Dhëndri i Berishës shpërthen në Kryesinë e PD, kritikon sy për sy Bashën. Zbardhen debatet...!

21 Shtator 2017, 20:32Politika TEMA

Mbledhja e Kryesisë së PD-së është karakterizuar nga tensionet që kaluan deri në momente dhune mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit.

Janë shumë të pakënaqurit nga drejtimi i partisë, një prej tyre edhe dhëndrri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.

Ai ka deklaruar në mbledhje se demokratët janë të demotivuar dhe se duhej të ngrihej zëri dhe të denoncohej vjedhja e votës, por në të kundër nuk u dokumentua asgjë.

“Duhej të ngrinim zërin dhe denonconim vjedhjen e votës. Demokratet janë të demotivuar. Nuk dokumentuam asgjë”, ka thënë Malltezi.

Ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha ka thënë në fillim të mbledhjes së kryesisë që pritet të zgjsë se qëllimi i analizës është pë bashkimi.

“Të ndërtojmë përgjigjen për skemën dhe infrastrukturën e blerjes së votës dhe shantazhimit. Ta identifikojmë infrastrukturën e tyre emër për emër, kudo në çdo zonë”, ka deklaruar Basha.

Pak ditë më parë, kundërshtari tjetër i kreut të PD-së, ish-deputeti Astrit Patozi kërkoi që Basha të njohë një grupim të ri brenda partisë.

10 komente në “Dhëndri i Berishës shpërthen në Kryesinë e PD, kritikon sy për sy Bashën. Zbardhen debatet…!”

  1. gjini says:

    Te nderhyje urgjent GIDA.

  2. Si i vodhi Edi Rama votat? Gjysma e kabinetit te qeverise ishte e PD-se.

  3. Llustra aga says:

    Kashte e koqe u befshin,jarebi

  4. Liri says:

    Mos se na late pa pare filmin ” Gallata”

  5. devi says:

    e paska kuptuar me ne fund.kot nuk thone qe burri e merr vesh i fundit.

  6. Meta ik says:

    Kujton Dhendri i Berishes se votohet PD nga shqiptaret vazhdimisht dhe kerkojne voten e vjedhur gjoja haha ? Nuk kan byth te deklarojne humbjen dhe turpin dhe tallen me shqiptaret, fuck PD?

  7. Star says:

    Ky shperthim eshte nje loje e Berishes dhe vete Bashes,dhe behet per te manipuluar opinionin qe gjoja Basha dhe Berisha nuk jane ne nje vije,pra PD ka ndryshuar. Eshte qepur aq trashe sa kush ka sy e dallon qe ne krye te heres

  8. Pensjonisti says:

    Pse nuk analizoni nje here mospjesmarrjen e 50 perqind e anetareve te PD ne zgjedhjet e 22 korrikut

  9. Elbasanlliu says:

    Ndroje emrin o DHENDERR se rraca juaj nuk e ka treguar kete….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje