Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti Ambasadoren e Holandës në Shqipëri Dewi van de Weerd, e cila shoqërohej nga oficeri i kontaktit pranë misionit.
Zoti Xhafaj e njohu Ambasadoren me prioritetet e Ministrisë së Brendshme në këtë mandat qeverisës. Mes tyre, nënvizoi procesin e Vetting-ut në Polici, luftën kundër drogës, krimit të organizuar dhe parandalimin e azilkërkimit.
Ministri e njohu diplomaten me një sërë masash në forcimin e regjimit kufitar. “Një tjetër masë, shtoi ministri, do të jetë forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe niveli profesional në Pikat kufitare”.
Ambasadorja vlerësoi punën e kryer si dhe marrëdhëniet shumë të mira mes policive në të dy vendet. Gjithashtu ajo u shpreh e gatshme për të mbështetur prioritetet e reja të Ministrisë së Brendshme, përmes asistencës teknike dhe logjistike.
Ambasadorja shprehu besimin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të ardhmen. Ajo pohoi se ka vërejtur masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit për frenimin e fenomenit të azilkërkimit.
Bashkëbiseduesit ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, përmes intesifikimit të shkëmbimit të informacionit.
Ambasadorja u shpreh e bindur se Vetting-u në Policinë e Shtetit do të rrisë besimin e qytetarëve.
Nje njeri we punon dhe e merr me seriozitet punen gjithnje vlersohet.Skishte si te ndodhte ndryshe as kesaj rradhe.
Me ne fund na njohin te huajt per mire. Bashkpunimi me to vlen per te gjithe ne
Me ne fund Rama zuri mend vendosni nje njeri qe ia vlen sepse neper europ po u njinim si vend i kanabist
Bashkepunime te tilla i duhen vendit tone qe bota te na shohi me nje sy tjeter,mire qe u vendos ky vettingu nga Xhafa qe dhe vendi yne te eci perpara