I konsideroi "zgjatim politik", LSI "flakë për flakë" me Ramën: Vettingu i pavarur jo pronë e tij, ka një ushtri parazitësh rreth vetes

26 Shtator 2017, 11:46Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shtuar ndjeshëm  tonet akuzuese ndaj kryeministrit Edi Rama.

Fill pasi i konsideroi si zgjatim politik në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar ish-kreu i LSI-së Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti rendit disa pika që sipas tij duhen përmirësuar.

Vasili e quan marrëveshjen e firmosur ditën e sotme si mjaft “gajasëse”.

Postimi i Vasilit 

Kryeministri i paditur, që do të bllokojë vetingun.

Kryeministri tha sot: “Vetingu nuk është çështje numrash, por strukturimi”.

E para: Ky kryeministër duhet sqaruar, që megjithëse ai e do për vete, vetingu është i pavarur dhe jo pronë e tij.

Së dyti: Ky kryeministër ka një ushtri parazitësh rreth vetes me 650 vetë, atëherë pse e pengon vetingun të permbushë kërkesat më minimale dhe i shkurton 70 vetë? Është i paditur dhe e urren vetingun, ndaj e pengon të funksionojë.

Së treti: Shqiptarët nuk presin drejtësinë dhe vetingun nga kryeministri, që mbushi me drogë Shqipërinë, por presin drejtësine që SHBA dhe BE kërkojnë.

Së katërti: Vetingun nuk e vendos dot as muhabeti bajat dhe as marrëveshjet gajasëse që bën qeveria me qeverinë, alias grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por Kushtetuta dhe ligji.

1 komente në “I konsideroi “zgjatim politik”, LSI “flakë për flakë” me Ramën: Vettingu i pavarur jo pronë e tij, ka një ushtri parazitësh rreth vetes”

  1. Prokurori says:

    Ky Vasili eshte koqe fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje