Pesë debutues në Kupë, Iualiano: Me Lushnjën fitojmë për tifozët

28 Shtator 2017, 15:02Sport TEMA

Në ndeshjen e djeshme ndaj Naftëtarit, te skuadra e Partizanit ka pasur pesë lojtarë që kanë debutuar. Shahinas, Basrak, Uarli, Selaxhio dhe Sulejmani janë aktivizuar nga trajneri Iuliano.

Për dy prej tyre, Basrak dhe Shahinas, ky debutim ka qenë disi i veçantë, pasi kanë arritur të gjejnë edhe rrugën e rrjetës. Mbetet për t’u parë nëse trajneri italian do t’u japë lojtarëve minuta edhe në kampionat.

Në deklaratën e dhënë për mediat, pas ndeshjes, trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, është shprehur se në këtë ndeshje ka menduar për t’u dhënë më shumë hapësirë futbollistëve të stolit.

“Ne pothuajse e kishim zgjidhur kualifikimin për në turin tjetër dhe sot (dje) aktivizuam lojtarët e rinj dhe ata që nuk kishin patur hapësira në ndeshjet e kampionatit. Kështu menduam që të futnim në lojë Herrerën, Selvaxhion etj., të cilët e justifikuan me lojë veten e tyre”, ka thënë fillimisht trajneri, që flet edhe për takimin e radhës që Partizani do të luajë në kampionat ndaj Lushnjës. Sipas Iulianos, ky takim do të jetë kthesa e madhe për të kuqtë në rrugën drejt titullit kampion.

“Me pjesën tjetër të lojtarëve, të cilën e kishim lënë jashtë këtij formacioni, kemi zhvilluar dhe një seancë stërvitore në përgatitje të ndeshjes së radhës ndaj Lushnjës. Kjo përballje është mjaft e rëndësishme si për anën psikologjike, po ashtu edhe për moralin e kësaj skuadre dhe do të kërkojmë me çdo kusht fitoren edhe për tifozët e flaktë të Partizanit.

Shpresojmë se do të jetë dhe kthesa e ekipit drejt ndeshjeve të bukura për të realizuar objektivin e fitimit të titullit”, ka mbyllur trajneri Iuliano, shkruan “Panorama Sport”.

Partizani, në tri ndeshjet e para të kampionatit, nuk ka pasur një ecuri të mirë, pasi ka grumbulluar vetëm një pikë pas barazimit me Kukësin, ndërsa ka pësuar dy humbje ndaj Laçit në start dhe me Skënderbeun javën e shkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje