Çudit Erdogan pas referendumit kurd: Kosova nuk është ende shtet edhe pse...

26 Shtator 2017, 21:15Bota TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një fjalim në ceremominë e hapjes së vitit akademik 2017 në lidhje me referendumin kontestues kurd në Irak tha se “Kosova është pranuar nga 114 shtete dhe ende nuk është bërë një shtet, ka probleme. Çfarë do të përfitojë Administrata rajonale kurde në veri të Irakut me një Izrael?”, raporton AA.

“Ju nuk keni as dijeni për politikën, as se si bëhet shteti. Por, ju kujtoni se do të bëhet ‘ja ne e kryem dhe u bë‘”, tha Erdoğan duke folur për referendumin e Administratës rajonale kurde në veri të Irakut.

Presidenti dhe kryetari i përgjithshëm i Partisë AK, Erdoğan ka mbajtur një fjalim në “ceremoninë e hapjes së vitit akademik 2017-2018” e cila është zhvilluar në Qendrën e kongreseve dhe kulturës Beştepe në rezidencën presidenciale në Ankara.

“Tashmë do të mbeteni në mes, kur ne të nisim të zbatojmë sanksionet tona. Mbaron puna kur ne të mbyllin valvulën. Do t’u ikin të gjitha të ardhurat. Nuk do të mund të gjejnë ushqime apo produkte të tjera në momentin që maunet nuk lëvizin në veri të Irakut. Do të vijnë në një situatë të tillë. Përse?. Sepse jemi të detyruar të vendosim sanksionet. Atëherë këta do të shohin se nga dhe si do t’u ndihmojë Izraeli”, tha Erdoğan.

Ai tha se “Administrata rajonale kurde në veri të Irakut u tregua këmbëngulëse në referendumin për pavarësinë të cilin e paralajmëroi fillimisht më 7 qershor, pavarësisht të gjitha paralajmërimeve dhe kundërshtimeve tona të bëra më parë”.

“Në të vërtetë ky referendum nuk ka asnjë vlerë ligjore nga pikëpamja e kushtetutës aktuale të Irakut. Kjo iniciativë përveç Izraelit nuk është mbështetur nga asnjë vend dhe asnjë organizatë ndërkombëtare. Kjo iniciativë e ndërmarrë nga një grup i vetëm, ndërkohë që veriu i Irakut ka një strukturë shumëngjyrëshe përsa i përket besimi dhe rrënjëve nuk asgjë tjetër përveçse lajmëtar i konflikteve dhe dhimbjeve të reja. Thonë se ky referendum është miratuar me 90-92 për qind. Çfarë vlere ka kjo? Kush do ta pranojë pavarësinë? Bota nuk përbëhet vetëm nga Izraeli“, thekson Erdoğan.

Në vijim presidenti Erdoğan shtoi se “Kujtojnë se vendin ynë është angazhuar me Sirinë dhe se për këtë arsye nuk do të interesohemi për Irakun. Por, të mos harrojnë se edhe në periudhën tonë më të vështirë kemi fuqinë për të luftuar kundër të gjithë botës nëse do të jetë e nevojshme. Tani mbi tryezë ndodhen të gjitha mundësitë që nga sanksionet ekonomike e deri tek ato ushtarake, nga hapësira ajrore e deri tek ajo tokësore, dhe që të gjtiha këto opsione po bisedohen mbi tryezë. Shpresoj që të mos jetë e nevojshme për asnjërën prej këtyre dhe Administrata rajonale kurde heqë dorë nga kjo aventurë që ka një fund të errët“.

“Ne deri në momentin e fundit nuk e besonim se Barzani do të bënte një gabim të tillë, por paskemi gabuar. Është një tradhti ndaj vendit tonë ky vendim i marrë në një kohë kur marrëdhëniet tona janë në nivelin më të mirë të historisë”, potencoi Erdoğan.

Ndërsa në lidhje me Gjermaninë presidenti Erdoğan tha se “Në Gjermani u mbajtën zgjedhjet, ndërsa tek ne një referendum. E keni vërejtur se si e kanë sulmuar Turqinë gjatë këtij referendumi. Ndërsa edhe tani na sulmojnë në zgjedhjet e tyre. Por, çfarë lidhje kanë zgjedhjet me ne?. Nëse ka zgjedhje në Gjermani përse përpiqeni të na përdorni neve në zgjedhjet tuaja?. Ndërsa tani do ta shihni se nuk do të mund ta formojnë qeverinë, gjë e cila do të marrë disa muaj, të paktën disa”

7 komente në “Çudit Erdogan pas referendumit kurd: Kosova nuk është ende shtet edhe pse…”

  1. Baliu says:

    “Askush nuk duhet te frigohet nga Serbia e forte” pat thene dikur Millosheviqi, kurse Erdogani para disa vitesh tha: “Askush nuk duhet te frigohet nga Turqia e forte”. Dihet se Millosheviqin e leshoi zemra, te shohim sa do ta shtyej nxenesi i tije.

  2. hoxhe efendiu says:

    po bylldym çengelet koqellare çthone ?

  3. Projekti says:

    Cfare cudie? Kosova eshte ende duke u formesuar si shtet, eshte ende ne proces normalizimi. Akoma nuk e ka formuar ushtrine e vet, akoma nuk ka te drejte te menaxhoje pasurite kulturore dhe historike si nje shtet notmal (mosprania ne UNESCO), nqs dikush vjedh ne Kosove i mjafton te kaloje kufirin dhe nuk i bejne dot me gje (mosprania ne Interpol) etj. Prandaj elita politike ne Kosove te mos vazhdoje e percare por te bashkohet dhe te punoje per vendin, qe Kosova te behet shtet normal si te tjeret.

  4. Toni KS says:

    Nuk eshte fare çudi. Mongoli erDOGan nuk ka qene kurre (as nuk do te jete) mik i shqiptareve pa marr sa qirren disa bytheshitur shqipfoles.
    Rrofte Kurdistani i lire.

  5. Landi says:

    Rr.K. Turqia Te mbaje referendum per kurdet brenda turqise, Pse ha mut per kurdet e irakut.

  6. Daja says:

    Baba Erdogani, çliruesi i shqiptareve paska folur keshtu? Ku jane ata qe shkruajne neper forume qe Turqia dhe jo Amerika me Britanine e Madhe bombardoi Serbine?

  7. karakas says:

    o koqevrare hani mut tani dhe nga vellai i madh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje