E njohu në Facebook, vajza nga Durrësi i zhvat 60 milion lekë të riut: Ja si më mashtroi

27 Shtator 2017, 11:44Kronika TEMA

Historia e denjë për një skenar filmi ka ndodhur në Durrës. Një 30-vjeçar ka denoncuar në polici një vajzë që me anë të mashtrimit arriti t’i zhvaste plot 60 milionë lekë.

Ajo është Enertila Beqja, ndërsa mësohet se e ka njohur në Facebook. Djali nga Manza e akuzon atë që përgjatë tre viteve ka arritur t’i zhvasë 60 milionë lekë duke e mashtruar.

ARRESTIMI

Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen:

• Enertila Beqja 27 vjeçe, banuese në Durrës.

Më datë 22.08.2017 ka bërë kallëzim shtetasi B.A. 30 vjeç, banues në Durrës, në ngarkim të shtetases së mësipërme pasi dyshohet se e ka mashtruar duke I marrë shumën prej 6 000 000 lekë të reja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Mashtrimi” parashikuar në nenin 143/3 të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje