Tatimet njoftim të rëndësishëm për banorët: Kujdes kur bëni deklarimet elektronike

26 Shtator 2017, 10:21Ekonomia TEMA

Drejtoria e Përgjithshsme e Tatimeve ka publikuar manualin për individët dhe bizneset se si të deklarojnë elektronikisht detyrimet. Deklarimi elektronik, për të gjithë personat juridikë, fizikë dhe individë, që janë të regjistruar për një përgjegjësi të caktuar tatimore është detyrim ligjor.

Për të kryer detyrimin elektronik, tatimpaguesit i duhet një kompjuter, laptop apo smartphone, të lidhur me internetin, numri unik i identifikimit i subjektit dhe fjalëkalimi për të hyrë në sistem, sqarojnë Tatimet në faqen e tyre zyrtare.

Si bëhet deklarimi elektronik i tatimeve?

Hyrja në sistem për tatimpaguesit e rinj:

Nëse tatimpaguesi ka harruar fjalëkalimin dhe i duhet një fjalëkalim i ri, ai duhet të paraqitet në zyrat e Shërbimit të Tatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale ku është regjistruar.

Hyrja në sistem dhe regjistrimi për individët

Çdo individ që i lind një detyrim për të deklaruar një tatim, por që nuk është i regjistruar në e-Filing, duhet të regjistrohet duke ndjekur hapat si vijon:

Si dhe ku kërkohet ndihmë në lidhje me deklarimin elektronik të tatimeve?

Tatimpaguesi mund të kërkojë ndihmë pranë zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesve në Drejtorinë Rajonale ku është regjistruar. Tatimpaguesi mund të kontaktojë edhe Qëndrën e Thirrjeve, shërbimi i të cilës, ofrohet pa pagesë:

Gjithashtu nëpërmjet informacionit të publikuar në faqen e Internetit www.tatime.gov.al

1 komente në “Tatimet njoftim të rëndësishëm për banorët: Kujdes kur bëni deklarimet elektronike”

  1. dean says:

    ky eshte nje sistem i nevojshem qe duhet te beheshe me kohe. gjithsesi tani ka nevoje per nje ndergjegjsim tani qe te mos behen gabime qe nuk kan kthum mbrapsht. nje nisme qe eshte per tu pershendetur, suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje