Në kuadër të fillimit të aksionit kundër informalitetit, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i është drejtuar sipërmarrjes me një letër të hapur, për bashkëpunim në kuadër të betejës, me qëllim rritjen e pajtueshmërisë ndaj zbatimit të ligjit dhe nxitjen e vetëkorrigjimit për zgjerimin e bazës tatimore.
Ministri sqaron ku do të fokusohet aksioni në terren, paralelisht me të cilin do të zhvillohet edhe një tjetër reformë e rëndësishme e lehtësimit të procedurave në favor të përmirësimit të klimës së biznesit.
Në letër thuhet:
“Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të prezantojë së shpejti planin e detajuar të aksionit për vazhdimin e betejës kundër informalitetit në ekonomi, si një nga prioritetet tona kryesore përgjatë mandatit të parë dhe që dotë vijojë të mbetet i tille edhe në katervjecarin e ardhshërn.
Ne mbetemi këmbëngulës në zbatueshmërinë e ligjit, për garantimin e rregullave të drejta e të barabarta ne një treg të hapur e konkurrues, por në të njëjtën kohë, tejet mbështetës e bashkëpunues me biznesin sepse në këtë betejë, ne dhe sipërmarrja qëndrojmë në të njëjtën anë.
Tashme kemi një eksperiencë të suksesshme nga viti i kaluar, me hartimin e paketës së thjeshtuar të mbi 42 procedurave tatimore e doganore, krahas një sërë lehtësish të tjera të prezantuara në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit. Angazhimi ynë në këtë drejtim, vijon edhe me një tjetër reformë thelbësore në favor të sipërmarrjes, derregulimin e tregut përmnes reduktimit të numrit të lejeve/licencave dhe autorizimeve si dhe dokumenteve që kërkohen nga zyrat e shtetit për përfitimin e një shërbimi apo te drejte.
Qasja jone për betejën pa kushte dhe me zero tolerancë kundër informalitetit, ka hyre në një stad tc ri, në përgjigje të të cilit do të duhet të kalojmë edhe në një faze të re të përgjegjësisë tatimore, bazuar tek rritja e pajtueshmërisë ndaj zbatimit te ligjit, vetëkorrigjimi, vullnetarizmi dhe transparenca.
Strukturat në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Inspektoriati i Punës, do të organizohen në grupe të përbashkëta, të orientuara nga analiza e profileve të riskut të sektorëve dhe bizneseve brenda tyre, duke pasur në fokus të gjithë zinxhirin e transaksioneve nga biznesi i madh deri tek konsumatori final. Punësimi e siguria në pune, do të kenë një vëmendje të posaçme brenda aksionit.
Me bindjen që informaliteti është një sfide që e ndajmë së bashku, unë ju ftoj ta përmirësojmë eksperiencën tonë të deritanishme për të ndërtuar një realitet të ri të zbatimit të ligjit. Çdo sugjerim, ide, rekomandim konkret i juaji në këtë drejtim, është mëse i mirëpritur për ta ndarë në një tryezë të përbashkët diskutimi në ditët në vijim”, përfundon shkresa drejtuar bizneseve.
Bravo z.Ahmetaj.Siguria ne pune eshte nje nga pikat kryesore sidomos per punet e zanatin si punetoret e ndertimit, elektricistet, bojaxhinjt etj. Me vjen shume mire qe juve po i jepni nje rendesi te vecante kesaj pike pasi ka shume aksidente ne pune. Kontrollet nga ana juaj duhet te jene sa me te shpeshta ne keto biznese.
Bravo z.Ahmetaj. Super pune. Suksese
Informaliteti duhet luftuar dhe Shqiptareve i duhet ngjizur kultura e takses. Detyrimet qe ata i paguajne shtetit i kthehen ne te mira qe shteti i mundeson atyre. Pensioni i te moshuarve psh eshte rasti konkret qe tregon se sa me shume te paguhen sigurimet shoqerore ne nje periudhe aq me shume rritet pensioni.
Nje nisem qe do rezultoje shume e suksesshme. Ju vlersoj shume zoti minister. Keni punuar dhe po punoni fort. Besojme se edhe ekonomia do kete rritje dhe vendi do vij gjithnje e ne zhvillim.
Ju uroj shume suksese ne punen qe keni nisur nga Italia minister. Po degjoj vetem fjale te mira per vendin dhe ekonomine. Bravo dhe urime per nismen ne reforma.
Ah mer Ben. Na e bete qeverisjen skema infomaliteti
Formalizma… pastaj cdo te thote aksion? Po me pas? Puna eshte e perditeshme . Dilentantizem. Z minister administrata nuk ka ekspertize. Nuk gjen aty pervojen. Eshte pervte ardhur keq.
Doli zyra propagandistike e Ahmutit me komente bajate. Po te pakten nderroni stilin e shkrimit se ja ben muu.