McAllister i prerë për Asociacionin: BE s’do të detyrojë as Kosovën, as Serbinë

18 Shtator 2017, 17:04Rajoni TEMA

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, tha se negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE kërkojnë lëvizje të vazhdueshme drejt marrëdhënieve më të mira me Kosovën.

“Normalizimi i marrëdhënieve duhet të shkojë në dobi të qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës dhe është thelbësor për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon”, tha McAllister për gazetën serbe Kurir, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

I pyetur nëse BE do t’i bëjë presion Prishtinës për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, McAllister tha se “BE nuk do ta detyrojë as Serbinë, as Kosovën që të ndërmarrin nismën”.

“Beogradi dhe Prishtina flasin për marrëdhëniet e ardhshme, ndërsa BE i ndërmjetëson. Normalizimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve nuk do të arrihet kurrë me dhunë, por me pajtimin e të dyja palëve”, tha McAllister.

Ai po ashtu përshëndeti, siç tha, nismën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të nisur dialog të brendshëm për Kosovën.

1 komente në “McAllister i prerë për Asociacionin: BE s’do të detyrojë as Kosovën, as Serbinë”

  1. sadna babul ka bidai says:

    ESHTE DESHIRA E TE DY PALEVE PER TE PASUR NJE MARREDHENJE DIPLLOMACIE MES SHTETET QE TE BASHKPUNOJNE PER NJE TE ARDHME PER KOMBET E TYRE PAQESORE DASHAMIRESI PER KEDO ME DHUNE NUK ARRIHET ASGJE ,ME MIRKUPTIM CDO GJE ARRIHET MES DESHIRAVE QE MUND TE KENE PALET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje