Partizani, luliano: Kemi nisur një projekt të ri që do kohën e vet. Nuk doja Kukësin dhe Skënderbeun që në fillim

23 Shtator 2017, 21:07Sport TEMA

Trajneri i Partizani, Mark luliano, ka folur pas humbjes së pësuar nga Skëndërbeu me rezultatin 2-0.

Tekniku italian u shpreh se nuk dëshironte që në startin e kampionatit të kishte dy kundërshtarë të vështirë si Kukësin dhe Skëndërbeun.

Kjo pasi të kuqtë kanë nisur një projekt të ri i cili ende sipas tij nuk është në formën e tij më të mirë.

“Nuk është e lehtë për të gjetur ritmin. Kemi nisur një projekt të ri, por nuk është e lehtë në momentin që nuk kemi rezultat.
Do të ishte më mirë sikur të mos përballeshim me Kukësin dhe Skënderbeun në javët e para të kampionatit, sepse do i dëshiroja këto ekipe pak më vonë, sepse nuk jemi ende në formë në aspektin fizik.

Ne nuk duam të gabojmë. Skuadra duhet të rrimarë veten. Rezultati i sotëm është i çuditshëm, sepse kur ishim duke luajtur mirë e pësuam.

Është mëkat. Por, kam parë edhe gjëra të mira”, tha trajneri i Partizanit, Mark Iuliano për RTSH.

1 komente në “Partizani, luliano: Kemi nisur një projekt të ri që do kohën e vet. Nuk doja Kukësin dhe Skënderbeun që në fillim”

  1. opinionist bjond fevzi kaqureli says:

    Inshallah nuk dilni3nga kategoria thuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje