Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe i përket Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).
I ftuar në emisionin “Opinion” në Klan Tv, Veliaj zbuloi se projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe daton që në vitin 1989 nga koha e Adil Çarçanit.
“Ajo që kam thënë është që nuk është një projekt i bashkisë, do shikojmë në ARRSH se çfarë është projekti dhe pastaj do shohim çfarë mund të bëjmë ne do ta bëjmë. I vetmi instrument social që ka Bashkia e Tiranës është bursa e qirasë, por është shumë e rëndësishme.
Ky është një projekt i ARRSH. S’ka asnjë lidhje përveç interesit social. Ky është pani urbanistik i Adil Çarçanit i vitit 1989. Është një kopje e bërë nga arkiva e Bashkisë së Tiranës e cila tregon disa projekte madhore të cilat vetëm sot pas 28 vitesh po i mbarojmë.
Ky është projekti Adil Çarçanit pëfshi dhe projektin e unazës së madhe. Pra që në vitin 1989, këto Komitetet Ekzekutive që jepnin leje thoshin këtu shoku Adil ka bërë bulevardin dhe këtu shoku Adil ka bërë unazën. Herët ose vonë, këto do bëhen”, tha Veliaj teksa shtoi se Bashkia do të bëjë gjithçka që është e mundur duke përdorur instrumentin social.
Protestës së banorëve të Shkozës ditët e fundit u janë bashkuar edhe dy forcat politike në opozitë, PD dhe LSI. Por, Veliaj ka një përgjigje edhe për dy forcat opozitare duke theksuar se në 3 qershor të vitit 2013 drejtori i emëruar në atë kohë nga PD në krye të ARRSH, Andi Toma ka bërë kontratën e rrugës ndërsa më 4 nëntor të vitit 2016 drejtori i emëruar nga LSI në krye të ARRSH, Dashamir Xhika e ka amenduar/shtuar kontratën e cila po zbatohet sot.
““Po ju jap dy kontrata të ARRSH, një e Andi Tomës dhe një e Dashamir Xhikës, pra këto janë dy projekte njëri i lidhur në vitin 2013 dhe një në vitin 2016. Pra dy përfaqësues politik të dy partive që sot janë në opozitën, në fakt kanë bërë këtë projekt. Ndaj më duket një hipokrizi shumë e madhe që sot të abuzosh me projektin tënd”, theksoi Veliaj.
Detajet nuk jane me te rendesishem se fakti qe si ne komunizem, si ne socializem, njerezve po ju merren e po ju shkaterrohen pronat pa kompensim te mjaftueshem. Hajde de atyre qe i kane zaptuar ilegalisht, po ata qe i kane me tapi pse marrin vetem nje perqindje te asaj qe vlen prona e tyre realisht? Ka nje diference midis kompensimit korrekt per vepra publike dhe kompensimit te manget per vepra publike. Nese nuk i keni fondet, mos i prishni shtepite e njerezve deri sa te jeni ne gjende t’i kompensoni. Ose merrni borxh per t’i kompensuar, sic merrni borxh per te ndertuar rruget.
Kjo PD-ja dhe LSI-ja thone:'”C’me duhet mua se cfare kam bere e bej une,une them pse e ben PS-ja,ate qe kam firmosur une?”
Eshte e kote te merresh me ta,po u be mire qe mbeten pa pushtet.Tani,turpi e mbulofte PS-ne ne se nuk ecen perpara,duke punuar,por dhe demaskuar dyfytyresine e ketyre paloopozitareve…
Kjo verteton se LSI dhe PD veprojne verbazi per gjendje konfliktuale dhe as skuqe dhe as zverdhen kur ballafaqohen me bemat e tyre.
Ne baze te kodit civil ( dhe ne shume vende europiane) po kaloj 20 vjet dhe nuk u zbatua nje projekt bjen poshte. Projekti i Adil Çarcanit, i Mehmet Shehut , Ahmet Zogut etj nuk pin uje ne cdo kohe. Te behen rruge, bulevarde, pallate me demshperblim per cfar prishet sipas ligjeve demokratike.
Te bisedohet me popullin qe preket nga projekti dhe tu gjendet zgjidhje ligjore. Parulla ” Legalizim_ Urbanizim” te zbatohet. Dmth te paguhen demet qe preken nga rruga.