Trajneri i ekipit kombëtar U-15 Eqerem Memushaj, nis sot grumbullimin në Shkodër, në vigjilje të dy ndeshjeve miqësore me Malin e Zi, respektivisht të parën në datë 28 shtator në orën 16.00 në Shkodër dhe e dyta, në datë 30 shtator në Podgoricë.
Në këtë fillim grumbullimi, trajneri i përfaqësueses U-15 Memushaj ka evidentuar edhe prioritetet e punës së tij për këto mosha, teksa ka evidentuar faktin që edhe kampionati shqiptar ka prodhuar elementë që bëjnë diferencën:
“Këto dy ndeshje janë një test vlerësuar, por edhe një mundësi shumë e mirë për këto mosha. Mendoj se brenda kampionatit kemi elementë të mirë, lojtarë do të thosha interesantë, dhe që bëjnë diferencën. Pres më shumë nga Zona e Korçës dhe e Elbasanit për këtë moshë, në një kohë që qëllimi kryesor mbetet mekanizmi zinxhir i ekipeve kombëtare.
Strategjia e ekipeve kombëtare mund të them me bindje të plotë që është një risi dhe një mundësi e madhe për të gjithë fëmijët e moshave, pasi jemi në standartet e futbollit europian në ngritjen e skuadrave kombëtare U-15, U-16, U-17, U-18, U-19, U-20 dhe U-21.
Ndërkaq, nga data 27 deri në datën 30 nëntor do të nisë një tjetër grumbullim, në bashkëpunim edhe me trajnerin Mustedanagiç me moshën 2002, me lojtarë që aktivizohen jashtë Shqipërisë. Mendoj se në këtë listë kemi bërë një përzgjedhje korrekte dhe gjykoj që ëstë një grup i mirë”,- theksoi ndër të tjerash, trajneri i skuadrës kombëtare U-15, Memushaj në këtë konferencë për shtyp
Lista e plote e lojtareve.
Kam deshire teho luaj ne skuder ander15 Albania