ne Serbi po te behej ne Shqiperi, do te “kryqezohej” si Muc Nanua, pa le mund te mos botoheshin fare dhe ta “hiqnin qafe”.
      2- Arnautet nuk e kuptojne ose nuk ju inteteson ta pohojne qe ne periudhen e Skenderbeut miqesia dhe krushqite e Prijesave me Orthodhokset fqinje Serb dhe Helen ishin me te shpeshta se sa me Arbet (se termi Shqipetar u shpik 100 vjet me pase).
      3- Serbeve Ju i intereson Skenderbeu si cdo populli te Krishter Europian, por e kane te mirfillt si gjithe Bota faktin qe Vojsava nena e Georgit, Kostandinit, Angjelines, Mares, Reposhit, Vjalkes, Stanishes ishte 120% Serbe.
      4- kur sipas teje Serbeve nuk Ju intereson Skenderbeu i Sllaves Vojsava Tribalit, Ju o kerma Arnaute pjella te hipokrisis dhe ligesis na nxoret Mega Aleksandron Shqipetar (qe termi Shqiperi u shpik 1.300 vjet me vone), vetem qe Olimbia ose Myrtali ishte nga Epiri.
      Imagjinoni sa large eshte babezia Arnaute nga ajo Serbe.

  3. Samiu says:

    Mero me duket se po e falimenton Temen duke na vene me detyrim te shikojme fytyren dhe shkrimet e ketij idiotit. Me sa duket je ti qe kerkon ta besh protagonist me domosdo. Mjaft me te lutem mos merr pergjegjesite e veprimeve antishqiptare te paguara nga ky palaco.

  4. mirel says:

    Duket inteligjent
    Te pakten i thote keti mucit tone se ne Serbi nuk e ditkan fare qe nena e Skenderbeut ishte serbe. Nderkohe qe i njohin gjithe te tjeret.
    A Muci-muti..

  5. agroni says:

    Pergjhegje e denje per Mucin tone por jo per ne shqiptaret qe vuajtem krimet serbe qe nga shekulli 19te.
    Perkthim i dobet .

    1. .. says:

      “Krimet” Serbe i vuajten Shqipetaret se ne gjirin Tone kishim 80% Turko-Arnaut fanatik Islamik, kur ne shekullin e 21-te degjojme per qindra xhihadist Arnaut imagjino c’fare kan vuajtur nga dora e Tuko-Alvanoit popujt e Krishter te Ballkanit, gjat sundimit Otoman.
      Kur ne shekullin e 21 Arnautet e Kosoves dhe FYROM jane 98% fanatik Islamik dhe pro Turq imagjino me c’fare zelli i sherbenin Sulltanit 500 vjet rresht.

  6. pro says:

    Nje zberthim i thjeshte i aktualitetit..por qe duhet kuptuar dhe vleresuar,pasi “Ai”e sheh te ardhmen duke mos germuar ne ato qe na ndajne,.. qe kane ndare brezat edhe brenda llojit..gazetari serb tregon, se si perkufizohen te njejtat hapa polittike ne kohe te ndryshme{Tadiç&Vuçiç}si edhe noten europiane ndaj tyre..,sesi radikalizmi,armiqesia, perpjestohet ne kohe{zbutet} duke na dhuruar pozitivitetin demokratik,.hap pas hapi!!gazetari serb tregon,se pa u ndare nga ideali lindor..kerkojne nje permiresim perendimor te jeteses .. …,pra duke mos shkallmuar gjithshka,por nje zbritje natyrale!!.mos i nenvleftesoni mendimet e gazetarit vetem e vetem ,se i perket kampit “armik”..ai tregon se ne vorbullen plitike duhet hedhur hapi me kujde pa shkelur dhe pa ofenduar ..kjo eshte e ardhmja ,ajo i perket bashkejeteses,e jo gardhit ndares..{ndoshta e kam gabim ,por me pelqen shkrirja e telave ndares .}

  7. Glauk says:

    Ky gazetari serbe me dinakri dhe nenskumca pan sllaviste i eshte pergjigje keti trupeshkut mustafa nanos. Pergjigja e gazetarit serbe eshte satanik, puro nacionalist pan-sllavist, Por ket nuk e kupton trupeshku fshatar i skrapares qe ka mare, bajrakun e relaksimit te mardhenjeve, shqiptaro-serbe. Detyre kjo per te cilen ky nanos nuk ka kapacitet ase intelektual ase morale,. Ky nanos ne rradhe te pare nuk e njefe gjuhen serbe mentalitetin kulturen karakterin, intelektual e ase gazetarske apo historik serbe. Ky thjesht esht siperfasore injorante dhe qesharak ne raporte me serbin.

    Thjeshte shqiptaret e shqiperis nuk kan kapacitet ase intelektual e ase morale qe te prijn ne ndertimin dhe relaksimin e maredhenjeve shqiptaro-serbe. Per shum arsye nje nder arsyet kyesore parsore eshte se ju!? Thjeshte nuk i njifni serbet, nuk e nifni kulturen mentalitetin karakterin historin dinakrin e ase gjuhen serbe.

    Faktor dhe autoritet moral e intelektual per ndertimin e mardhenjeve te mira shqiptaro-serbe eshte kosova dhe shqiptaret jasht shqiperis, te cilet ju njofin edhe genin e endrrate serbve.

    E di se ju nuk e postoni ket komente kjo nuk eshte hera e par, por me ket nuk munde te ndryshon memdimin tim dhe ase te shqiptarve jasht shqiperis.

    1. NDora says:

      Pa dashur te te kundershtoj, pasi une mendoj se ti ke plotesisht te drejte kur thua qe ne te Shqiperise, s’kemi autoritet te flasim me serbet, pasi nuk ja njohim historikun e intrigave dhe dinakerine, dhe “analistet” tane i njohin pak ose aspak ata; jam shume kureshtare te dij, cilet nga personazhet publike shqiptare te Kosoves eshte duke luajtur rol ne ndertimin dinjitoz te marredhenieve Serbo-Shqiptare? Me sa kam pare une pervec moralizimit qe i bejne shqiptaret e Kosoves, atyre te Shqiperise, me fjalin e famshem ” ju nuk dini gje” ( qe per mua eshte tersisht e vertet), nuk shoh ndonje njeri ne Kosove qe eshte personazh ne marredheniet shqiptaro-serbe.

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    Nga fotua duket fotua e mucit si ato qe vene neper qivure
    Dhe ky serbi mendohet ta ve apo ta le varrin PA emer.

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    Nga fotua duket fotua e mucit si ato qe vene neper qivure
    Dhe ky serbi mendohet ta ve apo ta le varrin PA emer.

  10. Don says:

    Mero e teprove me kete Mucin. Po na e ben protagonist me pahir. Ne se nuk ke ndonje gje tjeter per te mbushur gazeten me mire lere bosh faqen qe do vije Mucin dhe traplleqet e tij. Une e lexoj Temen prej kohesh por po na e nxore edhe nje here kete Mucin direkt apo indirekt nuk eshte se do te ndodhi ndonje gje por une personalisht nuk do ta klikoj me gazeten tuaj. Ne kete rast faji nuk eshte i mucit dhe i traplleqeve te tij antishqiptare por je ti vete dora qe na e shpif me botimin e shkrimeve te ketij langaraqi antishqiptar ose se paku te nje mendjeje jo racionale qe vuan per protagonizem te semure me origjine katundareske.

  11. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Fakt eshte qe jugu shqiptar ka shume gjak serb.
    Krahinat, cermenika, skrapari, corovoda, permeti, Korea, pogradeci, librazhdi, voskopoja, tepelena.
    Mali cermenika, jezerca tomorrica, lumenjte bistrica shushica, drino, vjosa.
    Prandaj mos hani mut2kot. Me greket dhe serbet kemi bashkjetuar me mijera vjet. Fuqite e medha na futen ne lufte me ta meqe ishim kthyer myslyman dhe bene ndarjet. Ne fakt turku I beri te keqiat.

    1. .. says:

      BRAVO te qofte,
      Doli dhe nje Shqipetar i mencur ne mes te qindra budallenjeve qe te komentoj Sakte.
      Jo vetem qe bashkjetonim por ishim dhe te lumtur dhe me Paqe, deri sa kete Bes-lidhje te Krishtere dhe lete bashkjetes e prishen Otomutet Islamik.
      Dhe po te njejtet Neo-Otomanista MINOJNE paqen me popujt e Krishter te Ballkanit sote.
      Lexoni o Budallenj librin e Kronolog Otoman … “Kronologjia e Tursun Beut” do te tmeroheni me masakrat dhe kanibalizmat e Otomaneve ne Ballkan.
      Keto te verteta i shkruan vet shkrimtari qe ishte deshimtar okular ne ekspeditat e Sulltanit.

  12. BADEMI.R says:

    Analize : (Gazetari Serb – gjysma e Serbise duam Rusine ,Ti Muci dhe shqipitaret keni frike nga kjo gje ? Muci {vazhdon gazetari Serb } ne duam tja u fusim, troc muhabetit sepse ky eshte realiteti sot , fakt qe po ta permend edhe une ne korrespondencen tone , sepse kjo eshte politkia jone e vjeter ! Prandaj Muci mos u tulat se kjo qe po te deklaroj nuk eshte hipokrizi ! Dhe nese do na duhen Baza ushtarake Rusine aty e kemi. Vazhdon Gazetari Serb -Ne Europen e kemi Pro , dhe Rusine e kemi Pro. Serbia qe ta kuptoni ju Muci , futi te parin Malin e Zi ne NATO , dhe kjo eshte si te jete vete Serbia ne NATO – gjysma tjeter nuk nxitohemi se na duhet perkrahja Ruse. Gazetari Serb ben me dije Mucin se me Kroacine sja cojne mire, sepse jane Katolike (ish -zemra e Ilirise ) dhe se fatet e Kosoves ne i luajm bixhoz ,si na do qefi, po na dahne pjesen e bosnjes ku banojne Serbet ne jemi OK …Jam kurjoz te di , ky Muci -Mucua jone cfare kuptoi, cfare konkluzioni nxorri, kush qe idea e shkrimit, cfare mesazhi mbarte ky shkrim sipas Mucit , qe gazetari serb donte te kalonte tek lexuesi shqiptar e kosovar , ne cilin ken veshtrim u shkruajt ky shkrim dhe kujt i sherben kjo permbajtje…Keto presim te na i saqroje Muci , sepse ketu behet fjale per pjese qe ju takon te gjithe ju lexuesve , nuk behet fjale per shtpine apo familjen e Mucit ,por per Shqiperine. Shqiperia ne kendveshtrimin tone, pa qene dogmatik, abstrakt, i friksuar nga te vertetat e realitetit te sotem nuk nxirret ne pazar fjalesh, per te kaluar mesazhe personale ne sherbim te tregut mediatik ketej apo pertjej kufijve

  13. Asus says:

    Bie ne sy perkthimI dobet, ndoshta I ndonje kozovari qe nuk e flet mire shqipen. Kur ai thote se shumica e njerezve te thjeshte nuk e dine se Skenderbeu e ka nenen me origjine serbe, ndoshta thote nje te vertete. Kam qene disa here ne Beograd dhe nuk Kam ndier asnje shenje kunder. Me Kane sherbyer ne menyre korrekte, ne lokale, ne hotel dhe ne pikat kufitare, dukuri kjo e marredhenieve mes njerezve te thjeshte. Mendoj se eshte politika ajo qe I trubullon marredhenie dhe njerezit e politizuar ata qe vuajne nga sindromi I urrejtjes. Historia mes serbeve e shqiptarve dihet por kjo s’do te thote te ngelemi ne ate gjendje ose te ngrem mure me te larte ne te ardhmen.

  14. Dafad says:

    Vuqiq
    Vuçiq
    Vuqiç
    Vuçiç

    Lërini Kuosuovarët të zgjidhin tre versione të sakta për t’i përdorur brenda një fialije.

  15. D O K L E A T I says:

    Sllovene, Kroatet Boshnjaket, Malazezet, Maqedonasit, Shqiptaret, Hungarezet… nuk duan dhe as nuk deshten te jetojne me Serbine.
    Dicka ishte gabim. Serbet nuk e donin Jugosllavine por e donin Srbosllavine. Dominimi Serb.
    Na “shpetoj” bashkim- vellazerimi me Rus dhe Serb dhe Malazez qe,na prune Enverin dhe Komunizmin dhe na paten shendrrua ne ” burgun e vogel ” ne mes te Ballkanit .
    Prandaj ngadale. Nuk e “zbuluam” sot Serbine nga burgu qe ishte pjelle e tyre.

  16. Elton says:

    Sic e shikon edhe vete o Nano nuk behesh Gazetare i mire duke share vendin tend dhe historine e tij.Asnje fjale te gazetarit Serb mbi te kaluaren dhe armiqesite e ndryshme , kritiokon ne menyre inteligente te tashmen dhe shume objektivisht .Me mire mos shkruaj me o Nano me te se n.a. felliqe , lere ti pergjigjet Moikom Zeqo me mire .

  17. sadna babul ka bidai says:

    LINDJA E NENES SE MADHE NUK DO TE THOTE SE KA VETEM ZEMREN E MADHE NGA LINDJA ,LINDJA ,PERENDIMI KANE BASHKPUNIM PER TE PASUR MARREDHENJE ,TE MIRA POR NUK DO TE DHOTE SE VARET NGA PERENDIMI PER DERISA JANE NE KOHEN E PERSHTATSHEM DHE ARSYET PER TE BERE DICKA PER SHTETET FQIJNE TE SUKSESSHME PER VENDIN E TYRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje