Maxhoranca dhe opozita janë përplasur dje në Komisionin e Ligjeve për situatën e drogës në vend. Edhe pse tema e diskutimit ishte ndihma ekonomike prej 3.1 milionë eurosh që ofron Qeveria suedeze për Policinë e Shtetit, debati mori tone dhe akuza politike, shkruan “Panorama”.
Eduard Halimi: Kur themi që kemi 124 kriminelë në listë dhe nuk i arrestojmë, por kemi shefa policie që mbjellin drogë, po nuk i arrestojmë. I lëmë të kryejnë detyrën se do të bëjnë veting, gjithçka është hipokrizi. Doni fonde për Policinë për t’i bërë veting, rialokojini paratë. Paratë të mos shkojnë për të bërë seminare, se s’mund të bëhen seminare kur gjithë bota thotë që Policia është e lidhur me drogën, dhe kur Prokuroria thotë që shefat e Policisë mbjellin drogë dhe ministri i Brendshëm thotë që shefat e Policisë mbjellin drogë…
Nasip Naço: Ky është një fond, një grand për të përmirësuar punën e Policisë. Nëse do të kemi probleme, do të thërrasin ministrin, por ky grand është një dhuratë. Nga anët tona ka një shprehje, kur i dhuron gomarin, mos e shiko nga dhëmbët.
Stefan Çipa: Në fund të vitit 2012-2013, nga menaxhimi i performancës, besueshmëria te Policia ka qenë në nivelin e 22%, kurse tani ka vajtur 51.6 % dhe është institucioni më i besuar në Shqipëri…
Gent Strazimiri: Këto para do të shkojnë për komisariatin dixhital që ka rezultate të turpshme dhe që nuk ka ndihmuar të kapet asnjë kile drogë dhe asnjë mbjellje droge, vetëm spiunllëqe të vogla që ka parkuar makinën keq dhe çohet fotografia. Policia që ka besueshmërinë më të lartë, sipas jush, por edhe pse ka rroga dhe ambiente, makina, uniforma më të mira, në Itali janë kapur 63 tonë drogë në pak muaj, ky është shqetë- simi ynë. Me gjithë ministrin dixhital apo ministrin spiderman, as në ‘97 s’kanë qenë këto statistika… Këto janë llafe pazari, është institucion i besuar apo nuk është i besuar.
Bashkim Fino: Ju kështu folët gjatë gjithë fushatës elektorale, e nxitë Policinë, e nxitë qeverinë, por nuk është fatkeqësia jonë, por e juaja, që populli na besoi 74 mandate. Na tha merreni dhe drejtojeni se ju keni të drejtë, s’kanë të drejtë këta që bëjnë gam-gam-gam. Tani ne kemi 74 mandate, ju vazhdoni akoma. Ne s’na krijon asnjë problem, sepse s’ua dhanë votën. Fitoren e kemi në xhep sa kemi dalë nga fitorja, nuk është se kanë kaluar 3 vjet dhe po bëni këtë lloj politike… Duhet të jeni më të urtë dhe më të qetë dhe duhet të rrini më gatitu tani për të respektuar sovranin.
Gent Strazimiri: Me aq shumë drogë sa keni shitur…
Bashkim Fino: Sovrani sapo e ka dhënë votën para një muaji. Sovrani e ka dhënë aq fort votën, sa dhe ne jemi çuditur që ia ka dhënë vetëm një partie politike dhe që s’e ka pasur asnjëherë kaq fuqishëm.
Gent Strazimiri: S’mund ta nxijmë policinë më shumë seç është nxirë, 63 tonë të kapura në Itali në 46 ditë… Ne si deputetë kemi në dorë të marrim në pyetje ministrin dhe Kryeministrin për paqartësitë që mund të kishim. Për fatin tonë të keq, ne nuk kemi asnjë paqartësi, sepse e bën ministri, e bën kryeministri, e bëjnë me licencë.
Bashkim Fino: Rrini në opozitë atëherë, rrini në opozitë katër vjet. Rri dhe mos u ndje.
Enkelejd Alibeaj: Me aq drogë dhe aq para sa gjenerohet nga kanabisi, jo 74 deputetë, por 140 blini ju.
Gent Strazimiri: Gjynof që kënaqesh me 74…
Nasip Naço: Enkelejd, këtu ke të drejtë, por policia prapë merr notën 9…
Ulsi Manja: Shqiptarët votuan më 25 qershor edhe për policinë që kemi, edhe për qeverinë dhe shtetin që kemi. Por, mbi të gjitha, votuan për atë që ne duam të kemi, për Shqipërinë që duam.
Dhurata Çupi: Po qeveria e Shkozës…
Ulsi Manja: Sa herë që të keni nevojë për të bërë politikë, mund ta bëni të enjten në Parlament. Mund të kërkoni ministrat dhe Kryeministrin për t’ju dhënë përgjigje pyetjeve tuaja. Por llogaritë me qytetarët i kemi mbyllur më 25 qershor. Jo pak, por me 765 mijë shqiptarë votuan këtë projekt, për të cilin ne jemi sot në tavolinë. Ne shumica, ju pakica.
Nasip Naço: Jo po ju kanë votuar për çmimin “Nobel”. Po lëre tani..a
Po mire o thes me bajga pse more ti 74 mandate te tjeret duhet te mbyllin gojen e te te bejne fresk zoterise sate? E keni bere Parlamentin si kopesht kalamajsh e grindeni jo po une e kam me te madh se tendin, jo po une e hedh beshtymen me larg, ne vend qe te beni ndonje gje qofte edhe te vogel per te miren e popullit te dhjere, po krenar shqiptar.
O Plaku Mut-hamakut, Populli e dha verdiktin. PS te drejtoje e vetme Shqiperine pa kusaret dhe kriminelet e PeDe-se. Ty te dha te drejten te ndotesh blogjet me injorancen, ligesine dhe shpirtqenerine tende.Yt fare muti…..
O Xha Teme, po eshte demokraci mo Xha Koqja, kane te drejte te flasin edhe pakicat dmth opozita, dmth edhe ata qe nuk e kane blere dot verdiktin e popullit. A more vesh ti o tru loqe? Ik tani se u bere vone per mbledhjen e celules.
Kur flasin keta te pd-ke,te vjene per te dhj.r.Gjithmon me shpifje ,trillime,zmadhime,shtremberime,dhe nuk u treguan nje here te sinqert.Per kete mungese sinqeriteti dhe mungese besimi nuk e votoi populli.Ju maskarenje te pd-ke u ka ngelur ne goje Edi Rama,vjedhje me parate e droges duke e theksuar me mijra here,sikur populli nuk e ka degjuar ndonje here.Boll se e muarem vesh dhe beni mire te mos na çani b…n me kete.Nuk kini fakte,ju shpifni per te genjyer elektoratin tuaj.Ta dini te sigurt,se,populli nuk e do pd-ke,pasi ajo me ne krye Berishen dhe Bashen,bandat e saj,i kane punuar njemij te zeza,dhe i kane nxier uje te zi ketij vendi.Prandaj mos mbani shprese te vota e popullit.
Zoti Bashkim mos u merr me llogje ne parlament se je deputet qysh ne 90-dhjeten ,por merru me problemin e Himares ,se je GJirokastrit zotrote ,dhe mos ja lere K/ministrit se ti je njeri negativ aty ,je thjesht nji cop “mish-me dy sy”,asgje tjeter ka ikur koha juaj,ai parlament ka nevoje per nji fshese te hekurt qe tju pastroje ju o “mostra”te se kaluares.