Sërish përplasje Rusi-SHBA, akuza të forta për vrasjet në Siri

26 Shtator 2017, 09:11Bota TEMA

Rusia dhe SHBA-ja në Siri kanë akuzuar njëra tjetrën se një ushtarë është vrarë në anët që këto dy shtetet mbështesin.

Zëvendës ministri i punëve të Jashtme, Sergei Rybakov, ka thënë se SHBA-ja duhet fajësuar për vdekjen e gjeneralit rus gjatë kësaj jave, duke kritikuar Uashingtonin me komente të pamatura.

Pentagoni nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave.

Një zëdhënës i forcave siriane të mbështetura nga SHBA-ja, ka thënë se një avion luftarak rus ka sulmuar ushtarët e tyre në një fushë gazi afër qytetit të Deir al- Zor, duke vrarë dhe plagosur dy ushtarë.

Rusia në ndërkohë, ka hedhur poshtë akuzat e zëdhënësit të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, duke thënë se nuk mund të konfirmohet nëse sulmi ka ardhur nga forcat ruse.

Javën e kaluar, Moska dhe Uashingtoni kanë pasur takimin e parë me gjeneralët e të dyja vendeve, për të parandaluar aksidente të tilla.

Por sipas raportimeve dhe përplasjeve të vazhdueshme, problemi nuk është zgjidhur dhe vetëm sa mund të përkeqësohe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje