Tre ndeshje, dy humbje, një barazim, dhe vetëm një pikë e marrë. Kjo është ecuria e Partizanit në këtë fillim të kampionait duke zhgënjyer tifozët e saj të cilët prisnin një tjetër skuadër.
Në konferencën e sotme për shtyp kapiteni i ekipit, Idriz Batha, u kërkoi ndjesë të gjithë tifozave për këtë paraqitje të dobët, duke i bërë thirrjë për të vijuar përkrahjen.
“Dua ta filloj këtë konferencë për shtyp duke i kërkuar publikisht falje tifozëve tanë, pasi i kemi zhgënjyer me rezultatet e arritura në këto 3 ndeshje. Atyre i detyrohemi më shumë se kaq.Pa tifozët nuk mund të vazhdojmë përpara.Nuk ka më kohë për të qarë më pikët e lëna, tani duhet të mblidhemi të gjithë si një zinxhir bashkë lojtarë, drejtues, tifozë për të vazhduar përpara pasi jemi Partizani dhe duhet të shfaqemi siç ka bërë ndër vite ky emër i madh”
Në vjim Batha hodhi poshtë të gjithë zërat për një përçarje në ekip.
“Përsa i përket pyetjes tuaj lidhur me zërat që qarkullojnë se brenda në skuadër janë krijuar grupe , dua të them se kjo është një shpifje që bëhet ndaj Partizanit, në skuadër nuk ka grupe , është vetëm një grup ai për të mirën e Partizanit dhe kaq , nuk ka grupe mes lotarëve të rinj e të vjetër por ka vetëm një ekip”, theksoi Bataha
Jeni ndër lotarët më të vjetër të Partizanit , mund të na zbuloni çfarë nuk po shkon te skuadra në këtë fillim sezoni ?
Batha: Të them të drejtën ekipi është , lojtarët janë, cilësia nuk mungon, por që nuk duhet bërë dramë , janë vetëm 3 ndeshje dhe ne duhet të vazhdojmë të shohim takimet e radhës. Ndodh që në momente të ndryshme të sezonit çdo ekip mund të kaloj edhe ngërçe të ndryshme,por po të marrim shembull shumë ekipe mjaft të njohura në evropë i kalojnë këto momente. Nuk duhet ta ulim kokën janë në lojë edhe 33 ndeshe të tjera ndaj duhet të shohim përpara dhe mendoj se do të arrijmë atje ku duam të shkojmë.
Kush mendoni se është përgjegjës për këtë situatë?
Batha: Përgjegjës për këtë situatë jemi të gjithë ne, lojtarët, stafi . Nuk mund të vesh gishtin tek individë dhe ti ngarkosh me përgjegjësi, jemi të gjithë fajtor për këtë fillim negativ. Në këtë moment na kanë munguar rezultatet , pasi ekipi po stërvitet mirë , në skuadër ka harmoni dhe si trajneri ashtu edhe ne lojtarët kemi një bashkëpunim mjaft pozitiv, e them me bindje se rezultat do të vijnë.
Çfarë ndryshon te ky Partizan nga ai i Starovës apo Duros ?
Batha: E thashë edhe më parë,çdo trajner ka metodat e veta të punës dhe modul loje. Dua të them se edhe Iuliano po përshtatet me ne dhe me kampionatin dita ditës gjithashtu edhe lojtarët që janë afruar. Kam shumë besim se që këtë javë do të bëjmë kthesën e duhur. Jam i bindur që ky Partizan do të shkoj drejt objektivave që kemi ne si skuadër.
A keni me lojtarët se çfarë duhet të bëni për të ndryshuar këtë situatë?
Batha: Sigurisht e bëjmë shpesh këtë të gjithësë bashku përfshirë edhe lojtarët që kanë ardhur këtë vit , ne këtu jemi të gjithë për një qëllim të rithejmë Partizanin në vendin që i takon.
Mbrojtja ka qenë reparti më solid i Partizanit , ndërkohë që këtë vit nuk po rezulton si e tillë.
Batha: Nuk mund të them që skuadra po çalon në repartin mbrojtës, mendojse çdo repart dhe çdo lojtar ka nevoj të përmirësohet më shumë ,jo vetëm mbrojtja por edhe mesfusha e sulmi.
Dy sulmuesit kryesorë Çani dhe Sukaj ende nuk po shënojnë, komenti juaj?
Batha: Futbolli ka mjaft të papritura , është i paparashikueshëm. Në ndeshjet e ardhshme sulmuesit mund të shpërthejnë dhe të gjejnë golat. Nuk mendoj se është faji i Çanit apo Sukajt, por e përmenda edhe më parë faji është i të gjithëve , të githë duhet të punomë më shumë për të arritur te goli.