Erdogan ashpërson tonet, akuzon Kurdistanin për “tradhëti”

26 Shtator 2017, 14:54Bota TEMA

Turqia ka akuzuar liderët e rajonit kurd të Irakut, për “tradhëti” pas referendumit për pavarësi, derisa qeveria irakiane ka përjashtuar bisedimet për shkëputjen e mundshme të Kurdistanit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij në pallatin presidencial në Ankara, ka paralajmëruar kurdët e Irakut se ata do të vdesin nga uria kur Turqia do të bllokojë kalimin e kamionëve përmes kufirit.

Ai shtoi se të gjitha opsionet ekonomike dhe ushtarake po shqyrtohen, kjo si përgjegjie e referendumit kurd të mbajtur në veri të Irakut.

Rezultatet primare të referendumit tregojnë se 72 përqind e votuesve kanë marrë pjesë në zgjedhje, dhe 90 përqind e tyre i kanë thënë “po” pavarësisë, raporton televizioni kurd Rudaw.

Rezultatet finale të zgjedhjeve pritet të dalin me 27 shtator.

6 komente në “Erdogan ashpërson tonet, akuzon Kurdistanin për “tradhëti””

  1. BA says:

    Mentalitet pushtuesi.

    1. Baliu says:

      Kryesore neve po na don balo, siq thoshte Mark Krasniqi ne librin e tije ‘Posta e porositur’: Moj bardhoke ta ngjitsha ne fyt, t’fala te ben kumbara yt.

  2. Baliu says:

    E drejta e kombeve per Vetvendosje, po i pengon ketij neo-osmanit qe i ka punet lluge edhe ne shtepi te vet.

  3. Vorio Epirioti says:

    ahaaha kaq e pati Turqia.ne fillim Kurdistani pastaj Kostantinopuli dhe V.Epiri

  4. Projekti says:

    Leri kurdet se nuk te bejne dem, po merru me greket. Ushtrine ne Thesaloniki per te bere synet prifterinjte ortodoxe.

  5. Katonak says:

    Rri o erdo se ti të ha një derr muti ,sa ishte amerika në konflikt u re kurdëve sa deshe, sa u tërhoqën nuk u ndjeve me, ashtu u cirre edhe per ishujt e grekut, o palo burre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje